9/29/07

Trouble II

Patricia ngrin para tabeles per disa sekonda te gjata ne nje poze grekoromake , po shpjegon xhestet e nje politikani te njohur por sa me shume e shoh aq me teper me behej si lejlek. Nga dritarja hyn dirta boje portokalli e perendimdiellit qe vizaton nje fije ari perqark siluetes se saj. Me mjekren lart, profesoresha derdellis kushedi c'gjepura. Une nuk po e degjoj me. Ajo urren te flase me ze te larte, dicka qe gjithmone me ka habitur, perderisa ka zgjedhur mesimdhenien. Ndoshta dikur, kur zgjodhi degen, i pelqente te fliste me ze te larte dhe te qeshte. Por dicka ka ndodhur. Nje çast perqendrohem te gishtrinjte e saj te holle qe tani luajne ne ajer si gishtat e asaj qe luan liren. Duke verejtur mjegullisht menyren sesi gruaja tjerr ajrin ndjej nje buzeqeshje idjote te me ravijezohet ne fytyre. Mendimi i saj me persiatet ne koke si i cmendur, dhe mjafton te kujtoj nje moment qe e kemi kaluar sebashku per te zhveshur dhembet. Eshte e disata here qe me ndodh, nje buzeqeshje e pabindur, e cila ose me ben te dukem i lumtur, ose debil. Patricia mi ngul syte si te shqarthit dhe pa folur fare me pyet "C'eshte per te qeshur?". Ne syte e saj deshperimi ka qarkuar dy rrathe te zinj. Ndihem fajtor per mekatet e saj. Tani disa pale sy jane mbi mua ndersa syte e mi kane mbetur te fiksuar mbi duart e gruas qe gati nuk i njoh. Me duken menjehere te plakur, me gishterinjte gjithe nyje e rrudha, si kthetrat e nje shpendi.

Ne korridor kundroj nje Poster te Portugalise, "A semster abroad: Portugal", plazhe te bardhe, qytete mrekulluese me catite e kuqe, si maniqyri ne thonjte e saj. "Sonte do kercejme", me thote dhe pastaj fryn tymin e cigares jashte dritares ne fund te koridorit, eshte mbeshtetur gjysme mbi mur, gjysme mbi mua. Doren me cigaren e mban te varur jashte parvazit, ne kete ndertese, si ne cdo ndertese tjeter, ndalohet te pish duhan. "Ke bere plane dhe per mua?", mendoj, por nuk i them. Tani mbeshtetem une mbi te, buzeqesh. Puthjet jane te coroditura si fluturat e nates, ato qe eshte keq t'i vrasesh. Si keto buze qe me pasiguri kerkojne te miat, dy prej fluturave te nates i jane qepur neonit me ca perplasje krahesh qe me ngjajne hem si torture hem si ekstaze. Si puthjet. Fundi i koridorit te katit te trete fsheh sekrete, ketu ndihemi te sigurt. Dashuria ne kete cep te universit mund te nuhatet ne muret qe sikur te mundnin do te tregonin. Por ata vetem tregojne per Portugaline. E vetmja klase ne kete ore te mbremjes eshte ne fundin tjeter te koridorit. Tani nje buzeqeshje pervijohet ne buzet e saj. E dalloj qe po zgjat doren drejt celesit, dhe dritat fiken e koridori kredhet i teri ne erresire. Tortura e fluturave mbaron, eksaza jo. E keto teprimet tona nuk i shqetesojne dot studentet e vleresimit te muzikes klasike. Xhaja qe jep ate klase duhet te kete perfunduar krejt shurdh sepse vazhdimisht klasa bucet me muzike klasike, here luan dicka nga Vivaldi, here Wagner. Ne ndodhte te me pelqeje ndonje pjese qe nuk e dalloj dot duhet te qendroj ta degjoj e ta shijoj pikerisht ne kete koridor, se nuk kam menyre per te kerkuar dot nje koncert qe nuk e di kush e ka shkruar, e xhajen nuk arrij ta pyes pasi nuk perpunoj dot guximin per te nderprere nje akt nga Opera. Por sonte po luajne pagabueshmerisht Rahmaninov. "Piano Concerto 2". Muzika mbush koridorin e vjen deri tek ne. I shkon kjo muzike me xhaketen e vogel dhe floket qe i derdhen supeve. Dikur zgjohemi nga opiumi i njeri tjetrit, ajo dallon notat e "All by Myslef", me intuiten shpartalluese i rezulton se kompozitori e ka marre at kenge tek Sergei. "E ka vjedhur Celine Dion?", me pyet dhe ne syte e saj gjej seriozitet qe nuk e prisja. "E ka vjedhur dikush tjeter para saj". "Mire kane bere. Si ndryshe do kisha degjuar Rahmi..."
Hena vizatohet ne fytyren prane fytyres sime kurse une vizatoj ne avullin qe ka mbetur nga fryma e saj mbi qelqin e dritares. Nje buzeqeshje.
"Kush eshte ai ti?"
"Je ti"
"Beje me te madhe buzeqeshjen. Sonte do kercejme? He?" Piano Concerto perzihet me zerin e saj. Une e zmadhoj buzeqeshjen deri sa e kam bere groteske, ajo qesh, ate te qeshuren e vet qe Patricia e urren me te njejtin pasion me te cilin une e dua.

***

Kjo ndjenje quhet methamfetamine. Muzike dhe shpejtesi, ajo i leviz gishtrinjte mbi dritat vezulluese te sistemit te audios. I kuqi i gishterinjve te saj me kujton çatite e nje qyteti ne Portugali ku nuk kam qene kurre. Per disa caste ve ne dyshim seriozisht nese jemi vertet ketu, gjithkund apo askund? Jemi apo iluzionojme sikur jemi, ketu, ne kete makine qe shpon terrin me ciftin e fenereve ne autostraden qe thellohet pyjeve te erret drejt nje qyteti ku nata eshte nje femer me taka te larta. Mendimet me rreshqasin sikur ne rreshqasim mbi asafalt. Imazhe, fytyra dhe fjale. Dashuri te harruara, miq te humbur. E gjithe egzistenca me mbeshtillet ne fyt. Kerkoj prehje ne dritat e syve te saj. Ajo anon koken nga une, dhe me fton ne tundim me nje flirt thuajse te padukshm te buzes. Bindem se jam rob i deshirave te saj. Me doren e lire shetit trupin tim. Une ul syte mbi gishterinjte me thonjte e kuq. Me kujtohen duart tashme te plakuara te Patricias se depresuar. Shkund koken per te larguar mendimet e zymta.

Jashte dritareve kalojne me shpejtesi te admirueshme "bidone" portokalli autostradash qe tash me ate vezullimin e vet te rrejshem me duken si mure drite. Sa thelle nen det jane formuar perlat rreth qafes se femres qe nget me shpejte se nje rockstar ne te majten time? Kjo pyetje me cliron nga cdo telash. Muzika me therret ne trance por une dua te luaj me togezen e rripit te saj. Levizjeve te barkut te saj me sfidojne te luaj ndryshe. Mekatet e mishit shkaktojne clirimin e shpirtit. Ndonjehere, ndonjehere jo.

Trupat jane ngjeshur pas njeri tjetrit. Nga ballkoni qe varet pezull mbi pisten e klubit dallojme vetem kokat e njerezve qe kercejne te shfrenuar nen kembet tona. Ne kercejme mbi ta, por pastaj ndihemi fajtore. Dhe kurjoze. Ajri eshte plot me muzike, muzika eshte plot me egoizmin e Kanje Uest, qe per ca minuta behet egoizmi i gjithesecilit. Dalloj buze te sinkronizuara me kengen. Ne ciftet dalloj mazokizmin e vullnetit mizor per te luajtur lojen, qe na ka ngjitur ketu. Pasqyra genjeshtare, drita qe nuk njohin prehje, arome alkoholi te embel e perzjere me aromen e lekures se saj. Ky klub sonte na perket vetem ne. Te gjithe te tjeret na duken figurante. Edhe "trupat" ngofullshtrenguar te dera, edhe baristet me lekuren e ullinjte dhe gjokset e bollshem. Te gjithe ne sherbimin tone. Na pandehin si dy njerez te lire, cift te fejuar ndoshta. Ketu ku askush nuk i di te vertetetat tona, nuk na njohin per sklleverit e njeri tjetrit qe kemi perfunduar pa e lypur te tille fat. Mbeshtillemi mes nesh dhe kundrojme njerezit nga buza e parmakut. Na magjeps dija se ata nuk e dine qe po i sodisim. E cudtishme se si duken nga lart. Pamja e tyre me tundon te qesh. A e dine sesa te vegjel dhe te ngushte duken nga lart?! Koke dhe shpatulla, asgje me teper.

Bjondje, brune, kompleks mesdhetar. Syte e mi vuajne adiksionin e grave te bukura. Nga streha jone ne tavan perqendrohemi tek nje burre i djersitur qe can turmen me manovra inatçore. Stonon me paqen qe kerkojme prej botes. Pas tij nje grua qe e ndjek e lenduar. E bindur ajo e ndjek ashtu si mengjesi ndjek naten. Ai ndalon, rrotullohet nga ajo dicka t'i thote. Rrudhat ne fytyren e tij thellohen kur bertet dhe e bejne te duket dhjete vjete me te plak. Femra orvatet ta qetesoje, me levizje te nenshtruara mundohet ta zbuse. Ivona shtrengohet pas trupit tim. "Per nje moment mu duk se ishin te njohurit e mi ata qe po grinden", me peshperit ne vesh. "Mu duken si mami dhe babi". Nje lot rrokulliset nga faqja e saj e majte. Une i ze prite me nje puthje dhe ia pi. Ndjej se kripa ne gojen time mban shijen e saj, dhe dehem.

Vijon.

6 comments:

meditime-pershtypje said...

Bukur!I perjeton aq bukur sa behen konfidente edhe sikur te jene trillime.Figurat marrin,pakesa,harbim dhe sikur kercejne ne ate naten qe i ngjan "nje femre me taka te larta".Unike si figure dhe,domosdo,qe tregon erudicion.Pena nuk gervish,por sikur luan,tamam sic ndodh me ate doren qe tundet ne ajer.Te duket vetja,kur e lexon,sikur flladitesh ne gjithe ate peizazh qe,sic premton,do te vazhdoj.Mezi pres qe te kullos,sadopak,ne ate mjedis qe me te vertete eshte i bukur.
Dhe se fundi,te falenderoj per"Fiqte elashte" dhe te me falesh ne do te bie ne qafe ketej etutje,po s'u rregullua faqaime.

Krasta Krau said...

"Ndihem fajtor per mekatet e saj" Me pelqeu kjo, por jo vetem... Qe te mos i ngelet hatri Telesheve 1, kjo eshte me e mire qofte nga rezultatet :D, qofte nga fuqia dhe pershkrimi...

bletebzz said...

me like te dyja...
thumbs up!!!

belle_fleur said...

Shume e bukur. Pres te lexoj se si vijon me tej...

meditime-pershtypje said...

Plumbi i Kostandinit!
Tregim
Kostandini nuk është ai personazhi i baladës tek "Kush e solli Doruntinën" apo ai vëllai ivogël tek kënga e Dhoqinës.Kostandini është një njeri i thjeshtë,me profesion mësues,që,sado që ka mbi tri dekada që jep mësim,nga shteti është nëpërkëmbur,me gjithë fatkeqësinë e madhe që ka pësuar ku,para së gjithash,fajtor është shteti.Ka një histori të dhimbshme,unike në llojin e vetë dhe është me te vertetë jo vetem në hall,por i stresuar,domosdo,se ka gati mbi 10-vjet që fle,punon,jeton bashkë me një plumb që e ka mu në pikën më delikate:mu në kokë.
Bëni pak durim dhe ta ndjekim atë në gjithë dinamikën e kësaj fatkeqësie,e cila,ka ndodhur në pranverë të vitit 1997.Pranverë e hidhur ajo 1997 për vendin tonë.E di që ndokush(dhe nuk do jetë i vetëm)do thotë:more ç'ke?Pse u kthehesh këtyre viteve prapa dhe bash atij më të ziut 1997?Po ju përgjigjem se me punën që kam patur,detyrohesha që t'i shetisja,pothuaj,të gjithë fshatrat e Fierit dhe sytë nuk më kanë parë aspak mirë.Më kanë mbetur të varura në kujtesë dhe zor që t'më hiqen sysh,derisa kujtesa ime të kthehet si një pus i tharë.
Kostandini,ky personazh i këtij tregimit tim,është një ish nxënësi im.Më saktë:ka qenë në klasën e shtatë në vitin 1959.Nxënësi më i mirë i klasës dhe,pasi vazhdoi pedagogjiken,aty nga viti 1964 doli mësues.Është nga fshati Ndërnënas i Libofshës dhe,për ata që nuk e njohin gjeografinë e kësaj zone(natyrisht,nuk kanë si ta dinë me imtësi?!)pas këtij fshati,nuk ka fshat tjetër dhe vec një fshatthi të vogël që quhett Hasturkas,mandej do ecësh në këmbë rreth dy ore e mbrrin në det.Djathtas është këneta e Karavastasë dhe asgjë më.E bëra gjithë këtë digresion për t'u thënë se është shumë larg nga Fieri.Kostandini në shkolën e fshatit të tij(Ndërnënas)jep fizkulturë dhe i apsionuar pas sportit,sado që i ka kalur 50-tat,duket si djalosh dhe e ke pa të vështirë që t'i përcaktosh moshën.Pse është i apasionuar pas sportit dhe,sidomos,futbollit edhe në vitin e hidhur 1997,kur batarete e pushkëve(sidomos kallashëve)kërcisnin ,po t'i referohemi një termi të kohës,si në bregun e lumit Jordan,ai,pasionati,nuk mund të rrinte pa iu përgjigjur ftesës të një kolegu të vete nga Verria(fshat tjetër në Fier)që me skuadrën e tij të fshatit të zhvillonin një ndeshje futboli.U tha,u bë.Pajtoi dy furgona,mori çunat dhe bëri jo pak po gati 40 km rrugë në atë ditë prilli.Bën ndeshjen dhe morën rrugën e kthimit.Pikërisht në të dalë të fshatit Petovë,shikojnë jo pa tmerr,që u kanë zënë rrugën katër njerëz me automatikë në krah.Njëri(ndoshta kapua?)mori shënim me gisht në këmbëz në drejtim shoferit.Shoferi frenoi.Dhe tjetri,pas tij,bëri të njëjtën gjë.NJë nga të katërtët doli pas furgonit të dytë:dhe ai me gisht në këmbëz.-DO zbrisni një nga një!-urdhëroi kapua.Zbriti i pari.Njëri nga banditët e kontrolloi:gjeti dyqind lekë(të reja sigurisht?E sa mund të kishin këta fshatarë që ishin nisur vetëm për një ndeshje futbolli?!)-Prit këtu!-urdhëroi kapobanda dhe,ndërsa dy të tjerët ruanin,ky ,i katërti,i kontrolloi një nga një.Dhe si i"volën" mirë i mirë,demonstronin forcë duke bërë shantazh.Më i vjetri i këtyre të rinjëve qe mësuesi,Kostandini.U thotë këtyre bastardëve:-Mirë nuk bëtë,se ne jemi vëllezërit tuaj,por,në fund të fundit,nuk ka gjë.Tani ju lutemi na lëshoni se kemi për të bërë edhe 20 km rrugë.PO ku kuptojnë bishat gjuhën e urtë.Aq më shumë të një mësuesi shëmbullor që është vetë urtësia si Kostandini.-Ju,vëllezërit tanë?-qeshi kapobanda."Trimat e Selfo Qorrit ia dhanë të qeshurit sikur i mbanin iso kapobandës.Qeshja qe si angullimë dhe i stresoi edhe më shumë ata fatkeqë.Por Kostandini që ishte dyfish i stresuar:se mbante ngarkesën e 20 njerëzve të tjerë që ishin krejt të rinj.Pothuaj në një moshë me ata"trima" që po ikërcënonin me armë.Dhe foli prapë:-Po ndonjëgjë tjetër nuk kemi më,tani çfarë kërkoni më?Dhe kapobanda:-Pa këputi një plumb mollaqeve këtij"burazerit".Dhe ,sakaq,(oh,se ç'çast i zi?!!!)një nga trimat ikëput një plumb.Po jo në mollaqe,por drejt e në kokë!U gremis i shkreti Kostandin dhe bashkëshokët i zu llahtara."Trimat" kur panë që u këput për tokë,ia dhanë vrapit dhe ikën në ligësinë e vetë kriminale.Furgonët u kthyen për në Fier dhe e çuan urgjent në spital.Mjekët dhanë ndihmën e
parë dhe,kur e panë se nuk mund t'ia hiqnin plumbin,e nisën për në Tiranë.Aty bën përpjekje,por specalisti e vuri re:qe jashtëmundësive të kirurgjisë shqiptare.Duhet të kurohesh jashtë,i thanë njëzëri specialistët,se çdo ndërhyrje jona e ka probabilitetin e rrezikut të madh.Të kurohej jashtë?Po kjo ishte vetëm një fjalë goje.Se mësues Kostandini nuk e përballon dot një "luks" të tillë që vetëm luks nuk është.Dhe u orvat ai shkallëve të minsitrive:të shëndetësisë e të Arsimit(siodomos të Arsimit ku ka kontribuor mbi tri dekada!)që ta ndihmonin në këtë hall,por,mjerisht,asgjë.Plumbi i zi është atje në kokë dhe ka mbi 10-vjet që "fle" me të.Dhe shteti(s'e kam fare për politikë)në vend ta ndihmojë këtë fatkeq që e pësoi për faj të shtetit,tregohet i pafuqishëm,dhe Kostandini me plumb në kokë punon ende;luan ende:Se do që të jetojë.E vetmja gjë që ka bërë ,i shtytur nga nevoja,është që të lërë shtëpinë që ka në Ndërnënas(mbi 30 km larg nga Fieri) dhe erdhi në vitin 2000 të banoj me qira në një lagje në të hyrë të Fierit.E bëri këtë sakrificë vetëm e vetëm për të qenë afër mjekëve.Se plumbi rri atje mbi kokë dhe,ndoshta,siç thonë mjekët një ditë mund të"zgjohet".Po ndodhi kështu,mikut tim i rrezikohet,seriozisht,jeta.Ai rron me shpresë se një ditë,ndoshta,shteti do zgjohet para se të "zgjohet" plumbi i Kostandinit,dhe do ta ndihmojë shtetasin e vetë Kostandin Stasa,që ta heqë nga koka atë plumb që i rri varur mbi kokë si shpata proverbiale e Damokleut?Po kur?!...Dhe Kostandini,tërë jetës së tij,nuk i ka bërë dëm qoft dhe një lulkuqeje dhe jo një njeriu.
Duke e mbyllur këtë tregim timin,them që,ndoshta,ndonjë hetues(me që do hapen dosjet e 1997)bie në gjurmet e atyre banditëve që jo vetem e plagosën këtë njeri kaq të mirë,po ia kanë lënë stresin me vete.Se nuk i thonë shaka që të flesh me një plumb në kokë.Shëndet të të bëhet i dashur Kostandin dhe të pastë nën kujdes Zoti!
Përparim Hysi,9 tetor 2007
Dërguar për"peshkupauje"

akull-naja said...

Mua më pëlqen si shkruan. Por te kjo pjesa më duket sikur ke humbur duke dashur të përshkruash çdo detaj të vogël, çdo ndjesi, gjë e bërë shumë bukur, por që nuk të lë ta shohësh si një të tërë. Eshtë si foto e ngarkuar me detaje, të cilat shihen shumë qartë falë 8 milion pikselave të aparatit dhe, në këtë rast, shumë sensuale, por i mungon një linjë e dytë. Nejse, unë s'është se kam ndonjë këshillë, se dhe vetë shkoj kuturu kur shkruaj, por kështu m'u dha, ti bëj ç'të duash me te...:)