12/7/07

Matrix Ping Pong

Keta djem shume te talentuar realizojne versionin jo-kompjuterik te efekteve te filmit Matrix, me rrotullimet e kamerave e te gjitha...
pin pong

Add to My Profile | More Videos

12/5/07

Provat e monedhave Euro për Shqipërinë

Tani për tani janë vetëm për koleksionistët e monedhave. Por nëse një ditë endrra e politikaneve per integrim do realizohet, te tilla do jene dyshkat qe do na hedhin... :)



11/28/07

11/11/07

Të gjithe për Pavarsinë! - Përhap fjalën.

Postoje këtë poster në blogun tend

Postoje këtë poster në blogun tënd!

11/6/07

To Catch a Criminal

Those of you who live in the States and watch NBC might have had the chance to watch Dateline's "To Catch a Predator", a show that lures sex predators over the internet into believing they are chatting with children, and then sets up a meeting with them, where the pervs are caught first by Dateline's Chris Hansen and then by local Police.

Well David Spade has got a different take on it...

PART ONE: TO CATCH A CRIMINAL David Spade & Todd Glass

Add to My Profile | More Videos

10/9/07

Shtyhet dalja e filmit "The Kite Runner" per te mbrojtur aktoret e vegjel



Nje artikull shume interesant dje ne The New York Times na tregon sesi nxjerrja ne kinema e adaptimit te romanit te Khaled Hosseinit eshte shtyre per shkak te shqetesimit se jeta e aktoreve te vegjel afgane mund te rrezikohet. Sipas NYT, skena e perdhunimit te Hasanit ka shkaktuar revlotim ne Afganistan dhe CIA po verifikon nese nxjerrja e filmit mund te paraqese rrezik per femijet-aktore ne Kabul.

Babai i njerit prej aktoreve ka akuzuar prodhuesit e filmit se nuk i kane treguar per skenen e perdhunimit duke ngritur keshtu pyetje etike mbi ekipin qe solli ne celuloid "The Kite Runner".

9/29/07

Trouble II

Patricia ngrin para tabeles per disa sekonda te gjata ne nje poze grekoromake , po shpjegon xhestet e nje politikani te njohur por sa me shume e shoh aq me teper me behej si lejlek. Nga dritarja hyn dirta boje portokalli e perendimdiellit qe vizaton nje fije ari perqark siluetes se saj. Me mjekren lart, profesoresha derdellis kushedi c'gjepura. Une nuk po e degjoj me. Ajo urren te flase me ze te larte, dicka qe gjithmone me ka habitur, perderisa ka zgjedhur mesimdhenien. Ndoshta dikur, kur zgjodhi degen, i pelqente te fliste me ze te larte dhe te qeshte. Por dicka ka ndodhur. Nje çast perqendrohem te gishtrinjte e saj te holle qe tani luajne ne ajer si gishtat e asaj qe luan liren. Duke verejtur mjegullisht menyren sesi gruaja tjerr ajrin ndjej nje buzeqeshje idjote te me ravijezohet ne fytyre. Mendimi i saj me persiatet ne koke si i cmendur, dhe mjafton te kujtoj nje moment qe e kemi kaluar sebashku per te zhveshur dhembet. Eshte e disata here qe me ndodh, nje buzeqeshje e pabindur, e cila ose me ben te dukem i lumtur, ose debil. Patricia mi ngul syte si te shqarthit dhe pa folur fare me pyet "C'eshte per te qeshur?". Ne syte e saj deshperimi ka qarkuar dy rrathe te zinj. Ndihem fajtor per mekatet e saj. Tani disa pale sy jane mbi mua ndersa syte e mi kane mbetur te fiksuar mbi duart e gruas qe gati nuk i njoh. Me duken menjehere te plakur, me gishterinjte gjithe nyje e rrudha, si kthetrat e nje shpendi.

Ne korridor kundroj nje Poster te Portugalise, "A semster abroad: Portugal", plazhe te bardhe, qytete mrekulluese me catite e kuqe, si maniqyri ne thonjte e saj. "Sonte do kercejme", me thote dhe pastaj fryn tymin e cigares jashte dritares ne fund te koridorit, eshte mbeshtetur gjysme mbi mur, gjysme mbi mua. Doren me cigaren e mban te varur jashte parvazit, ne kete ndertese, si ne cdo ndertese tjeter, ndalohet te pish duhan. "Ke bere plane dhe per mua?", mendoj, por nuk i them. Tani mbeshtetem une mbi te, buzeqesh. Puthjet jane te coroditura si fluturat e nates, ato qe eshte keq t'i vrasesh. Si keto buze qe me pasiguri kerkojne te miat, dy prej fluturave te nates i jane qepur neonit me ca perplasje krahesh qe me ngjajne hem si torture hem si ekstaze. Si puthjet. Fundi i koridorit te katit te trete fsheh sekrete, ketu ndihemi te sigurt. Dashuria ne kete cep te universit mund te nuhatet ne muret qe sikur te mundnin do te tregonin. Por ata vetem tregojne per Portugaline. E vetmja klase ne kete ore te mbremjes eshte ne fundin tjeter te koridorit. Tani nje buzeqeshje pervijohet ne buzet e saj. E dalloj qe po zgjat doren drejt celesit, dhe dritat fiken e koridori kredhet i teri ne erresire. Tortura e fluturave mbaron, eksaza jo. E keto teprimet tona nuk i shqetesojne dot studentet e vleresimit te muzikes klasike. Xhaja qe jep ate klase duhet te kete perfunduar krejt shurdh sepse vazhdimisht klasa bucet me muzike klasike, here luan dicka nga Vivaldi, here Wagner. Ne ndodhte te me pelqeje ndonje pjese qe nuk e dalloj dot duhet te qendroj ta degjoj e ta shijoj pikerisht ne kete koridor, se nuk kam menyre per te kerkuar dot nje koncert qe nuk e di kush e ka shkruar, e xhajen nuk arrij ta pyes pasi nuk perpunoj dot guximin per te nderprere nje akt nga Opera. Por sonte po luajne pagabueshmerisht Rahmaninov. "Piano Concerto 2". Muzika mbush koridorin e vjen deri tek ne. I shkon kjo muzike me xhaketen e vogel dhe floket qe i derdhen supeve. Dikur zgjohemi nga opiumi i njeri tjetrit, ajo dallon notat e "All by Myslef", me intuiten shpartalluese i rezulton se kompozitori e ka marre at kenge tek Sergei. "E ka vjedhur Celine Dion?", me pyet dhe ne syte e saj gjej seriozitet qe nuk e prisja. "E ka vjedhur dikush tjeter para saj". "Mire kane bere. Si ndryshe do kisha degjuar Rahmi..."
Hena vizatohet ne fytyren prane fytyres sime kurse une vizatoj ne avullin qe ka mbetur nga fryma e saj mbi qelqin e dritares. Nje buzeqeshje.
"Kush eshte ai ti?"
"Je ti"
"Beje me te madhe buzeqeshjen. Sonte do kercejme? He?" Piano Concerto perzihet me zerin e saj. Une e zmadhoj buzeqeshjen deri sa e kam bere groteske, ajo qesh, ate te qeshuren e vet qe Patricia e urren me te njejtin pasion me te cilin une e dua.

***

Kjo ndjenje quhet methamfetamine. Muzike dhe shpejtesi, ajo i leviz gishtrinjte mbi dritat vezulluese te sistemit te audios. I kuqi i gishterinjve te saj me kujton çatite e nje qyteti ne Portugali ku nuk kam qene kurre. Per disa caste ve ne dyshim seriozisht nese jemi vertet ketu, gjithkund apo askund? Jemi apo iluzionojme sikur jemi, ketu, ne kete makine qe shpon terrin me ciftin e fenereve ne autostraden qe thellohet pyjeve te erret drejt nje qyteti ku nata eshte nje femer me taka te larta. Mendimet me rreshqasin sikur ne rreshqasim mbi asafalt. Imazhe, fytyra dhe fjale. Dashuri te harruara, miq te humbur. E gjithe egzistenca me mbeshtillet ne fyt. Kerkoj prehje ne dritat e syve te saj. Ajo anon koken nga une, dhe me fton ne tundim me nje flirt thuajse te padukshm te buzes. Bindem se jam rob i deshirave te saj. Me doren e lire shetit trupin tim. Une ul syte mbi gishterinjte me thonjte e kuq. Me kujtohen duart tashme te plakuara te Patricias se depresuar. Shkund koken per te larguar mendimet e zymta.

Jashte dritareve kalojne me shpejtesi te admirueshme "bidone" portokalli autostradash qe tash me ate vezullimin e vet te rrejshem me duken si mure drite. Sa thelle nen det jane formuar perlat rreth qafes se femres qe nget me shpejte se nje rockstar ne te majten time? Kjo pyetje me cliron nga cdo telash. Muzika me therret ne trance por une dua te luaj me togezen e rripit te saj. Levizjeve te barkut te saj me sfidojne te luaj ndryshe. Mekatet e mishit shkaktojne clirimin e shpirtit. Ndonjehere, ndonjehere jo.

Trupat jane ngjeshur pas njeri tjetrit. Nga ballkoni qe varet pezull mbi pisten e klubit dallojme vetem kokat e njerezve qe kercejne te shfrenuar nen kembet tona. Ne kercejme mbi ta, por pastaj ndihemi fajtore. Dhe kurjoze. Ajri eshte plot me muzike, muzika eshte plot me egoizmin e Kanje Uest, qe per ca minuta behet egoizmi i gjithesecilit. Dalloj buze te sinkronizuara me kengen. Ne ciftet dalloj mazokizmin e vullnetit mizor per te luajtur lojen, qe na ka ngjitur ketu. Pasqyra genjeshtare, drita qe nuk njohin prehje, arome alkoholi te embel e perzjere me aromen e lekures se saj. Ky klub sonte na perket vetem ne. Te gjithe te tjeret na duken figurante. Edhe "trupat" ngofullshtrenguar te dera, edhe baristet me lekuren e ullinjte dhe gjokset e bollshem. Te gjithe ne sherbimin tone. Na pandehin si dy njerez te lire, cift te fejuar ndoshta. Ketu ku askush nuk i di te vertetetat tona, nuk na njohin per sklleverit e njeri tjetrit qe kemi perfunduar pa e lypur te tille fat. Mbeshtillemi mes nesh dhe kundrojme njerezit nga buza e parmakut. Na magjeps dija se ata nuk e dine qe po i sodisim. E cudtishme se si duken nga lart. Pamja e tyre me tundon te qesh. A e dine sesa te vegjel dhe te ngushte duken nga lart?! Koke dhe shpatulla, asgje me teper.

Bjondje, brune, kompleks mesdhetar. Syte e mi vuajne adiksionin e grave te bukura. Nga streha jone ne tavan perqendrohemi tek nje burre i djersitur qe can turmen me manovra inatçore. Stonon me paqen qe kerkojme prej botes. Pas tij nje grua qe e ndjek e lenduar. E bindur ajo e ndjek ashtu si mengjesi ndjek naten. Ai ndalon, rrotullohet nga ajo dicka t'i thote. Rrudhat ne fytyren e tij thellohen kur bertet dhe e bejne te duket dhjete vjete me te plak. Femra orvatet ta qetesoje, me levizje te nenshtruara mundohet ta zbuse. Ivona shtrengohet pas trupit tim. "Per nje moment mu duk se ishin te njohurit e mi ata qe po grinden", me peshperit ne vesh. "Mu duken si mami dhe babi". Nje lot rrokulliset nga faqja e saj e majte. Une i ze prite me nje puthje dhe ia pi. Ndjej se kripa ne gojen time mban shijen e saj, dhe dehem.

Vijon.

9/22/07

Nostalgjike: Lui e peggio di me

1984 - Renato Pozzetto, Adriano Celentano. Per mua eshte nje nga komedite e preferuara italiane, "Lui e peggio di me" eshte i mbushur me dialog teper argetues...s'me besohet se kam qene vetem 5 vjec kur ka dale ky film. Duket se koha e ka trajtuar mire pasi ende me ben te qesh me ze.

9/18/07

Trouble I

Bera t'i them se shoqeria jone e teperuar do tu jepte material gojeve te liga por fjalet me avulluan ne buze. Nuk munda te bezaj. I lash' syte te rreshqasin ngadale atyre faqeve te lemuara e mandej te rrokullisen gushes së porcelantë. Të tille hir qe geishat do ta kishin zili, dhe nje sekret bukurie, rinine. Ndjeva nje deshire te forte per te nuhatur aromen e lekures se saj, ta shtrengoja pas trupit tim, t'ia pushtoja gojen me timen.

Ndjenja e befte e fajit me permendi si nje goditje me brryl ne ijet, "ajo nuk te perket ty". Perpjekja ime per te arsyetuar eshte e pasinqerte si mjegulla hijerende mbi liqen, nje mengjesi shtatori, qe do te tretet shpejt pasi te dale dielli. Eshte vetem ceshtje kohe, kurse telashet jane ceshje preferencash, prandaj une e di se ne te vertete nuk kam asje shanc per te rezistuar...Edhe ajo e di dhe qesh sikur per te konfirmuar kotesine e perpelitjeve te mia. Nese do te permendja pikerisht tani thashethemnajen qe nderkohe po formohet ashtu sic rritet nje pirg plehrash me siguri do ta largoja, si trap i lindur, si gomari i bezdisur qe largon me bisht fluturen me te bukur. Fundja gojet e liga nuk ishte e thene te hapeshin, thashethemet ketu perhapen me shpejt me email dhe mesazhet e çastit.


"Ty te ka zene qymyri me mua", thote dhe shkrihet se qeshuri. Mua me shkrihet zemra ne gjoks e me bie ne fund te stomakut si trahana.
Me behet sikur mbi salle, si nje eklips ne mesdite bie njeheresh qetesia, nuk degjoj me mollezat qe godasin tastet. Te gjitha bisedat nderpriten, veshet qe ushqehen me skandale ngrihen, syte picerrohen dhe kokat kthehen pergjysme nga ne. "E degjove cfare i tha?". Profesori krruan fytin. Diku nje stilolaps rrezohet ne dysheme, nje dore zgjatet dhe e kap. Per kushedi c'arsye leshimi i stilolapsit nga tavolina mu duk si vetevrasje e mbetur ne tentative.

"Te eshte rritur mendja, une nuk bie ne dashuri me vajza qe kane te dashura" - e kundershtoj, me teper per te thyer konfidencen e saj sesa per te fshehur diellin me shoshe. "Pastaj, kam pare fotot e Lizës, nuk kam ndermend te hyj ne telashe me te. Harroje vogelushe." i peshperis me nje kinsebuzeqeshje qe e ndjej te stisur ne buzet e mia. Lutem qe ajo te mos e dalloje dot kete. Ne te vertete, nuk kam frike nga e dashura e saj, biles ne nje nivel egoist me vjen mire qe kam rizgjuar interesin e saj ne meshkujt. Per hir te se vertetes e dashura ne fotot duket tip i rrezikshem. "Pse duam gjithmone ate qe nuk mund te kemi?" me pyet beftas. Une nuk di ta interpretoj aty per aty ate qe po mundohet te me thote, e shoh ne syte prej kafeje te thelle duke u munduar te penetroj mendimet pas tyre. E nga gjahtar e gjej veten gjah kur me ato sy ajo me leshon nje magji nga "Qyteti i ndaluar".


Zbres shkallet dy nga dy nen nje qiell blu pa sekrete. Studentet e piktures jane shperndare neper parkun para godines me tabaket e medhenj te vizatimit qe nen diell shkelqejne si pasqyra vezulluese. Dikur edhe une kam bere te njejten gje. E degjoj te me therrase. Kthehem vertik. Pendohem qe kthehem aq vertik. "Prit, dua te pi nje cigare me ty para se te ikesh". "A kam faj?"mendoj ne nje perpjekje shterpe per te mjekuar ndergjegjen.
"E dashura jote ngjan me nje ish te dashuren time" i them duke kundruar menyren sesi mban cigaren mes gishtave, si nje femije qe mundohet te imitoje nje te rritur, e ajo femije nuk eshte. Me majen e kepuces ngacmon nje tulipan te verdhe, syte i mban ulur sikur e ka kupuar qe une fajin ia kam veshur asaj. Pastaj permendet
"Hahaha, ndoshta duhet te dalim ne "double date". Ndoshta te dashurat tona pelqehen." Me shkel syrin. "Ish", i kujtoj, "thash nje ish e dashura ime, po aq psikopate sa tendja". Ajo me afrohet dhe une ndjej fushen e saj magnetike. Me le nje te puthur ne faqe, pastaj ma ngul nje dore ne shpatull. "Ik tani, shihemi neser. Zhoi Gin". "Zhoi Gin" perseris une dhe marr me mend se domethene "Mirupafshim". Qe aty drejtohem nga parkingu me diellin mbi koke si nje projektor hetuesie. Me behet sikur floket e saj me kane rene ne balle e me zene syte, me behet sikur eshte me mua, padyshim eshte ne koken time. Ndjeva fluturat ne bark dhe si nje deja-vu, pata ndjesine e forte se isha serish gjimnazist, ende i pamesuar me punet e dashurise. Dhe per nje çast te vetem, nuk qesh' i sigurt ku ndodhesha.

9/14/07

Pamja nga njizetshja...


Vjen Xhejmi, si gjithmone duke gerthitur me ze komik, ky eshte hiperaktiv dhe natyre gazmore. Ka qene ushtar ne Desert Storm ne irak me 1991.
-Blendi, mbreme s'me zinte gjumi!!
-E c'me duhet mua?
-Aha! Pash ritransmetimin e Shqiperi-Hollande ne ora 12:30 nisi...
-Oh, edhe e ritransmetuan? Une e pash live..., - i them, mua me eshte varur hunda qe kur me permendi ndeshjen.
-Luante mire goxha Shqiperia, s'i kisha pare ndonjehere. Hollanda eshte ekip i madh...
-Eh, arbitri. - i them une.
-Gol ishte, s'e mora vesh, - Jamie ngre vetullat, dhe mjekren, sikur do te me tregoje se ma qan hallin. Ai e ka shquar inatin tim.
-Nje gje nuk mora vesh, ku luanin? Mu duk sikur po luanin ne nje fushe gjimnazi...komentatoret ishin amerikane ama
"Se ata jane ne nje studio ne NY" - mendoj une, por nuk flas.
Me perzihet. Se mbledh dot konfidencen t'i them se u luajt ne Stadjumin Kombetar "Qemal Stafa", stadjumin me te mire ne Shqiperi. Por ne fakt stadjumi qe Xhamie ka pare ne TV do te ishte dukur po njesoj edhe sikur viti te ishte 1969 kur eshte shkrepur ajo foto ne vitet e lavdishme te 17 Nentorit (Duhej ta fusja per tifozeri :)). Kujtoj proverben e 100 vjeteve mbrapa...dhe 50 vjeteve anash.

Stop! Duhet te sqaroj dicka, Xhejmi nuk po me perqesh. Ai eshte sinqerisht i paqarte per "arenen" ku u zhvillua ndeshja. Eshte e vertete se ne nje reze prej 30 miljesh prej ku jetoj mund te kete 15 stadiume me te mire se Qemal Stafa. Ndoshta kendi i ngushte i kamerave e ben te duket dhe me te vogel. I perket nje kohe tjeter e me gjithe regullimet "Qemal Stafa" mbetet nje stadjum i vjeter, qe i ka ngrene vitet e veta. Ka ndonja 30 vjet qe sporti shqiptar eshte bere i njerkes per shtetin shqiptar.

Makuteria e ketyre politikohajduteve nuk le asnje therime te bjere per ndonje investim ne sport, qe eshte pjese e natyres se njeriut. Femija nepermjet lojes dhe sportit meson dhe kalitet. Femijet shqiptare jane femije pluhuri dhe betoni. Ndonjehere vras mendjen, cfare te rriturish do bejne keta femije qe nuk kane luajtur ndonjehere sic luajne femijet? Mohimi i sportit, nepermjet neglizhences eshte haraç qe e paguajne te gjithe, femijet me shume.

Me mblidhet nje si tip kotke. Nuk dua t'i them Xhejmit qe ne ate stadjum kemi dhe nje tjeter ne Shkoder, te tjeret s'jane as "fusha gjimnazi". Dhe pastaj e ndjej kumtin e habise se Xhejmit. Kuptoj se kur te huajt shohin Shiperine nepermjet ketij stadjumi te vjeter Socialist, imazhi i Shqiperise merr nje grusht ne ije, po jo per faj te teleshikuesve te huaj, por tonit.

9/13/07

Pa frymë...

Kete fotografi une kam deshire vetem ta verej, duke imagjinuar se jam atje. Dhe per nje çast ndihem pa frymë.

9/11/07

R E M E M B R A N C E



"Remember, Remember the Eleventh of September." All my Love and Thoughts Today go to the Brave and Mighty People of New York City, undoubtedly the Greatest City on Earth.

9/8/07

Khaled Hosseini - The Kite Runner


Pardje nisa te lexoj "Ndjekësin e balonave" nga Khaled Hosseini. Eshte e tille histori frymezuese qe te ben te deshirosh ta perkthesh per ta ndare me te tjeret. E bleva rastesisht. Jam shume impulsiv me librat qe blej, e i blej gjithmone kur kam dale per te bere tjeter pazar. Dicka me terheq, dhe davaja e rezistences ne shumicen e hereve eshte e humbur qe pa filluar. Sepse nuk i qendroj dot deshires se madhe per te mesuar historine qe fshihet mes faqeve. Kesaj rradhe gjeta nje perle.

Ky eshte libri i pare i Hosseinit, i cili me profesion eshte mjek ne ShBA. Ka emigruar nga Afganistani ne moshe te vogel, por me "Ndjekesin e balonave" ai kthehet ne femijrine e tij, ne Afganistanin e fillimviteve '70. Historia pra eshte deri diku autobiografike, dhe tregon se si e kaluara gjen nje menyre per te na arritur sado larg te shkojme. Hosseini shkruan anglisht, me nje stil natyral, asnjehere i merzitshem, gjithmone i thelle ne transmetime nuk ka asgje prej fillestari ne kete liber. Dhe pas suksesit te "The kite runner", Hosseini nxori ne maj te ketij viti romanin e dyte, "A thousand splendid suns". Do kisha vertete deshire ta perktheja, po te kete ndonje lexues qe di si funksionojne keto ne lidhje me shtepite botuese shqiptare, le te me lere nje mesazh.

9/7/07

Politikanët janë si pelenat...

...duhen ndërruar shpesh, se ndryshe qelben erë.

8/31/07

Fakt i ditës

Ne Shqiperi

Albtelekom, ka :
353,600 klientë (2005)

AMC dhe Vodafon:

1.259,000 klientë (2004)

Sa me shume linja telefonike fikse aq me pak do zhvateshin shqiptaret nga karteli i celulareve. Pyetja eshte, ky kartel mos perfshin dhe Albtelekomin, apo kedo qe pengon Albtelekomin ne shtimin e telefonise fikse? Zvarritja e privatizimit i jep dore korrupsionit. Jemi nder te fundit ne Europe per telefona fiks, vetem 7 linja per 100 vete. Nuk ka nje arsye te mire per kete statistike, apo me mire, cila eshte arsyeja e vertete?

8/30/07

Flight of the Conchords

"Flight of the Conchords" jane nje grup komedie muzikore nga Zelanda e Re. Jane dy çuna, Bret dhe Jermaine që pas suksesit të një shfaqeje "One night only" ne HBO arriten te lidhin nje kontrate per nje program te vetin. HBO sapo perfundoi transmetimin e sezonit te pare. Në show Bret dhe Germaine kane ardhur ne New York per te kerkuar suksesin. Krijohen situata te ndryshme, dhe here pas here ata "shperthejne ne kenge". E bukura eshte se Flight of the Conchords jane fare te panjohur ne atdheun e tyre Zelanda e Re.

What is wrong with the world today? dhe "If you're into it" - jane dy prej kengeve te tyre. :D :D :D



8/26/07

Nje moment per Kadarene

Njëri nga debatet që mes shqiptarësh hapet vazhdimisht është ai mbi figurën e shkrimtarit më të madh që kemi patur ndonjëhere. Edhe pse nuk jam admiruesi numër një i Ismailit, jam lexues dhe në këtë kontekst arrij të shoh rëndësinë e Kadaresë si artist.
Debati mbi të, mbi jetën e njeriut Kadare, më duket pa sens, ndaj nuk po flas por po dëgjoj. Ky citat është i paradyvjetësh, diçka që e ktheva në një grafikë modeste, që sot e gjeta duke rrëmuar nëpër sirtarë të vjetër të kompjuterit dhe mendova ta ndaj me ju.

8/16/07

PODCAST: "Çfare ka ne iPod-in tim"

Ne kete podcast 60 minutesh, do degjoni:

- Muzike te re nga Amy Winehouse, James Bunt, Kthjellu, Breaking Benjamin, Fall Out Boy, Ngroba, Nelly Furtado, T-Pain, Kastro Ziso, Kaiser Chiefs etj...

- A ka vjedhur "Elita 5" nga "Alice Cooper"? - Provat Audio.

- "Difuzion" - Letersi nga Emigranti ne dimensionin audio. (Penar Musaraj/Blendi Salaj)

- Çmimi "Kenga me mediokre e Top Fest 4"

- Cfare do te jete Podcasti i Peshkut pa uje?

Degjim te kendshem.

Get this widget | Share | Track details


SHKARKO KETU -(DUHET TE JESH I REGJISTRUAR NE ESNIPS.COM

8/9/07

Berti, Roza, Yllka

Dedikuar emigrantit qe u kenaq vetem pse e permenda Malvolion....dhe as kisha thene asgje per "corapet e lidhura kryq...".

7/16/07

Marijuana digjet, zjarrfiksi buzeqesh!

Oh c'mon. E kuptoj qe eshte nje "dumb stoner joke", por eshte e bukur sidoqofte.

7/12/07

"Jueves"

Nganjhere me vjen si gjynaf per kete blogun tim qe nuk po gjej kohe ta rifreskoj aq sa duhet. Shpesh here njerezit shkruajne neper blogje ca gjera kot me kot, "Sot shkova ne Starbucks ne mengjes dhe pash dy veta me kapele roze..." Useless crap. Te pakten ky eshte opinioni im, prandaj nuk kam dashur t'i harxhoj kohen ndonjerit me rutinat banale te dites time. Nga ana tjeter, sot eshte e enjte dhe qellon te jete Salsa Night ne nje pub me teme latine, shume "trendy", quhet "Bocado" dhe po te ndiqni kete lidhje do shihni per se behet fjale. Tapas dhe sangriayayayay.

Kshu, te enjteve jam atje zakonisht po sot po marr aparatin se do kete dhe valltare profesioniste. Grupi ka nevoje per ca foto se po u shtohet hyqmi ngadale. Pueblo Nuevo Band jane vecaneriosht te mire kur luajne Buena vista, por ndoshta kjo eshte vetem preferenca ime.

Kerkoj falje per rifreskimet jo te shpeshta te blogut. Kam qene ne "bark te peshkut" si Jona, s'me mbeten energji dhe dhe s'po gjej dot kohe per blogim personal. Sidoqofte, flm per leximin.

6/26/07

Wrong answer

Husband and wife are sitting quietly in bed reading when the wife looks
over at him and asks the question:

WIFE: "What would you do if I died? Would you get married again?

HUSBAND: "Definitely not!"

WIFE: "Why not? Don't you like being married?"

HUSBAND: "Of course I do."

WIFE: "Then why wouldn't you remarry?"

HUSBAND: "Okay, okay, I'd get married again."

WIFE: "You would?" (with a hurt look)

HUSBAND: (makes audible groan)

WIFE: "Would you live in our house?"

HUSBAND: "Sure, it's a great house."

WIFE: "Would you sleep with her in our bed?"

HUSBAND: "Where else would we sleep?"

WIFE: "Would you let her drive my car?"

HUSBAND: "Probably, it is almost new."

WIFE: "Would you replace my pictures with hers?"

HUSBAND: "That would seem like the proper thing to do."

WIFE: "Would you give her my jewelry?"

HUSBAND: "No, I'm sure she'd want her own."

WIFE: "Would you take her golfing with you?

HUSBAND: "Yes, those are always good times."

WIFE: "Would she use my clubs?

HUSBAND: "No, she's left-handed."

WIFE: -- silence --

HUSBAND: "shit."

6/22/07

Sign the petition against institutionalized voilence in the EU

Të nderuar miq, marr rastin t'ju falenderoj për të gjitha këshillat tuaja të vyera pa të cilat ky peticion drejtuar institucioneve të larta Europiane nuk do të ishte i mundur. Ideja që lindi spontanisht për së paku "një ngritje zëri" gjeti mbështetje në shumë prej jush, duke na e shtuar në këtë mënyre besimin se po bëjmë gjënë e duhur. Peticioni modest që kemi pregatitur për të dënuar dhunën sistematike të autoriteteve greke mbi bashkëkombasit është fryt i ideve të shumë prej jush. Edhe një herë faleminiderit.

6/14/07

Why America Loves Albania?

...let Mo count the reasons.

6/13/07

Kjo këngë është këngë për ty...

...nëse të pëlqen reggae dhe të ka marrë malli për Bob Marleyn. Stephen Marley është nga ato gene, dhe ma kujton goxha Bobin. Prandaj nëse je dakord se protesta është më e plotë kur është e qetë dhe "mellow", ulu, dëgjo, "Chase Dem" (Ndiqi [politikanët]).
Get this widget | Share | Track details

Ingrid Gjoni është bishë seksi!!!

OK, e pranoj - kam zhvillu një "crush" për Ingrid Gjonin.
Kjo kënga quhet "Barbie Silikon" dhe nuk e kam sjelle ketu si arritje muzikore po me teper se "motra e vogël" është bërë aq e mirë sa është boll me të shti në hall! :)

Suksese Ingrid.

6/12/07

Watch watch! - President Bush in Albania

The claim that the watch was STOLEN is absurd.

Let's look at this objectively.

First of all, we can not say what exactly happened to the watch because it is difficult if not impossible to tell from the video. Thus, the decision to call it stolen is merely an assumption. Some might argue this whole watch buzz is but a pathetic attempt at ridiculing all things Albanian. Rushing to conclude that some "robber" slipped it right out of the Presidents hand, or miraculously undid the wristband without anyone seeing (the World was watching), nor Bush feeling a thing at all. President Bush never felt a thing or as "trusty" video shows, he never reacted to anything at all. If I were to believe such ridiculous scenarios, I must say than that Albanian magician must have been real good!

Now, what is most likely to happen to a flimsy watch when someone is high-fiving the wildest fans this side of the Atlantic? Have you, kind reader, ever had a watch fall off your wrist before? It seems I always lose my watch during fist fights.
Now, could it be that the pin gave and the watch fell to the ground? Could it be that Bush was looking down to see the watch which he felt fell off his hand? Could it be that one of his Secret service men picked it up?

Maybe none of the above. It seems to me the man took the watch off himself.

Ora e Presidentit dhe turpi i mediave pa turp

Dhe me ne fund u gjet yçkla. Yçklat qe thoni ju jane gjithmone sende te vogla, ato here egzistojne fizikisht e here jo, pasiqe yçkla nuk ka nevoje te egzistoje vertet, ajo ka tjeter qellim: Te prishe pune.

Natyrshem, pas nje vizite aq te suksesshme qe Presidenti Bush kreu ne Shqiperi do dilnin yçklat e fytyrave te ndyra te cilet jetojne ne erresire dhe ushqehen me mashtrime. Ca prej ketyre antishqiptareve qellojne qe kane ne zoterime media te shumta, te ndryshme (gjithmone jo-profesionale).

"Ia vodhen oren Bushit ne fushekruje", tha nje idjot ne Tirane dhe fjala mori dhene. Se nese nuk e keni mesuar ben ta dini se e liga udheton shpejt, shume me shpejt nga nje fjale e mire. Nga mediat lokale lajmi arriti tek TG2 i RAI-t qe duhet te them me habiti me zellin per te ndotur imazhin e nje populli te ngrohte sic eshte populli im. "Hanno rubato il orologio al Presidente Bush..." proklamonte tyçi i TG-se se darkes, duke treguar ne kete menyre dashakeqesine qorre...them qorre pasi po t'i haping mire gavat do shohin se nuk ne ate rremuje eshte e pamundur te thuhet se cfare ndodhi...Ku e dine keta horra qe ia vodhen? Ben t'i kete rene nga dora apo ta kete hequr?

E me andej videot gjeten rrugen per YouTube ku grupet reaksionare grekoserbe me siguri do u meshojne me patetizem akuzave per vjedhje...

E per turp te ketyre legenave, zyrtaret Amerikane ne ShBA dhe zyrtaret e Ambasades Amerikane ne Tirane me force kundershtojne lajmin qe Presidenti ka humbur oren (qe ia vodhen jo e jo por as humbur nuk e ka). Sipas Shtepise se Bardhe Presidenti Bush e kam me vete oren. Ai ose e ka hequr vete, ose i ka rene per momentin, megjithate e ka pasur ne posedim gjate gjithe kohes.
http://www.iht.com/articles/ap/2007/06/12/europe/EU-GEN-Albania-Bush-Watch.php

Mr. Bush never lost his watch.

5/22/07

Radiostacioni - Peshku Podcast Test

Ky postim eshte si zbulim i nje sekreti (jo aq te rendeshishem). Kemi pak kohe qe flasim me cunat e Peshkut per disa zhvillime te reja qe do ta ridimenciononin faqen per ta bere me te plote. Njera nga idete qe kemi hedhur e pritur eshte dhe kjo e krijimit te nje Podcasti te perjavshem, ne permbajtjen e te cilit te ishin temat me interesante, komentet me te goditur dhe pershendetje e kerkesa muzikore te vizitoreve/degjues. Ky ishte nje test i pare dhe paraprak, me teper per te mbledhur pak feedback, ndaj komentet tuaja (kritike) dhe mbi te gjitha idete tuaja per kete radioprogram jane te mirpritura.
Degjim te kendshem.
Get this widget | Share | Track details

4/30/07

"Je grek? Ngushëllime!"

Artistet e Portokallise i kthejne ne humor situatat e krijuara me fqinjet tane te jugut.

4/13/07

Xha Epshi

Qe thoni juve une kete videon e kam pare nja tre here, dhe heren e trete po qeshja me lot. Dmth, jo se keto gjera jane shaka, por ky xhaja nga zeri duket sikur eshte tu vdek, e megjithate i thote asaj: "Si qeke ti si shpirt per koke time...hajde te bojm SEKS bashke...mi se qeke si...shpirt me te morrsha te keqen...". U ndez xhaja keq fare me i llaf. Video eshtre nga programi PAPARACI nga A1TV.

4/10/07

Surf Girl

Jaylan Amor eshte vetem 2 vjec, por qe tani ka nisur te beje surf ne bregdetin e Brisbane, Australi. Jaylan ben para qe ne kete moshe pasi disa dyqane lokale qe shesin materiale per surfing e sponsorizojne.

3/23/07

Ndërkohë që Peshku zgjidh problemet...

...desha te ndaj me ju kete Fotografi frymezuese te Kian Hongianit. Vajzes se vogel kineze qe humbi te dyja kembet ne nje aksident ne moshen 3 vjecare. Kian Hongian njihej edhe si vajza-basketboll per shkak te menyres se si kishte bere te mundur levizjen. Shkonte ne shkolle cdo dite duke kercyer mbi topin... Por tashme Kian mundet te ece, madje edhe te vallezoje.

3/15/07

PIZZA WARS

pizza2.jpgNe shqiptareve na pelqen shume te thyejme "rekorde boterore", figurave te medha historike dhe te tjere njerezve te famshem u gjejme gjithnje ate fijen e padukshme qe i lidh me Shqiperine. Ndersa kesaj rradhe, kemi gatuar picen me te shtrenjte ne bote. Nje tjeter rekord i pabesueshem. Kushton fiks 1000 dollare amerikane. Pice me kaviar, gaforre dhe salmon - asortemente jo autoktone shqiptare por s'ka gje. Ne fakt picen e ka gatuarnje shef ne nje restorant njujorkez qe ka nje bashkepronar shqiptar. Por besoj kjo eshte boll, qe te mburremi

3/7/07

Prindrit e mi

Meqe po vijonim me prezantimin. Sa here qe shikoj keto foto te marra rishtaz me vijne ndermend "Tomi dhe Xherri". :)
Mom and Dad

3/2/07

Radio Jingles - dhe nje klip nga nje vit me pare

Keto jane ca promo qe i kam bere per radio Ezeten mbi nje vit e gjysem me pare. Nderkohe nga mesdita dua ta zevendesoj listen e kengeve aty posht me nje klip te shkeputur nga emisioni im (RIP). :)

Powered by eSnips.com

3/1/07

Fotografia

Dicka tjeter qe mund te quhet si vazhdimesi e prezantimit eshte pasioni qe kam per fotografine, qe e ndaj dhe me ju blogista/e ( e di) dhe me vjen mire qe keni te gjithe pasion fotot, s'ka nevoje per spjegim se cfare na terhqe tek fotografia, ju e dini vete. Por mbetet qe duhet te kesh dicka ne sy, ne tru dhe ne shpirt qe te kesh pasion fotografine.

2/27/07

Realitet i deformuar ngjyrësh


Këto fjalë të Morfeusit nga Matrix më vijnë ndërmend sa herë hedh sytë tek politika shqiptare. Është thjeshtë një rresht nga filmi, por për shumë shqiptarë egzistenca e dy botëve paralele është një realitet konkret. Nëpërmjet gjyslykëve të çmendur të politikës mund të jesh njëkohësisht kriminel dhe hero, kurvar dhe i virgjër, xhelat dhe viktimë. Dhe pak, fare pak rëndësi ka ëfarë është e vërteta, aq më pak rëndësi ka e drejta - rëndësi ka vetëm mënyra se si ne e shohim situatën. Sepse Pikëpamja prodhon Realitetin.

Jeta shqiptare ngjyroset kuq e blu deri në çdo ind e në çdo qelizë. Politika konsumohet po aq sa cigarja, në garë të rreptë midis tyre se cila do na vrasë më parë. Në mos vrafshim njëriatrin ndërkohë për hiçmosgjë. Është qesharake në fakt, se si i njëjti realitet mund të shihet kaq ndryshëm nga njerëz që i përkasin të njëjtit vend fare të vogël. Sikur të ishim grupe të mëdha me konflikte interesi - hajde de, po ajo shoqëri e vockël ka për detyrë - përpara se të avancojë luftën politike - të rregullojë atë byth-vend. "Se aq i gjo osht!" Pa ujë e pa drita, o bij të shekullit të ri. Sa keq që mungon zemra dhe mendja atëherë kur duhet më shumë. Por gati-intati politik-genetik, ta çan kokën me karrige. "Për hir të vijës së Partisë unë e ther fqinjin me thikë, e bëj vëllanë harram, dëgjove?! Oj ky, shaka Filan Fistëkun! U bëre ti bir bushtre!"

Sa turp të sillemi në ketë mënyrë barbare me njëri tjetrin, për parime gjoja të majta dhe të djathta, që janë thjesht fantazi kolektive. Dhe arrijmë të dhunojmë njëri tjetrin, fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht, për pornopolitikën dhe aktorët e saj Punistë që akoma zotërojnë skenën me absurditetin e të qënit akoma aktorë. Nuk di ç'mrekulli presin disa prej këtij cikli shterpë që po përsëritet me të njejtin pasukses të frikshëm. Me të vërtetë nuk di cila magji a sy i keq na mban ngërthyer, armik më të madh se vetja nuk paskemi patur ama. Mbetëm gjithmonë një grusht njerëz që nuk u bëmë dot një herë në një mendje. Që kemi për borxh të arrijmë majat e suksesit individual kudo në botë, por që nuk prodhojmë dot një shtet, rrjedhimisht as vend përsëmbarit. Shqipëria do mbetet një "Underachiever" (i parealizuar) tragjik, për sa kohë të vazhdojë të përtypë kokrra të kuqe apo blu.

2/23/07

Tani me muzikë

Sot ne mengjes po mendoja ne c'menyre te nisja zbatimin e asaj kerkeses nga altranslator per te bere nje prezantim te shkurter te vetes. Candy e ka bere me 5 pika, duket qe eshte e organizuar si person. Por une nuk jam. Dmth jam, po jo dhe aq. :)

Prandaj mendova ta nis prezantimin jo me pika por duke shtuar kete "radio" te vogel tek fundi i faqes, kenget e se ciles do i nderroj here pas here. Kam vene 20 kenge atje, 20 kenge qe me pelqejne, dhe qe i perkasin zhanresh te ndryshme...tani, thone qe shija per muziken pasqyron edhe brendine e njeriut.

Megjithate po nis shume shkurt. jam 27, ne Maj bej 28. Kam lindur dhe jam rritur ne Tirane, tek 21 Dhjeori. Eshte qyteti qe dua me shume. Gjimnazin e kam mbaruar tek "Ekonomiku" qe i bie perballe me Parlamentin. Vendi i preferuar ne xhiro ka qen tek universiteti dhe te muri i Europapark. Ne amerike kam mbi 10 vjet. Ne verilindje ketu, ftohte ne dimer, vape ne vere. Kam studjuar - dhe studjoj Shekenca te Komunikimit/MassMedia - Spanish language and culture/ duke ndjekur master of Comm Science.

Merrem me fotografi, kam pas pikturuar seriozisht dikur, me pelqen letersia shume, kinemaja po dihet. Autore te preferuar kam shume, nje liste e gjate, por vecoj Marquez, Sartre, Zweig, Kundera, Morrison, Kadare, Joyce.

Mirmbaj blogun www.peshkupauje.com bashke me dy miq qe shumekush prej jush ketejpari i njihni....kaq tash se po nxitoj.

2/16/07

Fletërrufe vetes! - dhe Atdheut


Kam bo mungesa ne blog, kam qene shume i zene me ca pune te punes dhe ca te shkolles, por mbi te gjithe te tjerat fajin e ka pas kjo fushate e eger zgjedhjesh ne shqiperi qe disi na ndjek edhe pertej Atlantikut. Keq e paskemi punen, pisk o miq pisk...Kjo kurvapolitika qenka e pabesushme.
"Allah, Allah!!" do thoshte gjyshja ime, cna pane syte e c'na degjuan veshet...
Pame Olldashin te kthehet nga buze#$#@ ne kandidat, pame Ramen me te gjitha allatet varur, degjuam Salen te bertase, Gjinushin te na grrice, Mero Bazen te na caje trapin, Xhuvelin (Ky palo burre) te beje mitingje sikur te kishte ndonje pike dinjitet. Pati plumba dhe bomba :( per te na treguar qe vendi yne eshte akoma 100 vjet mbrapa dhe 50 vite anash..Pati energji te hedhura dem, talente te cuara ne hale te gomereve...I'm so effing tired!
Ne fund, rastisa tek ky montazh Photoshopi (nga nje perkrahes i E. Rames) qe brenda dites e veshi kryetarin me rroba zotnie. Vetem ne Shqiperi! Keto shfryrje mund t'i shtjelloj tek peshku neser, s'paska shprese :P

2/8/07

"Ne zemren time kam shkruar emrin tend, mbi mure gjaku."

Kete me poshte ma ka shkruar ajo mua dikur, ne nje leter qe kaptoi oqeanin per te mberritur te une. Njera nga letrat qe (isha i vogel) i kam lagur me lote ngaqe nuk e duroja dot mungesen e saj (gjyshja u be merak - djali nuk ha)...dhe pastaj barisja ne kembe si i cmendur neper Tirane duke vizituar me rradhe te gjitha vendet ku kishim shkembyer puthjet dhe zemrat, ne menyre te atille qe nuk cbehet. Ja kashtorja jone tek liqeni afer "cezmes se gurit", ja dhe qente rrugace te qytetit qe na duken si dasmore ne te hutuarve nga dashuria. Marr autobuzin e Tiranes se re pa qen nevoja, thjesht e vetem pse keshtu do mund te shoh dritaren tende. Nuk ka drita. Qenkesh e pamundur harresa, edhe bulevardin e ka marre malli. Kjo histori eshte me te vertete e vjeter dhe praktikisht e braktisur prej vitesh, megjithate, dhemb endè. Nuk e di si e keni perjetuar ju dashurine e pare, por per mua ka qen nje eksperience qe nuk do te perseritet, qe me mesoi se eshte e mundur te duash dike me shume se veten. Ne prag te Shen Valentinit ju ftoj t'i kujtoni te gjitha dashurite, te emblat dhe te hidhurat, ata qe ju lenduan dhe ata te cilet i lenduat ju, sepse jane keto eksperienca dhe njerez qe deshem e na deshen, qe na bejne te jemi sot keta qe jemi. E sido qe jo gjitchka sendertohet ashtu si duam, mos u beni pishman kurre. Sepse ai qe nuk ka dashur e nuk ka ndjere - nuk ka jetuar.

2/7/07

Antisushi kundrapërgjigjet

Pikërisht tani që u binda se isha bërë ca "kull" meqë u pa se kemi shije deri të azisë së largët në ushqime, kjo "qerrateshë" kuzhinë shqiptare kthehet me raprezalje dhe buzëqesh tundueshëm aq sa të bën t'i thyesh shkopinjtë e sushit nga eksitimi e të përmbahesh me zorr pa i hyrë me lugë të madhe këtij pilafit në tavë.

Hajde po thoni dhe një herë çfarë ju pëlqen më shumë të hani!!! Keni shancin, sikundër dhe unë të korigjoni gabimin dhe të kapërceni nga Sushi tek Tava me zoçka (shih çfarë emri ndjellës hë!) aka Antisushi.

Përfshihet në këtë ofertë edhe sallata jeshile dhe salca e kosit me vaj ulliri, dhe hurdhër (jam!). E po qetë akoma të lëkundur do ju qes në fotografi një tas me kos, e atëhere do rrokulliseni si Hampti-Damti këtu tek sofra shqipe.

Po mendoj ta ndrroj emrin e blogut nga BRISKU në THIKA se këtu fare pa dashje paska premisa për hapje oreksi. Por qëllon që ime më e bën këtë tavën dhe unë nuk di më të mirë se ai orizi disi i thekur nga lart.

Fotografine e kam pa tek treenie

2/6/07

I love sushi 2

Thone se kush kopjon mbetet ne klase po une kesaj here kam vendosur te kopjoj shqeto fare blogun e Candy-t. Ideja praktike qe duhet te lindi nga komentat pozitive te ktyre postimeve, do ishte qe a une a Candy, apo me mire akoma te dy ne si ortake, te hapim nje "Susheri" ne Tirane. Mu ke xhomlliku atje...kushedi sa mire do shitej nje Krap-Roll apo nje Qefull-Maki.

2/3/07

Flickr flet shqip


Vura re se miku ynë flcikr ka mësuar të flasë shqip. (një fjalë di vetëm, po boll është).

1/31/07

Kuptimi i vetes në kontekst shoqëror

Duke lexuar pergjigjet tuaja ne biseden me poshte mbi sekretin e lumturise me vjen mire qe shumica prej jush (nesh) kemi idene se me shume se cfare "Kam" eshte e rendesishme se cfare "Jam". Per te thene pra keshtu qe, ajo qe me ben te pasur dhe te lumtur eshte personaliteti, humori, talentet, dhe karakteri i njeriut ne pergjithesi.

Mendoj se njeri nga elementet me te rendesishem qe na ben te jemi keta qe jemi eshte rrethi shoqeror, njerzit qe njohim, ata qe duam dhe ata qe na duan, koleget, komshinjte dhe familja. Kesaj rradhe jo per tu matur me ta por per tu krenuar me ta. Sepse nje njeri qe ka miq te mire dhe te gjindur sigurisht ndjen nje sens mirqenie vec pse "i ka krahet e ngrota". Sepse ne rast se "Jam" eshte me e rendesishme se "Kam", atehere une mund te mburrem duke thene se jam mik i "edrus" dhe shok i "candy"t, apo bir i tim ati dhe time mëje. Sepse asnjeri prej nesh nuk eshte ishull, jemi te gjithe si pjese te ndryshme te nje organizmi te perbashket qe e quajme Shoqeri prandaj eshte e nevojshme ta kuptojme veten si pjese e Shoqerise, perndryshe nuk do te ndjejme asnjehere permbushje.
Ne rast se dikush nuk ka asnje funksion shoqeror, ahere ky person eshte si nje organ i shkulur nga trupi, mund te jete i shendetshem ne vetvete, por jashte trupit ky eshte i destinuar te vdese.

Mendoj se njerzit qe ne kerkim te lumturise vetjake humbasin sensin e te perkiturit ne shoqeri, me gjithe pergjegjsite dhe shperblimet qe sjell kjo perkatesi, jane ata qe perjetojne nje "vdekje shoqerore" dhe shfaqin simptomat e nje palumturie edhe pse ekonomikisht mund te jene te siguruar per tre breza.

1/30/07

Sekreti i lumturisë

Jean Jaque Rousseau thoshte se koncepti i pasurise dhe i varferise qe kemi eshte kryekeput gabim. Ai besonte se ne rast se nje njeri i pasur ndihej bosh perbenda dhe i palumtur, atehere ky person automatikisht duhet vlersuar si "I varfer", ndersa nje varfanjak qe kalon ditet pa asnje lek ne xhep, por me shpirt te kenaqur, ahere i tilli duhet quajtur "I Pasur".

Sepse qenka e thene qe sa me te pasur te behemi aq me te palumtur jemi. Shikoni amerikanet dhe europianet per shembull, lista e depresanteve nuk ka te mbaruar, ndonje dite me duket sikur te gjithe jane te rrumbullosur me kokrrat e Prozac-ut. Por pse keshtu?

Mos valle ideja se qielli eshte kufiri, e se te gjithe mund te behemi njerez te medhenj po te punojme forte, po na kthehet ne kurth? Ndoshta duke menduar se mund te arrijme gjithcka fryhemi kot e me pas zhgenjehemi kur nuk arrijme "gjithcka". Mos valle kur tjetri arrin me larte se ne, e ndjejme veten poshte? Keto "great expectations" a mos po na kafshojne stimën personale?
Si thoni ju miq?
Mos sekretin e lumturise e ka ai arixhiu me ariun qe me gjithe dhembet e prishura buzeqesh me shume nga ne?...

dua pergjigje

1/25/07

Akullthyesi


Xhami i makines ka zene akull, nga jashte dhe nga brenda, kjo do te thote se ka akoma nje rrjedhje uji brenda ne makine qe kondesohet tek xhami pastaj ngrin gjate nates.
"Pusht!" E kam shume bezdi te rri te krruaj akull ne mengjes, nga jashte hajde se te gjithe e pastrojnë, por te pastrosh akullin nga brenda eshte qesharake. Kishte nje rrjedhje te vogel qe mekaniku tha se "u rrugullu vlla"...si syte e tij u rregullua - eshte sy shtrembet. Une s'i kushtoj shume vemendje se kur me flet shikon ne drejtime te paditura dhe duket sikur po flet me vete,

Une per mirsjellje tendoj te largohem, "Po flet me vete", mendoj, "me mire ta le te qete".
"Ej, ku je tu shku mer lal?"
"Urdhero?, jo une kot, mendova..."
"Po me ty e kom pra, ca do bosh, do e moresh a jo?"
"Eshte gati makina?"
"Gati, pra mo gati...U rrugullu vlla"

Eshte shume irrituese kur akulli te ha kohe ne mengjes. Une nuk vonohem kurrsesi aq sa TeaTime, edhe sikur te me duhet ta terheq une makinen...por ky tipi me ka zhgenjyer me shume se nje here, dhe une "si kaqol" ia kam cuar makinen vetem pse eshte shqiptar dhe kam dash te bej patriotin edhe ne gjerat e vogla. Kam menduar "me mire ky se ai tjetri.."
Me mire keshtu po he, se edhe kur gjithcka shkon sipas planit dita behet e harrueshme, monotone. :-)

1/22/07

SHPIRTËNT SHTEGTARË

Mbrame nje erë e ftohte acar fryni nga ana e maleve,
i shkundi shpirtent tone - bashke me gjethe te kesa) vjeshte
i muei andej kah dielli hijen si te pergjaket ua leshon zalleve
- ne Perndim, ku shtret e shkimet dnta ne pamundsme e vet

Enden shpirtent tone neper vise te Perndimit te mrekullueshem,
bajne te fala dhe me thane vendeve te shuguruem
e te pertnme nder fluide te hekunt te zjarrmit - adhurueshem
e me nje credo gezojne qiellen me çagje e te tymuem

ne cilen, diku ne skaj merimanga fatin tnllon
vetes dhe njerzis poshte, qe damaret i rrahin
(si te rrahunt trompete ne vorrese) - ndersa tue qa, kumbon
e thrret kumbon' e fabnkes, i njemijti fishkellim si nje fsham
shkyn ajrin

Shpirtent tone me nje dashni tragjike ato vise i duejne.
n'eter te kulluet u bajne fli ndjenjat e vet ma te holla
E ne nesermen fatale kundrojme nje horizont me njolla
shtegtare te merguem. shpirtent tone n"ongjine po kthejne

Migjeni
 

1/16/07

Fotografi e vjetër


Kjo fotografi eshte shkrepur ne nje nga studjot e dikurshme te fotografive ne Tirane, prane Kinema Republikes (as kjo nuk egziston më me kete emer). Kam qen diku tek 2 vjeçet, cka e ben kete foto te vitit 1981. ..prindrit e mi ishin te dy me te rinj nga ç'jam une tani, gje qe kur e sjell ndermend me ben mendoj se jam vone. Do kisha dashur fort te krijoja nje tradite - duke shkuar edhe une te beja fotografi me tim bir a time bije ne studjon ne fjale, porse fati e deshi qe brezi im te jete "brezi i ikur"...

Kjo eshte nje brenge qe nuk me leshon.

Nuk di ku i kam shoket e klases me te cilet u deshem aq shume dhe kaluam vite te shkelqyera. Shoket e klases jane te gjithe jashte shtetit, asnjeri (pervec ca kokrrash) nuk ka mbetur ne Tirane. Ne u larguam njeri pas tjetrit, u arratisem qe te vegjel per te mos u rigjetur dot kollaj.

Them shpesh me vete:
"Ah sikur Shqiperia te ishte nje vend normal! Sikur te mos kishim nevoje te iknim keshtu sic ikem..." - jo per gje, por do kisha dashur qe ashtu si im ate beri me mua, edhe une te mund t'i mesoja tim biri rruget. Im ate me merrte me vete ne stadjum cdo te diele, dhe rruges une mesoja qofte edhe te flisja dialektin e qytetit tim nga "shoket e babit"... ka nje magji ne kete shkembim brezash, dhe nje thyerje qe ndodhi kur braktisem Tiranen.

E paskam te veshtire te shpreh cfare dua te them. Dua vetem te them se kam shume mall dhe do kisha dashur te mos isha larguar kurre nga Tirana ime. E nga ana tjeter kam mllef, sepse nuk ikem per qejf por te detyruar nga rrethanat...
"Zogj te korbit" thone disa. Eh! - zonjte e korbit i ndan natyra, por ne na ndan halli - kurse keto komunitete te vogla kibernetike qe krijojme nuk jane vetem shprehje e e deshires sone per te qene sebashku.

1/13/07

Takim i Humbur


Korridori i lagesht e i zymte i shtepise nr. 8 pergjate shetitores, me shkallinen prej mermeri te kuq te erret dhe dy amure te bronxte permbi parmake, nga nje ne cdo ane.
Ndoshta dikur kishte qene pallat zoterinjsh (trokellime takash te holla shkalleve, ne hije fytyra te zbehta grash te reja me vel ngjyrevjollce, ndersa jashte, pas oresh e oresh, ne pasqyrimin e lepire ne te gjelbert te gazit, kuajt e humbisnin durimin duke perplasur thundrat mbi gure). Pastaj kishte filluar pak nga pak te merrte te tatepjeten, perhere e me pak njerez elegante e me shume shites ambulantë, dhe karrocat e shkaperdara, tani vec ndonje kamionçine, a makine private, por rralle e me rralle, ama; dhe dielli nuk hynte kurre, sepse paradhoma binte nga veriu, as hena kurre; dhe ne henezen prej qelqi te mesakut portjera flokeshprishur e shtepise, duke kapsallitur syte.

Po ti a ishe ate dite? Me ke pritur? E nese po, sa me ke pritur? Une rendja per te mberritur ne kohe, duke dihatur, duke u penguar, mund te me merrnin per te marrë. Por do ish dashur te fluturoja. Isha larg, i flakur tej nga jeta krejt papritmas, ne nje distance te frikshme nga ti, qe s'mund ta dije.
Keshtu, kur ora eci aq shume, sa ishte e pamundur te mendohej qe ti ndodheshe ende aty, une reshta se vrapuari dhe, dalengadale, sot kam arritur por ti s'je me.
Nuk je me, sepse kane kaluar shume vite, dymbedhjete vjet rruge te panderprere ne drejtim te kthimit, dhe amuret e bronxta jane zhdukur, ne fyturat e vajzave prej allçiu nen qemer, pluhuri ka krijuar rrathe te neveritshem te syte, dhe suvate e rena, dhe ne henezen e qelqte te mesakut portjerja flokeshprishur qe kapsallit syte, perhere. Dhe aneve tabeleza njera mbi tjetren "Dentist ne katin e III - Sittam, perfaqesi reklamash - Farera vajore - Vinci-Guerra ne te IV - Noteria Rossi-Schaffera" Dhe nje tablo e madhe e fotografise artistike Lebois me fatalen me syte nga qielli, burrin mondan me monokel dhe buzeqeshje trashanike, vajza e vogel e maskuar si dame e viteve shtateqind, gjenerali me uniforme parade, mbushur me stringla, borgjez i rende e i flashket, ne syte e kermillte barra te tmerrshme familjare. Kurre, pra, dielli s'ka hyre ne kete korridor te mallkuar; as cicerima zogjsh, as hije resh ne arrati. Por vajtje-ardhje pa hare, peshtyma ne pluhurin e vjeter, lart e poshte njerzit per te noteri e dentisti.
Une pyes:
"Me falni, valle mos keni pare gje "filankën"?"
"Kur?" pyesin.
"U bene fiks dymbedhjete vjet."
"Po" pergjigjet njeri, "me kujtohet. Po rrinte ne kembe e po priste. Kishte nje pallto blu e nje kapele me lule. Ishte e hirshme, shume e hirshme"
"Seriozisht ju kujtohet? Pas dymbedhjete vjeteve dhe ju kujtohet?"
"Edhe sikur pesedhjete te kishin kaluar, prape pse prape do te me kujtohej shume mire, perhere do ta kujtoj... E njoha pikerisht atehere, ate dite, tek po priste para portes se madhe. Binte shi. Priti rreth nje ore. Pastaj une e shoqerova me cader ne shtepi...Është ime shoqe, zoteri, me ndjeni."

Dino Buzzati

1/12/07

Gazepat Shqiptare

Dje dhe sot kam diskutuar me ca miq një çështje që më shqetëson pak. Gazetat në shqipëri kanë nisur të citojnë komentet e Peshkut gjithnjë e më shumë por sigurisht ka më tepër se kaq. Ndodh që disa prej vizitorëve të faqes (sikundër unë) paraqiten me identitetin e tyre te vërtetë. Tani, komentet e tyre merren nga peshku dhe botohen tek gayeta Shqiptare por me nje modifikim te vogel, qe ka per tendence t'i jape ngjyrime dhe tone me te politizuara se ajo c'ka ka dashur te shkruaje komentuesi.

Konkretisht komenti i mëposhtëm nga miku im Drinit që jeton në Tiranë u botua kështu tek Gazeta Shqiptare:

Njerëzit kanë 15 vjet që presin frytet e premtimeve
I nderuar ministër, a do vihet në vitin 2007 në zbatim ndonjë plan që do ndreqë humbjet e energjisë në rrjet, dhe pas saj edhe humbjet nga mos-vjelja e faturave për familjet që nuk paguajnë? Nëse jo, atëherë si Partia Socialiste edhe Partia Demokratike, pjesë e së cilës jeni ju dhe e qeverisë, që premtoi se nuk do të mungonte energjia elektrike, nuk e meritojnë votën. Njerëzit kanë 15 vjet që presin frytet e premtimeve.

Postuar nga “Drini Sema”
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=4459

Ndërkohë që postimi origjinal i Drinit është ky:

I nderuar minister, a do vihet ne vitin 2007 ne zbatim ndonje plan qe do ndreqe humbjet e energjise ne rrjet, dhe pas saj edhe humbjet nga mos-vjelja e faturave per familjet qe nuk paguajne? Nese jo, atehere si PS edhe PD nuk e meritojne voten. Njerezit kane 15 vjet qe presin frutet e premtimeve. Shendet

Sic e shikoni mungon ne origjinal shtesa,e theksuar. Por kjo eshte vetem njera ane, do thoni ju, pune e madhe se u shtua nje fljalickë më tepër.
Por faktikisht problemi thellohet. Gazetat kryesore Shqiptare, perkatesisht "Shekulli" dhe "GSh" thuajse perdite botojne shkrimet e "Peshku pa uje" por duke i paraqitur sikur jane shkrime gjoja te derguara ne redaksite e gazetave.
Ne te majte keni nje skanim te shkrimit qe Drini asnjehere nuk e dergoi tek redaksia e "G.Sh."
Ndersa ne te djathte do lexoni nje shkrim qe gjoja une paskam derguar ne kontakt@shekulli.com.al.

Ne te vertete keto dy shkrime jane "vjedhur" nga www.peshkupauje.com

Shkurt muhabeti, kjo mungese etike ne formen e neglizhimit te burimit, me bezdis. Pse kane frike nga Peshku keto redaksi? FYI - komentet qe merren nga peshku citohen si burim vetem ne faqet e internetit, ndersa ne gazete botohen si "Letra ne redaksi". prandaj mos u habisni miq, nese nje dite zbuloni se jeni nje lexues, kontribues i rregullt i nje gazete qe ne te vertete nuk e njihni fare.

1/10/07

Sa të bukura janë paratë


Nuk e di pse por gjithmone me ka pelqyer t'i shikoj parate nga afer, te kerkoj me sy neper detajet dhe te admiroj punen e artistit qe i prodhon kartmonedhat.
Perpos punes te imet e plot sqime qe kerkohet nga ata qe prodhojne para, ka edhe nje efekt psikologjik te ndjeshem qe e ben njeriun te "kerrnaqet" kur shikon cash-money. Se si te hapen syte, e ben nje "double take" kur gjen qoft dhe nje dhjete leksh ne rruge. Ne fakt une jo vetem do i zgurdulloja syte, por do ulesha ne gjunje te lutesha, aq shume do me prekte shpirterisht sikur te gjeja nje Dhjete leksh Shqiptar ketu ne Shtetet e Bashkuara. Do ta quaja shenje nga Perendia. "Sotir!"

Dikur ne Tirane benim ate lojen ku i lidhnim nje fije peri nje 100 lekshi (me te vjetra) dhe e linim ne mes te rruges dhe fshiheshim pas ndonje shkurreje me fijen ne dore. Kur e shikonin kalimtaret e keputur te Tirones, e ndiqshin ndersa ne terhiqnim fijen...po nje here nje pensionist e kapi 100 lekshin me hapin e tij galopant - eh ca sherri u ka bo masandej...