1/31/07

Kuptimi i vetes në kontekst shoqëror

Duke lexuar pergjigjet tuaja ne biseden me poshte mbi sekretin e lumturise me vjen mire qe shumica prej jush (nesh) kemi idene se me shume se cfare "Kam" eshte e rendesishme se cfare "Jam". Per te thene pra keshtu qe, ajo qe me ben te pasur dhe te lumtur eshte personaliteti, humori, talentet, dhe karakteri i njeriut ne pergjithesi.

Mendoj se njeri nga elementet me te rendesishem qe na ben te jemi keta qe jemi eshte rrethi shoqeror, njerzit qe njohim, ata qe duam dhe ata qe na duan, koleget, komshinjte dhe familja. Kesaj rradhe jo per tu matur me ta por per tu krenuar me ta. Sepse nje njeri qe ka miq te mire dhe te gjindur sigurisht ndjen nje sens mirqenie vec pse "i ka krahet e ngrota". Sepse ne rast se "Jam" eshte me e rendesishme se "Kam", atehere une mund te mburrem duke thene se jam mik i "edrus" dhe shok i "candy"t, apo bir i tim ati dhe time mëje. Sepse asnjeri prej nesh nuk eshte ishull, jemi te gjithe si pjese te ndryshme te nje organizmi te perbashket qe e quajme Shoqeri prandaj eshte e nevojshme ta kuptojme veten si pjese e Shoqerise, perndryshe nuk do te ndjejme asnjehere permbushje.
Ne rast se dikush nuk ka asnje funksion shoqeror, ahere ky person eshte si nje organ i shkulur nga trupi, mund te jete i shendetshem ne vetvete, por jashte trupit ky eshte i destinuar te vdese.

Mendoj se njerzit qe ne kerkim te lumturise vetjake humbasin sensin e te perkiturit ne shoqeri, me gjithe pergjegjsite dhe shperblimet qe sjell kjo perkatesi, jane ata qe perjetojne nje "vdekje shoqerore" dhe shfaqin simptomat e nje palumturie edhe pse ekonomikisht mund te jene te siguruar per tre breza.

12 comments:

edrus said...

"Ne rast se dikush nuk ka asnje funksion shoqeror, ahere ky person eshte si nje organ i shkulur nga trupi, mund te jete i shendetshem ne vetvete, por jashte trupit ky eshte i destinuar te vdese"....

Ka aq te verteta ne kete fraze sa mund te shkruash nje liber filozofie vetem rreth saj...
POR(dhe jo rastesisht e shkruaj me te medha),eshte nje 'por',qe tashme ,te turrur drejt 'sakrificave' per t'ju siguruar nje jete dinjitoze femijeve,s'kemi kohe as per vehten tone,dhe jo te 'mendojme' per hallet dhe problemet e te tjereve(s'me lene zilkat e mija qe te degjoj kemboret e te tjereve do te thosh e.T ne kete rast :) ),por,(nje tjeter 'por'),keto tre dite pa u 'pare' me ju, me pergenjeshtron,sepse ne shume komente dhe e-mail qe me kishin ardhur keto dite,shikohej shqetesimi i shoqerise.......dhe te jap plotesisht te drejte,se megjithese kisha 17 ore qe udhetoja,kur lexova komentet tuaja,s'mu duk vetja 'i vdekur' :),s'pata kohe qe te lexoja shkrimin tend paraardhes,por per mua,KY ISHTE NJE MOMENT LUMTURIE,dhe perfitoj nga rasti qe t'ju falenderoj qe te gjitheve.

Faleminderit,Edi.

ET said...

t'emene, virtual brother ditka edhe se ç'kam ne mend une ?
me fal Blendi por harrova ç'doja te thoja.

Ll.T. said...

Blend, para tre ditesh i thashe jo per te treten here rrjesht nje mikut tone te perbashket i cili donte qe te takoheshim. Deshire kisha shume ta takoja e me erdhi keq kur i thashe Jo por mes punes e familjes s'kisha kohe as te merrja fryme. Ajo qe shpreh ti eshte e bukur o Blend por ja qe eshte kthyer ne luks tashme; jeta e perditshme eshte teper e vrullshme per te na lene kohe per kenaqesira te ketilla.

Unknown said...

Sikur me ka lexuar mendjen ll.t-ja. Dmth pyetja eshte si ti vesh ne zbatim keto qe ti Blend diskuton ne parim ?
Dmth duke patur parasysh qe dita ka vetem 24 ore, nga te cilat 7-8 normalisht duhet ti shfrytezojme for our beauty sleep :-), ne te tjerat qe mbeten (dhe qe duhet te jene mjaftueshem) shpeshhere kuptojme qe nuk na del koha te marrim fryme. Dmth per shembull dhe fare konkretisht duke pare fotot e Enit ne Stamboll ato qe me pelqyen me shume ishin pikerisht filxhanet e kafese ose te cajit si qe mua personalisht me dhane nje ndjenje qetesie & ngadalesie qe ka kohe qe nuk provoj.
Duke u munduar te arrish ate per cka folem dje, do hash kohen qe duhet ti dedikosh ksaj temes se sotme - me nje llaf ne keto kohera dhe kontinent duket se thjeshte eshte e parealizueshme...

Unknown said...

... dhe ne vazhdim te ksaj ti Blendo deri tani duhet te kishe ardhur nja 4-5 here tek ne per nje drink ;)...

Unknown said...

Do vij mi po jam marr me kete blogun prandaj... :)
Se shpejti, premtoj.

tetena said...

Brisku faleminderit te shprehesh kaq mire rendesine e "Jam". Koha koha, vertet nuk kemi shume kohe veç mendoj mes miqve te vertete koha ndalon mes nje takimi dhe te ardhmit. Sot kam fatin te kaloj mbazditen me nje mikeshe te vjeter. Heren e fundit jemi takuar para 5 muaj, veç sa u pame biseda vetem koha shkriu dhe ne ishim dy shoqet e para "dje".
Nga ana tjeter ky komunitetet bloguesish me jep ndjenjen dhe kenaqesine te Jem, ju falenderoj te gjitheve.
ll.t. te kam borxh nje pergjigje ne nje blog tjeter. Jam menduar gjate dhe kam lene nje pjese te pergjigjes tek blogu i Enit - Dritaret.

Ll.T. said...

Tena,

Nqs e ke fjalen per

Une do te shtoja qe duhet t'i ruajme vetes te pakten nje dritare se mungesa e tyre eshte me e dhimbshme, pastaj kush eshte e mira eshte pak me e veshtire ??


Une do te pergjigjesha: "Rrofte interneti" :)

Unknown said...

O llukan, po ti ktu e gjete te besh muhabet ?

lol

bej shaka huh? se mos me ikni se mbetem keq pa ju pastaj.

edrus said...

jo,Blendo,mos u bej merak,kalojme here pas here ;),ja,ne mes te nates po te bej nje serenate :).

Ll.T. said...

Kesasj i thone te te nxjerrin jashte nga blogu!!!!! Mire me po iki. Me leshofshi qente po me pate me ketu :D

tetena said...

ll.t. shyqur qe eshte interneti dhe nje faleminderit te madh peshkut pa uje qe na beri te blogojme dhe te debatojme