Pikërisht tani që u binda se isha bërë ca "kull" meqë u pa se kemi shije deri të azisë së largët në ushqime, kjo "qerrateshë" kuzhinë shqiptare kthehet me raprezalje dhe buzëqesh tundueshëm aq sa të bën t'i thyesh shkopinjtë e sushit nga eksitimi e të përmbahesh me zorr pa i hyrë me lugë të madhe këtij pilafit në tavë.
Hajde po thoni dhe një herë çfarë ju pëlqen më shumë të hani!!! Keni shancin, sikundër dhe unë të korigjoni gabimin dhe të kapërceni nga Sushi tek Tava me zoçka (shih çfarë emri ndjellës hë!) aka Antisushi.
Përfshihet në këtë ofertë edhe sallata jeshile dhe salca e kosit me vaj ulliri, dhe hurdhër (jam!). E po qetë akoma të lëkundur do ju qes në fotografi një tas me kos, e atëhere do rrokulliseni si Hampti-Damti këtu tek sofra shqipe.
Po mendoj ta ndrroj emrin e blogut nga BRISKU në THIKA se këtu fare pa dashje paska premisa për hapje oreksi. Por qëllon që ime më e bën këtë tavën dhe unë nuk di më të mirë se ai orizi disi i thekur nga lart.
Fotografine e kam pa tek treenie
11 comments:
Tradhtar...:D s'di ca me t'thone tjeter Blendo. E harrove sushin per i here sa degjove per preshin!! :)
Si denim une them te te veme te na gatuash nje darke alla shqiptare! :)
nje mustafa me presh, s'do ishte keq..
O blendo te marrte e mira ty me teer zoçkat:))
une jam per antisushin per vete.salcen e kosit e du te gjithe per vete:)zoçkat :)po jua le ju se s'para e haj fort mishin...
hahahahaha...o cu kenaqa u sulen, keta te sushit dhe te antisushit.
o eni do me japesh dhe mua njecike nga ajo salca kosit mi, mos u bej kaq tamaqare!!!
hajt mo u pa puna po e ndajme bashke Bizele se dhe ti s'ja thoke per mish me duket:)
un i du te dyjaaaaa!!! :)
Shqipo,c'do ti re???(i do te dyja ky!!:))
enin me bisele ?? hahahahahaaa
ta keshilloj ta provosh me salce kosi :)
hahahahah....sa te lezeteshem qe jeni me keto komentet tuaja:))
p.s. girls i will join u for salce kosi:))
ju befte mire dhe nese ka nje vend te vockel te vockel, po lepij gishtat mund te fshij pjatat
@edrus: e kisha fjalen per sushin DHE ket pilafin me zocka e salce. pse do me na fut ne sherr me bizelen e enin?
@Shqipo,beja shaka,se meqe Eni eshte nje nga te preferuarat e mija,ta shikoja te gatuar me bizele(ops,mos me vrase Edi tani :) ),sikur s'me pelqente ;)
Post a Comment