9/14/07
Pamja nga njizetshja...
Vjen Xhejmi, si gjithmone duke gerthitur me ze komik, ky eshte hiperaktiv dhe natyre gazmore. Ka qene ushtar ne Desert Storm ne irak me 1991.
-Blendi, mbreme s'me zinte gjumi!!
-E c'me duhet mua?
-Aha! Pash ritransmetimin e Shqiperi-Hollande ne ora 12:30 nisi...
-Oh, edhe e ritransmetuan? Une e pash live..., - i them, mua me eshte varur hunda qe kur me permendi ndeshjen.
-Luante mire goxha Shqiperia, s'i kisha pare ndonjehere. Hollanda eshte ekip i madh...
-Eh, arbitri. - i them une.
-Gol ishte, s'e mora vesh, - Jamie ngre vetullat, dhe mjekren, sikur do te me tregoje se ma qan hallin. Ai e ka shquar inatin tim.
-Nje gje nuk mora vesh, ku luanin? Mu duk sikur po luanin ne nje fushe gjimnazi...komentatoret ishin amerikane ama
"Se ata jane ne nje studio ne NY" - mendoj une, por nuk flas.
Me perzihet. Se mbledh dot konfidencen t'i them se u luajt ne Stadjumin Kombetar "Qemal Stafa", stadjumin me te mire ne Shqiperi. Por ne fakt stadjumi qe Xhamie ka pare ne TV do te ishte dukur po njesoj edhe sikur viti te ishte 1969 kur eshte shkrepur ajo foto ne vitet e lavdishme te 17 Nentorit (Duhej ta fusja per tifozeri :)). Kujtoj proverben e 100 vjeteve mbrapa...dhe 50 vjeteve anash.
Stop! Duhet te sqaroj dicka, Xhejmi nuk po me perqesh. Ai eshte sinqerisht i paqarte per "arenen" ku u zhvillua ndeshja. Eshte e vertete se ne nje reze prej 30 miljesh prej ku jetoj mund te kete 15 stadiume me te mire se Qemal Stafa. Ndoshta kendi i ngushte i kamerave e ben te duket dhe me te vogel. I perket nje kohe tjeter e me gjithe regullimet "Qemal Stafa" mbetet nje stadjum i vjeter, qe i ka ngrene vitet e veta. Ka ndonja 30 vjet qe sporti shqiptar eshte bere i njerkes per shtetin shqiptar.
Makuteria e ketyre politikohajduteve nuk le asnje therime te bjere per ndonje investim ne sport, qe eshte pjese e natyres se njeriut. Femija nepermjet lojes dhe sportit meson dhe kalitet. Femijet shqiptare jane femije pluhuri dhe betoni. Ndonjehere vras mendjen, cfare te rriturish do bejne keta femije qe nuk kane luajtur ndonjehere sic luajne femijet? Mohimi i sportit, nepermjet neglizhences eshte haraç qe e paguajne te gjithe, femijet me shume.
Me mblidhet nje si tip kotke. Nuk dua t'i them Xhejmit qe ne ate stadjum kemi dhe nje tjeter ne Shkoder, te tjeret s'jane as "fusha gjimnazi". Dhe pastaj e ndjej kumtin e habise se Xhejmit. Kuptoj se kur te huajt shohin Shiperine nepermjet ketij stadjumi te vjeter Socialist, imazhi i Shqiperise merr nje grusht ne ije, po jo per faj te teleshikuesve te huaj, por tonit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
5 comments:
Mire,mor mik,mire!Po daullet bien per ata qe kane veshe.Shtetaret tane jo tek sporti nuk e kane mendjen,po mbyllin me radhe:Lidhjen e Shkrimtareve,Akademine dhe tani ka mbetur te mbyllin dhe teatrin apo ca me tej:teatrin e opers!
Është me të vërtet për të ardhur keq, që, e vetmja 'levë' që e mban akoma në këmbë sportin shqiptar, janë bastet.
Jo se në 3 milionë banorë do të dilnin të gjithë yje sporti, por edhe që fëmijët të mos kenë një 'fushësporti' i bën ata që të largohen gjithmonë prej tij... dhe meqë natyrisht me diçka do të merren, o do të merren me vjedhje, o me politikë (pra në të dyja rastet, një brez i ri hajdutësh të purthosur do dalë)
Blendi!Jashtë radhës:kam dërguar një cikël me poezi.Sjikoje pak,po munde.
Po te ishte rregullu stadiumi, sdo ishte ajo vila diku atje ne bregdet, as noj hotel me 6 yje te vena sipas qefit per te rrejt turistet dhe as noj...
Krejt e drejte
privatozini stadiumin dhe ja, rregullohet.
edhe ato stadiumet qe permend ti blendo mrena 30 miljeve nuk jane te shtetit po jane private, apo jo?
oh se harrova: forca tirona (dhe Shqipnia, megjithe arbitrat... vejeni vete emertimin).
Post a Comment