
Pardje nisa te lexoj "Ndjekësin e balonave" nga Khaled Hosseini. Eshte e tille histori frymezuese qe te ben te deshirosh ta perkthesh per ta ndare me te tjeret. E bleva rastesisht. Jam shume impulsiv me librat qe blej, e i blej gjithmone kur kam dale per te bere tjeter pazar. Dicka me terheq, dhe davaja e rezistences ne shumicen e hereve eshte e humbur qe pa filluar. Sepse nuk i qendroj dot deshires se madhe per te mesuar historine qe fshihet mes faqeve. Kesaj rradhe gjeta nje perle.
Ky eshte libri i pare i Hosseinit, i cili me profesion eshte mjek ne ShBA. Ka emigruar nga Afganistani ne moshe te vogel, por me "Ndjekesin e balonave" ai kthehet ne femijrine e tij, ne Afganistanin e fillimviteve '70. Historia pra eshte deri diku autobiografike, dhe tregon se si e kaluara gjen nje menyre per te na arritur sado larg te shkojme. Hosseini shkruan anglisht, me nje stil natyral, asnjehere i merzitshem, gjithmone i thelle ne transmetime nuk ka asgje prej fillestari ne kete liber. Dhe pas suksesit te "The kite runner", Hosseini nxori ne maj te ketij viti romanin e dyte, "A thousand splendid suns". Do kisha vertete deshire ta perktheja, po te kete ndonje lexues qe di si funksionojne keto ne lidhje me shtepite botuese shqiptare, le te me lere nje mesazh.
16 comments:
oh it's a good book. I'd stay up really late and cry like and idiot till I finished it last year.
I was planning to go to a book signing for his new book but he canceled because of a family death.
When I get a chance I want to read the new one.
PS: That's a great idea Blendi. Hopefully you'll figure out how to go about it. Good luck.
I recommend reading his second new book too because its so impressive and so sad and beautiful at the same time. The way he describes the characters and the stories related to each one of them is mangifique!
Enjoy it!
Bland flm per sugjerimin.do ta blej sakaq.nderkohe dhe une si puna jote jam perhere kur dal per pazar ose shopping me hipen dhe dallga e blerjes se librit.ne taksim (nje nga zonat me popullore ne stamboll) ka disa librari shume cool , ku njeriu behet dhe me i uritur per te blere libra dhe nga muzika cool qe te nxit si pa dashje:)
nga ana tjeter te uroj fat te gjesh nje shtepi te mire dhe jo te korruptuar botuese ne atdhe sepse do te me vinte keq per punen tende nese nuk do ta merrje ..ndodh shume shpesh kjo gje fatkeqesisht ne Shqiperi:(
Ti mund ta besh perkthimin dhe per kenaqesine tende dhe te lexuesve te peshkut \ another point of view :D
hajde secili per vete meno ktu:DD
Blend, sot e pashë në treg dhe e bleva...dhe po e lexoj. Është në shqip. E boton sht.bot. OMSCA-1. E ka përkthyer Ledia AGOLLI. Deri tani më duket i përkthyer jo keq. Po jam akoma në fillim.
Të përshëndes!
kam disa vite qe e kam lexuar dhe me ka pelqyer shume (pervec fundit qe mu duk pak i egzagjeruar dhe i pa nevojshme). me beri te qesh e te qaj shpesh. kam ngelur pa blere librin e tij te fundit, dhe kushedi kur do behem mbare ta lexoj...
p.s. me sa di po pergatitet dhe si film "Kite runner".
@Bizele, flm per informacionin. E vertete qe eshte emocional, dhe filmi po behet, e vertete gjitashtu. :)
StrangeMAN - me vjen mire qe e paske blere, te falenderoj per konsideraten, nuk do zhgenjehesh.
Kur ta mbarosh do kisha deshire te ndanim mendime te metejshme, ndoshta ne nje teme tek sofra jote...
tung
Padyshim. Me sa shoh është nga ata që lexohen rrëmbimthi.
Të përshëndes!
E kam lexuar shqip per 5 dite dhe me mbertheu keq. Ishte fantastik dhe me shume ndjenje te paster. Blendo, ke gjetur vertet nje perle me intuiten tende. Edhe filmi ka dale por nuk e kam pare akoma.
-Per ty edhe njemije here te tjera
Sapo e mbarova. Më pëlqeu. Të falenderoj që e sugjerove. Nuk munda të mos vërej shumë paralelizma me historinë e shqiptarëve.
I bukur.
Të përshëndes!
Perkthim i mire ne shqip?! Me duket krejt e kunderta. Mjafton te hapni faqen e pare ku shkruhet kushtimi qe autori i ben librit: "I kushtohet Filan Fistekut, 'noor' i syve te mi!" Noor i syve te asaj perkthyeseje!!! Pacavurja e perkthimeve shqip eshte nje teme qe miletit s'ia mban ta hape, sepse shtepite botuese, ne mase te madhe, dalin me buze te kuqe dhe te felliqura perballe lexuesve. Perkthim acarues!
Pasi që isha në një lidhje me të për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me të gjitha forcat ta ktheja, por gjithçka ishte kot. Doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta me gjithë zemër, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar me emrin DR Dawn, i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam lloji i personit që nuk besonte kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. I dërgova një email magjistarit dhe ai më tha se nuk kishte problem, se gjithçka do të ishte mirë brenda dy ditësh dhe se ish-partneri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai e bëri magjinë dhe çuditërisht, ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish-partneri im më telefonoi, i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e një magjistari mund t'i dërgojë email në (dawnacuna314@gmail.com) ose në /WhatsApp në: +2349046229159
Për magjinë e ribashkimit.
Për magjinë e shtatzënisë.
Magjinë fituese të lotarisë.
Çështjen gjyqësore fituese.
Bimë për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve si,
HIV AIDS, kancer, herpes dhe më shumë.
Post a Comment