6/12/07

Ora e Presidentit dhe turpi i mediave pa turp

Dhe me ne fund u gjet yçkla. Yçklat qe thoni ju jane gjithmone sende te vogla, ato here egzistojne fizikisht e here jo, pasiqe yçkla nuk ka nevoje te egzistoje vertet, ajo ka tjeter qellim: Te prishe pune.

Natyrshem, pas nje vizite aq te suksesshme qe Presidenti Bush kreu ne Shqiperi do dilnin yçklat e fytyrave te ndyra te cilet jetojne ne erresire dhe ushqehen me mashtrime. Ca prej ketyre antishqiptareve qellojne qe kane ne zoterime media te shumta, te ndryshme (gjithmone jo-profesionale).

"Ia vodhen oren Bushit ne fushekruje", tha nje idjot ne Tirane dhe fjala mori dhene. Se nese nuk e keni mesuar ben ta dini se e liga udheton shpejt, shume me shpejt nga nje fjale e mire. Nga mediat lokale lajmi arriti tek TG2 i RAI-t qe duhet te them me habiti me zellin per te ndotur imazhin e nje populli te ngrohte sic eshte populli im. "Hanno rubato il orologio al Presidente Bush..." proklamonte tyçi i TG-se se darkes, duke treguar ne kete menyre dashakeqesine qorre...them qorre pasi po t'i haping mire gavat do shohin se nuk ne ate rremuje eshte e pamundur te thuhet se cfare ndodhi...Ku e dine keta horra qe ia vodhen? Ben t'i kete rene nga dora apo ta kete hequr?

E me andej videot gjeten rrugen per YouTube ku grupet reaksionare grekoserbe me siguri do u meshojne me patetizem akuzave per vjedhje...

E per turp te ketyre legenave, zyrtaret Amerikane ne ShBA dhe zyrtaret e Ambasades Amerikane ne Tirane me force kundershtojne lajmin qe Presidenti ka humbur oren (qe ia vodhen jo e jo por as humbur nuk e ka). Sipas Shtepise se Bardhe Presidenti Bush e kam me vete oren. Ai ose e ka hequr vete, ose i ka rene per momentin, megjithate e ka pasur ne posedim gjate gjithe kohes.
http://www.iht.com/articles/ap/2007/06/12/europe/EU-GEN-Albania-Bush-Watch.php

Mr. Bush never lost his watch.

3 comments:

N.Ago said...

Blendi, nuk eshte e nevojshme te merzitesh ne kete menyre. C'rendesi ka, nese e hoqi vete(qe assesi nuk e hoqi sikurse tregon videoja) ose i ra(kjo eshte me e mundshmja)?
Incidenti, nese ka incident, per mua eshte per shaka.
Nje njeri me IQ-ne e atij, mund ta humbase oren, pa patur nevojen e turmes. Eshte kaq i zoti, edhe vete!!!

Unknown said...

Sinqerisht nuk jam i merzitur, as i zemeruar, me duket qesharake, por sic mund te vesh re kjo histori po eklipson ate qe duhet mbajtur e folur, Kosova.

eni said...

jo une jam e merzitur per vete ..cili eshte dallimi midis mediave te shteteve te perparuara dhe atyre jo shume te perparuara?
Ato te parat dine te fshehin kur eshte rasti per gjera te rendesishme qe mund ti prishin prestigjin vendit , ndersa mediat e shteteve jo shume te perparuara nuk bejne fare kujdes, madje ka dhe te pamend si keta qe kujtojne se mund te behen store te tilla.Bota gati per store dhe qyfyre eshte sidomos kur vjen fjala per shqiptaret qe nuk eshte se jane perpjekur shume fort ndonjehere per te rregulluar imazhin e tyre ne bote:(