8/31/07

Fakt i ditës

Ne Shqiperi

Albtelekom, ka :
353,600 klientë (2005)

AMC dhe Vodafon:

1.259,000 klientë (2004)

Sa me shume linja telefonike fikse aq me pak do zhvateshin shqiptaret nga karteli i celulareve. Pyetja eshte, ky kartel mos perfshin dhe Albtelekomin, apo kedo qe pengon Albtelekomin ne shtimin e telefonise fikse? Zvarritja e privatizimit i jep dore korrupsionit. Jemi nder te fundit ne Europe per telefona fiks, vetem 7 linja per 100 vete. Nuk ka nje arsye te mire per kete statistike, apo me mire, cila eshte arsyeja e vertete?

7 comments:

tetena said...

apo nje rrjet fiks shume i kushtueshem. Edhe vende te tj, sigurisht te botes se trete, perdorin gjithnje e me shume celularet. Sigurisht pastaj duhet pare nese ka konkurence te lire mbi celularet me qellim qe tregu te percaktoj çmimin dhe jo monopoli.

eni said...

ajo qe thote Tena eshte e drejte Blend.Te pakten ketu ne Turqi eshte e vlefshme ideja qe telekomi i ka shume te shtrenjta çmimet (psh kane nisur gjoja nje fushate ulese ku çmimet e telefonatave me jashteshteti dhe celulare jane shume te ulura nderkohe qe ato brenda qytetit te kripin koken).Ne nje rast te tille shumica preferojne te flasin me celular.Madje ka shume veta qe e lidhin telefonin fiks ne shtepi vetem per perdorim ADSL-je nderkohe qe e mbyllin per telefonatat.Kompanite celulare jane me elastike dhe te ndryshueshme si dhe me praktike ne çmime dhe mensoj se i kapin ndryshimet ne ekonomi me shpejt ndaj jane me te favorizuara.

edrus said...

Ndoshta një nga arsyet që nuk shpërndajnë shumë numra, është dhe 'frika' se nuk paguajnë klientët (ndërsa me celularët ka një shpërndarje më të madhe sepse besoj që shumica kanë karta të prepaguara).
Natyrisht që është një minus (i menduar në tavolinë!!) për sa i përket shpërndarjes së internetit, si një mjet informacioni jashtë kontrollit të shtetit.

eni, unë s'e di në Turqi, po këtu tek unë, kam 30' gratis në ditë për telefonatat brënda zonës dhe me 5 euro në muaj kam ,as unë s'e di sepse nuk i kam konsumuar asnjëherë të gjitha, minuta me shqipërinë dhe 20 euro koneksioni për internetin.... të mendosh që plaka ime konsumon 30M lek për celularin... i takon të shpenzojë më shumë se unë.

Unknown said...

Une nuk kam fare telefon shtepie, as ndonje tifoz i telefonise fikse nuk jam se dhe ne zyre bezdisem kur me bie telefoni tokesor (bie rralle s- ogurzi) :)
Po shof numrat 12 me 3. Telekomi ka qe pas clirimit qe operon. Celulare ka gati 50% e popullit, pra kerkese per telefona ka.

Une ve bast qe "Demand" ne kuptimin e tregut qe nuk permbushet qellimisht. Telekommi mund tu ofronte te gjitheve internet se nuk ka asnje konkurent me linja fikse dhe bente kerdine...po shkoi ia "fali" Albania Online...

Agobooks said...

Ndër më të fundit apo të fundit?
Nëse përfshin dhe Çeçeninë në Europë, besoj se jemi të dytët nga fundi.
Shqipëria si shtet të neverit. Si nomenklaturë nënkuptoj, si qeverisje.

Unknown said...

S'kam kundershtim, ta neverit, edhe mua gjithashtu...Shqiptaret nuk jane larguar per nje cope buke, edhe neveria na shtyu ne arrati.

Unknown said...

A e di njeri se sa abonente familjare ka albtelekomi ne tirane?