2/27/07

Realitet i deformuar ngjyrësh


Këto fjalë të Morfeusit nga Matrix më vijnë ndërmend sa herë hedh sytë tek politika shqiptare. Është thjeshtë një rresht nga filmi, por për shumë shqiptarë egzistenca e dy botëve paralele është një realitet konkret. Nëpërmjet gjyslykëve të çmendur të politikës mund të jesh njëkohësisht kriminel dhe hero, kurvar dhe i virgjër, xhelat dhe viktimë. Dhe pak, fare pak rëndësi ka ëfarë është e vërteta, aq më pak rëndësi ka e drejta - rëndësi ka vetëm mënyra se si ne e shohim situatën. Sepse Pikëpamja prodhon Realitetin.

Jeta shqiptare ngjyroset kuq e blu deri në çdo ind e në çdo qelizë. Politika konsumohet po aq sa cigarja, në garë të rreptë midis tyre se cila do na vrasë më parë. Në mos vrafshim njëriatrin ndërkohë për hiçmosgjë. Është qesharake në fakt, se si i njëjti realitet mund të shihet kaq ndryshëm nga njerëz që i përkasin të njëjtit vend fare të vogël. Sikur të ishim grupe të mëdha me konflikte interesi - hajde de, po ajo shoqëri e vockël ka për detyrë - përpara se të avancojë luftën politike - të rregullojë atë byth-vend. "Se aq i gjo osht!" Pa ujë e pa drita, o bij të shekullit të ri. Sa keq që mungon zemra dhe mendja atëherë kur duhet më shumë. Por gati-intati politik-genetik, ta çan kokën me karrige. "Për hir të vijës së Partisë unë e ther fqinjin me thikë, e bëj vëllanë harram, dëgjove?! Oj ky, shaka Filan Fistëkun! U bëre ti bir bushtre!"

Sa turp të sillemi në ketë mënyrë barbare me njëri tjetrin, për parime gjoja të majta dhe të djathta, që janë thjesht fantazi kolektive. Dhe arrijmë të dhunojmë njëri tjetrin, fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht, për pornopolitikën dhe aktorët e saj Punistë që akoma zotërojnë skenën me absurditetin e të qënit akoma aktorë. Nuk di ç'mrekulli presin disa prej këtij cikli shterpë që po përsëritet me të njejtin pasukses të frikshëm. Me të vërtetë nuk di cila magji a sy i keq na mban ngërthyer, armik më të madh se vetja nuk paskemi patur ama. Mbetëm gjithmonë një grusht njerëz që nuk u bëmë dot një herë në një mendje. Që kemi për borxh të arrijmë majat e suksesit individual kudo në botë, por që nuk prodhojmë dot një shtet, rrjedhimisht as vend përsëmbarit. Shqipëria do mbetet një "Underachiever" (i parealizuar) tragjik, për sa kohë të vazhdojë të përtypë kokrra të kuqe apo blu.

7 comments:

tetena said...

e keqja eshte qe ne jemi te gjithe dakord, veç nuk kemi gje ne dore. Edhe une mendoj qe Shqiperia ka nevoje per gjera te vogla qe bejne nje vend te jete normal. Ndaj dhe drama eshte mungesa e alternativave politike serioze.

eni said...

pershkrim i shkelqyer..ngrihet nje dolli per kete!bravo Blendi!

belle_fleur said...

e ke vulosur Blendi!

bizele said...

O Blend, mire politikanet shqiptare, po ahh sikur te te lexonin ata pseudo-analistet e politikes shqiptare qe kane kaq dite qe bejne gam gam kot neper televizionet shqiptare, duke e ndotur gjuhen shqipe me mijra fjale te huaja- pjese keto te fjalive te shumta te cilat i marrin shabllon nga librat e shkencave politike.

edrus said...

Blendi,nese do te kishe mundesi te krijoje nje 'njgyre' tjeter....c'dimensione do te kishte ne ate 'realitet'-in tend??

Me sakte,si do ta ndertoje(deshiroje) ti (jo njeriun e ri ;)) realitetin e shoqerise ne pergjithesi dhe te asaj Shqiptare ne vecanti?

Eshte nje pyetje qe ja kam bere nje here vehtes.... dhe ndershmerisht,edhe ne vehtvete 'perplasesha'....sa ne kuq e sa ne blu....

Pse s'provon ta thellosh me teper kete shkrim me nje sondazh tek peshku(dmth se si do ta deshironin peshqit 'realitetin' Shqipetar)?

Unknown said...

IDEJA PER SONDAZHIN ESHTE E MIRE
ka vetem nevoje te kthjellohet ideja. Une te kuptoj shume mire, ti don edhe rrjete sociale te forte, por do edhe ekonomi tregu te forte.

Keto ne mendjen tone automatikisht imagjinohen si te kuqe dhe blu, c'ka ne fakt eshte koncept i vjeteruar i shekullit te shkuar. Gjerat nuk jane me kuq e blu, mendoj i gjithe spektri i ylberit eshte i nevojshem po qe se duam te ndertojme nje shoqeri te shendetshme.

Le te mendojme, si do ta perfifrazojme nje alternative qe refuzon te mbese njengjyrshe.

keto dy komente te fundit po i transferoj tek peshku ku ky debat eshte shtruar gjithashtu.

Lost in Translation said...

o blendi, meqenese sapo lexova artikullin tend te mapo dhe mesa duket je i interesuar per fushatat dhe mediat, dhe qenke ne boston, here is an interesting event that you might want to check out, sorry spo di ku ta post tjeter, nuk shoh gjekundi adrese emaili tenden.
Kennedy School of Government. Cambridge, MA.
MONDAY, MARCH 19, 2007 6:00 PM
CAMPAIGN 2008: Looking Ahead
A Panel Discussion With:
DAVID AXELROD
Senior Strategist, Barack Obama 2008
NICK BALDICK
Senior Strategist, John Edwards for President
PATTI SOLIS DOYLE
Campaign Manager, Hillary Clinton for President
MARK HALPERIN (Moderator)
Political Director, ABC News; Founder & Editor of ABC News The Note;