1984 - Renato Pozzetto, Adriano Celentano. Per mua eshte nje nga komedite e preferuara italiane, "Lui e peggio di me" eshte i mbushur me dialog teper argetues...s'me besohet se kam qene vetem 5 vjec kur ka dale ky film. Duket se koha e ka trajtuar mire pasi ende me ben te qesh me ze.
13 comments:
quel treno per yuma
http://youtube.com/watch?v=K28HKkf-1DE
http://youtube.com/watch?v=8AmVLT6Blns
i bambini della juventus
se potessi avere due miliardi al mese
edhe një:
http://www.youtube.com/watch?v=XKrytF6N8fo
edhe mua me pelqen.ne fakt muame pelqejne tere filmat e Celentanos.
Rrofsh Blendi:)) Humori i filmave ku luan Celentano te le vertet me goje hapur:))
da qui a qui, uguale, da qui a qui, uguaaaale, uguale, uguale...:)))
Blendi!Po te shkruaj ketu tek"blogu yt"se jo vetem ma kini hequr ate kjo "eshte faqa e Perparim Hysit,por dhe ca poezi qe kam shkruar atej qe me 21 shtator,u vendoset nje si"blokazh"djathtas shkrimit qe me pengon.Nuk e di pse ndodh keshtu?
E ke fjalen per kete?
Nderkohe problemi me bllokaden djathtas te peshku eshte zgjidhur...
http://penaevjeter.blogspot.com/
I dashur Blendi!Po te rishkruaj per te falenderuar ne radhe te pare dhe,mandej, dua te te them se,po patet mundesi,ma hiqni ate blogazhin qe kini vene se tek "blogu im"nuk shkruaj se kam nje "gerc".Sidoqofte,te faleminderit.
Perparim Hysi,1 tetor 2007
a thuaj njecike me shkoqur Papi se nuk te kupj per se behet fjale.
Ke ndonje pengese per te shkuar tek peshku? Se me thua "blogazhin qe me kini vene" por nuk i bie dot ne te per se e ke fjalen...
Ne rast se ke ndonje pengese tek blogu yt personal 'pena e vjeter' me thuaj se flas me Cimin pastaj dhe e rregullojme.
Jam i gatshem dhe s'me bezdis fare, vetem me shpejego qe te ndihmoj.
Pershendetje
Blendi!Shpresoj qe këtë radhë të bëhet ndonjë gjë.Kur klikoj tek"peshku..." për shkruaj dhe vij tek faqja ku do shlruaj,djathtas ku shkruaj zakomisht mmë rrinë kutia që më kufizon shkrimin,si{kategoritë,24 karat e vazhdojnë vertikalisht,duke mos më lënë të lirë.Më parë nuk më pengonin se ,sa filloja të shkruaja në prozë apo poezi,me {enter'largoheshin.Tani janë aty duke më penguar.E kam fjalën tek kam shkruar zakonisht,de,me ndihmën tuja.Sa për blogun tim,më duket nga që jam shumë i"shkathtë" e kam bërë punën tym.Një më del me"pena e vjeter".blogspot.com;nje tjetër më del"penaevjetër".Wordpres.com dhe nje tjetër"meditime-përshtypje.blogspot.com
Kështu që më mbetë e vetmja mundësi për të shkruar aty ku dhe shkruaja më parë.Mirëpo tani,ngeci-karkaleci.
Të uroj gjithë të mirat dhe,po qe që të shkakton ndonjë telash,as mos u merr fare,se fajin ma ka koka.
Përparim Hysi,1 tetor 2007
Ia kam derguar penarit qe ta shikoje problemin por dyshoj fort se nuk eshte problem i faqes por i kompjuterit. Mos ka nevoje per nje "pastrim"?
Sidoqofte deri sa te zgjidhet mund te mi dergosh shkrimet ketu sic po flasim tani dhe do i postoj une ne emrin tend sic kemi bere dikur...
Blendi!Provova tek faqja"Howdy Perparim!" qe e ke hapur enkas për mua dhe,po ta shohësh,sa e kam nisur një tregim"Fiqtë e lashtë" dhe elashë.Kutitë penguese janë aty djathtas.Dhe nuk më lënë.Provoje një herë.Ndryshe do ta shkruaj këtu.
Të më falësh,për bezdinë.
Përparim Hysi,3 tetor 2007
Fiqtë e lashtë
Tregim
"Qaje si femër,atë që nuk ke
ditur ta mbrosh si burrë!"
Pasionarja
Qe fundqershori të atij vitit të mbrpashtë 1997.Kisha lënë punën në zyrë dhe,tek po kthehesha si zakonisht për në shtëpi,u ndala tek bëhej pazar për të blerë ndonjë frutë apo perime të stinës.
S'qe ndonjë treg kushedi se çfarë,por,sidoqoftë,aty mbi trotuar mund të gjeje çdo gjë.Treg i lirë hesapi.Oferta nga më të ndryshme dhe ti si blerës vihesh në kërkim.Je qerrata i madh:lakmon mall të mirë dhe,mundësisht,sa më lirë,duke harruar për një çast se ata të ngulurit atje mbi trotuar janë bërë që të gjithë"zanatçinj" që për të fituar sa më shumë edhe mallin kallp ta shesin për flori.Unë jam blerës pak torollak dhe as që ia them kësaj pune.E shoh me sy një mall,pyes për çmimin dhe,pasi marrë atë që blej,paguaj paratë dhe kurrë nuk hyj në pazar për më pak apo për më shumë.Kështu më ndodhi dhe atë mesditë qershori dhe për të cilën dhe po shkruaj.Gjeta fiq të lashtë që një mezogrua i kishte mbi një shportë apo kaçile siç quhet shporta në Myzeqe.I fus kokrrat në një qeskë polieteleni(Sika,ime shoqe, kurrë nuk më linte pa një të tillë!)dhe,pasi e mbusha mirë,i them asaj gruas që t'i peshonte.I nguli gremçin e kandarit të dorës qeskës dhe pashë që ishin dy kg.Tek po bëja gati t'i jepja paratë,pashë që djalë flokëgjatë,më i gjatë se unë dhe nja dy pëllëmbë,me automatik në krah,zgjati dorën në shportën e fiqëve dhe,si e qëroi me nge,e kollofiti një kokërr.Pronares i kaloi një përskuqje në fytyrë dhe,megjthatë,nuk e dha veten.Leshragjati vazhdoi me kokrrën e dytë,tamëm si në bahçen e tij dhe,kur po përgatitej të hidhte dhe të tretën,ajo grua fisnike që sapo më dha rrestin mua,i tha:-Ore bir i nënës,unë kam dalë për hall këtu dhe ti,po deshe të blesh,merr dhe tërë shportën,po unë dua paratë.Ai:-Po unë tërë shportën do e marr dhe do e marr,po do të marrë dhe ty se e di se sa më është"trashur",apo s'qenke ti si patë njetkëz.Ajo nga e kuqe në fytyrë,tani erdh dhe u nxi,unë dhe të tjerët ca më keq.Dhe po t'i shihje,vërtet që nga mosha ai ish sa një prej fëmijëve të saj.U përlot e varfëra dhe,përmjet lotësh,i tha kësaj bishe,dalë nga shpellat:-Oh,po qe kështu,ka dhe nëna ca njerëz që të tregojnë vendin.Bisha tani ungëlliti:-Ty me gjithë shportë për sot të kam mjaft,nesër më sill dhe motrën dhe,ndërkaq,zgjati dorën për ta kapur.Fatkeqja ia mbathi e lemeritur dhe po njësoj u lemeritëm të gjithë aty rrotull.Na dukej sikur dikush,një apokalips na kish godtur aq fuqishëm,sa kishim prerë gojën dhe nuk bëmë as gëk as mëk.Ky,shpellari,tek pa atë fatkeqe duke rendur ia dha një të qeshuri si gjëmimë dhe,pasi mori shportën,iku për në"shpellën e tij".Unë jam azmatik dhe nga ky stresim i vërtetë pësova një si gërç në frymëmarrje,mushkëritë filluan"zhurmën"çjerrëse dhe rruga nga asfalt më dukej se qe me gropa të mëdha.Aq të mëdha sa doja që të futesha brenda nga ky turp që mbijetova.Jo vetm më vinte keq për atë grua fisnike që një delenxhi,një plehr,një halabak,i mori erzin dhe,nga ana tjetër,më vinte turp nga vetja që nuk qeshë i zoti që t'i thosha ndal kësaj goje zezonë.Por të rrah gjoksin,është krejt kot.Jo vetëm unë,po askush në gjithë atë pazar(qe a s'qe vendi rreth 50 metro katrore!)nuk hapi gojë.Po si mund të hapje gojë,kur kallashi e kish bërë këtë përbindësh me krahë.Në ato momente(dhe tani më ngrihem flokët gjëmb!)thosha:-Ah,të kisha një armë në brez dhe t'ia numëroja mu në lule të ballit këtij lapardhari që kish vënë fletë.Tek ecja rrugës për në shtëpi,bëja vetgjyqësi me veten time dhe,kur mbërrita tek ura e Gjanicës,që është në të dalë të qytetit kur shkon për Lushnjë,e flaka qeskën me gjithë fiq.Sikur me këtë gjest doja të shpëtoja nga një makth që nuk më ndahej.Në shtëpi hyra nën trysninë e këtij përjetimi të lig dhe,natyrshëm,ime shoqe e vuri re.Se me kë bërë fjalë,-tha ajo,-sa më pa.Jo,-i thashë.E,si jo?Po ti dukesh që në fytyrë,pastaj unë të dëgjova që në fund të shkallëve që po vije(banoj në kat të dytë!)se të çirreshin mushkëritë.Desha s'desha i tregova.Dhe ime ëmë,e shkreta(mjerisht,tani nuk rron më!)më thotë:-Bir,nuk është kohë për trimëri tani.Armët janë sheshit.Ai,birbua,ka për ta gjetur belanë,kur ta ketë mbushur kupën.Se kot nuk thonë:-Nuk ka faj ai që vret,po ai që vritet.
Sikur ma fashiti,pakësa,stresin ime ëmë,por nuk më hiqej nga kujtesa ajo grua që për t'i shpëtuar kthetrave të një delenxhiu mori vrapin.Dhe qe mesogrua.Më dukej vetja i vockël sa një liliput që nuk i dola dot zot.Dhe më erdhën në mend fjalët aq të arta që i ka thënë një grua.Më rrinë tamam pas shtatit.Janë ato fjalë që i vura në thonjëza për këtë ngjarje të jetuar në atë qershor të hidhur të vitit 1997.Dhe u "hakmorra".Që prej 1997 as që më shkon mendja më për fiq të lashtë.Se sa shoh që shiten,më ravijëzohet portreti i asaj gruas fatkeqe që i mori erzin një delenxhi.Zëre se e përdhunoi.Po ai më përdhunoi dhe mua.Dhe të gjithë për rreth.Veç kur iku andej nga "shpella etij",kurba e
trimërisë u ngrit drejt qiellit.Dyfeqe pas lufte!
* * *
Kish kaluar gati nja një muaj.Çdo mëngjes tek shkoja në punë,do shihja dhe afishat e nekrologjisë se mund të ndodhte që të ikte ndonjë i njohur dhe nuk e merrje vesh.Dhe,po nuk i vajte tjetrit për vdekje,unë them se me atë i ke prerë lidhjet.Kështu bëra dhe atë ditë(fund korriku 1997)kur ç'të shoh?Ishte ai.Flokëgjati i fiqëve të lashtë.Do ta njihja dhe në mes njëmijë fytyrave.Qe 23 vjet.E kishin qëruar.Për larje hesapesh.Dhe,sado që qe i ri,ndjeva një lehtësim.Thashë:-Vdekje,këtë radhë je zonja vdekje.Ke ditur kë ke marrë.Nga ana tjetër thasë:-Oh,pse nuk është këtu ajo gruaja që mori vrapin e llahtarisur nga ky vampir?Hyra që të pija kafe tek lokali i Kozma Gjatës(pothuaj kam qenë i "abonuar" atje!)dhe shoh doktoreshe X...,me të cilën kam shumë muhabet.Erdhi dhe më tregoi:
-Sapo lashë rojen.Qe shtruar një djalë i ri,me ca leshra të gjata.Kish marrë tri plagë në trup dhe nën ulërimat e dhimbjeve,dëgjova që i thoshte të atit:-Nga ty po vdes.Se po t'më kishe rrahur atëherë kur bëja ato prapësitë në lagje,nuk do kisha katandisur kështu.Dhe,sado që u munduam,nuk arritëm ta shpëtonim.Unë,mandej,i tregova historinë tjetër(këtë me fiq të lashtë)dhe,me të vërtetë,u tramaks.Se për t'u tramaksur është.Por ,në fund të fundit,kjo ngjarje,sado e dhimbshem,nuk është e vetme.Sa kobe të tjera kanë ngjarë,ndoshta dhe më keq.Nga gjithë ky vit i mbrapsht,vallë a kemi nxënë?Se nga pësimet duhen nxjerë dhe mësime?Kemi nxjerrë,vallë?...
Përparim Hysi, 1997-2007
Dërguar për"peshkupauje" më 4 tetor 2007
Post a Comment