1/10/07

Sa të bukura janë paratë


Nuk e di pse por gjithmone me ka pelqyer t'i shikoj parate nga afer, te kerkoj me sy neper detajet dhe te admiroj punen e artistit qe i prodhon kartmonedhat.
Perpos punes te imet e plot sqime qe kerkohet nga ata qe prodhojne para, ka edhe nje efekt psikologjik te ndjeshem qe e ben njeriun te "kerrnaqet" kur shikon cash-money. Se si te hapen syte, e ben nje "double take" kur gjen qoft dhe nje dhjete leksh ne rruge. Ne fakt une jo vetem do i zgurdulloja syte, por do ulesha ne gjunje te lutesha, aq shume do me prekte shpirterisht sikur te gjeja nje Dhjete leksh Shqiptar ketu ne Shtetet e Bashkuara. Do ta quaja shenje nga Perendia. "Sotir!"

Dikur ne Tirane benim ate lojen ku i lidhnim nje fije peri nje 100 lekshi (me te vjetra) dhe e linim ne mes te rruges dhe fshiheshim pas ndonje shkurreje me fijen ne dore. Kur e shikonin kalimtaret e keputur te Tirones, e ndiqshin ndersa ne terhiqnim fijen...po nje here nje pensionist e kapi 100 lekshin me hapin e tij galopant - eh ca sherri u ka bo masandej...


19 comments:

bizele said...

Mireseardhe!
Kur kam qene e vogel dhe une kam pasur te njejtin kuriozitet/interes per leket, dhe koleksionoja monedha nga me te ndryshmet (nga vendet qe vizitonin te afermit, mami& babi kryesisht).
Tani kam nje lloj neverije ndaj lekeve. Mbase pjeserisht sepse jam mesuar keq me letra crediti, dhe portofoli im ben feste kur radhe ndonjehere i fus ndonje 5 dollarsh brenda.

ET said...

Blendi thote"Lol, erdha erdha "
paske ardh me menje t'mir ! :D

ET said...

t'kom dergu dhjet lek, i ke tek peshku. :D

Unknown said...

E vura re plako, te lash nje koment ne flickr, i kerkova babit ca leke shqiptare te mi sillte per ti fotografuar...mi pruni nga te xhepit zhubra, zhubra he he

Ll.T. said...

Edhe ti lekist na dole re? Pupupu c'osht bo ktu :)

Une akoma e kam koleksionin e monedhave te mia, e solla nga Shqiperi ne Amerike (se bashku me ate te pullave). Ka lezet kur te rendojne ne dore!!

eni said...

edhe une e kma koleksionin po e kam lene ne Tirane:(
paskena qene e jemi lekista te gjithe ,vetem Bizelja paska vu men me duket:)
jo se tallem se dhe kartat e kreditit nuk jane gje e mire fort se te hapin zorren keq.une per evet nuk perdor , ama perdor karta automati dhe kryesisht ate perdor kur dal te blej diçka.

ET said...

"Ka lezet kur te rendojne ne dore!!"
monedhat shqiptare ? Ll.T

Unknown said...

L.L. Cool T. (llukani ky) e ka fjalen per monedhat, pa kartmonedhat shqiptare...kan pas thene dikure, "O bo keq per pare veni, se marka, dollare ka sa t'dush"

eni said...

:)e forte kjo..

Ll.T. said...

Mos me beni te peshoj koleksionin tani!!!!!!! :)

eni said...

ej nuk e di se kush e ka fut blogun tim tek arqipelagu i peshkut , po sidoqofte ju falenderoj fort:)

Ll.T. said...

Eni, i gjithe "faji" eshte i Blendit :)

Unknown said...

guilty as charged! :)

bletebzz said...

blendi po ate lojen me kuleten me m... e mbani mend?
e ka ngrene njehere dikush i gjore! lol

Unknown said...

hahahaha, nuk e dija, po si e vinin m. ne kulete?
hahahaha, vdiqa! :)

ET said...

Llukan,monedhat te rendojne kur e ke doren ne xhep?
te pantallonave.

tetena said...

Nje gje eshte e sigurt duke lexuar dhe numuruar komentet, ky blog fillon mire dhe pasur jeten e tij.
Une kam ngelur tek koleksioni i letrave te jashtme. Kujt i kujtohet ky lloj koleksioni ??

eni said...

Me kutjohet fare mire Tena,po si s'me kujtohet.kam pas "tan at koleksion" :)
isha krenare me motren qe e kisha..nje detaj idiot: paketat e medha te karameleve i therrisja nena , ndersa letrat e karameleve : biri:) e di qe do qeshni po dhe une ndaj e shkrujta qe t'ju argetoj pak..Babi ishte merzit aq shume nga budallalliku jone dhe rremuja qe shkaktuam ne shtepi sa nje dite na i dogji me ceremoni dhe e di se ça tha kur i dogji: s'mi lejon partia:)[ e kush babi im , gjoja komunist i lindur:)9dhe ngaqe fjala parti ishte tabu [dmth ç'thote partia , zere se e ka thene perendia (ket shprehje e shpika tani by the way)], pranuam si te shushatura..tani qe mendoj them se babi beri nje veprim shume te zgjuar sepse ndryshe s'do kishte Zot qe te mi merrte mua to letrat:)
eh moj Tena , ç2na fute ne kujtime tani:)

shqipo said...

blendo, ca dreqin do qe na hap kshu plagesh???

edhe une, guilty as charged, bashke me vllain kemi pas koleksion: pullash (une luja, vllai me rrifte qe i vidhsha pullat), monedhash te vjetra (shqiptare dhe te huja) dhe letrash karramelesh, camcakizi (te huja, sigurisht). jane te gjitha ala diku ne bodrum ne Tirone.