1/16/07

Fotografi e vjetër


Kjo fotografi eshte shkrepur ne nje nga studjot e dikurshme te fotografive ne Tirane, prane Kinema Republikes (as kjo nuk egziston më me kete emer). Kam qen diku tek 2 vjeçet, cka e ben kete foto te vitit 1981. ..prindrit e mi ishin te dy me te rinj nga ç'jam une tani, gje qe kur e sjell ndermend me ben mendoj se jam vone. Do kisha dashur fort te krijoja nje tradite - duke shkuar edhe une te beja fotografi me tim bir a time bije ne studjon ne fjale, porse fati e deshi qe brezi im te jete "brezi i ikur"...

Kjo eshte nje brenge qe nuk me leshon.

Nuk di ku i kam shoket e klases me te cilet u deshem aq shume dhe kaluam vite te shkelqyera. Shoket e klases jane te gjithe jashte shtetit, asnjeri (pervec ca kokrrash) nuk ka mbetur ne Tirane. Ne u larguam njeri pas tjetrit, u arratisem qe te vegjel per te mos u rigjetur dot kollaj.

Them shpesh me vete:
"Ah sikur Shqiperia te ishte nje vend normal! Sikur te mos kishim nevoje te iknim keshtu sic ikem..." - jo per gje, por do kisha dashur qe ashtu si im ate beri me mua, edhe une te mund t'i mesoja tim biri rruget. Im ate me merrte me vete ne stadjum cdo te diele, dhe rruges une mesoja qofte edhe te flisja dialektin e qytetit tim nga "shoket e babit"... ka nje magji ne kete shkembim brezash, dhe nje thyerje qe ndodhi kur braktisem Tiranen.

E paskam te veshtire te shpreh cfare dua te them. Dua vetem te them se kam shume mall dhe do kisha dashur te mos isha larguar kurre nga Tirana ime. E nga ana tjeter kam mllef, sepse nuk ikem per qejf por te detyruar nga rrethanat...
"Zogj te korbit" thone disa. Eh! - zonjte e korbit i ndan natyra, por ne na ndan halli - kurse keto komunitete te vogla kibernetike qe krijojme nuk jane vetem shprehje e e deshires sone per te qene sebashku.

12 comments:

ET said...

faleminderit per foton. Me bere te mendoj.

bizele said...

Eshte nje brenge qe e ndajme te gjithe ne "te ikurit". Mendoj dhe une shpesh per momentin kur te kem femije. Sa do ti ushqesh me dashuri per vendin tone, nuk do ndihen asnjehere shqiptare te mirefillte ne qofte se rriten ne vende te huaja, dhe kjo me brengos. Pastaj mbushem dhe une me ate mllefin qe ndjen ti, mllef per fatin e Shqiperise dhe faktin qe na u desh te iknim.

ET said...

faleminderit bizele !
Gati kapitulli i dyte. :D

edrus said...

Sa bukur dine ti thone ca njerez gjerat pa na bere per te qare.

Blendi,tek po ajo studio qe thua ti,kam bere dhe une me familjen time nje foto ...ka ndenjur ne nje kornize per shume kohe,deri sa motres ju mbush mendja qe te tregonte 'talentin' e saj per modifikim fotosh...ju kujtohet ngjyrosja me ato letrat thithese qe thanim njollat e bojes qe binte nga pena(ajo letra qe benin lulet artificiale)....megjithese e "modifikuar" perseri mamaja e mban te 'veni'

Ll.T. said...

Blendo me duket se paske lexuar Remarkun keto dite, te pakten mua keto fare mendimesh me shtinte ne mend dikur.

Unknown said...

eh, cuna goca, jo per t'ju bere qejfin juve dhe vetes, por njerezit qe kane mall per te kaluaren e tyre shprehin keshtu padashur se kane sens shume te forte te "vetes".

Une nuk jam pishman per asgje, por ndonjehere me duket se sakrifikova dicka kur ika - vetem, 17 vjec. Dhe cunat e gocat qe takova ketu - po ashtu si une, vetem, dhe ishim femije.
Vetem shqiptaret di une qe kane lene femijet tu ikin nga shtepia, si neve, po nje popull i tere ama..kush nje vajze, kush nje djale, kush te gjithe kalamajte...

Ku i kini kusherinjte? :)

eni said...

Ah Blendi..me morre me qafe me kete tregim.kam pas kaq kohe ne mendje te shkruaja per kete fakt madje e kam dhe "draftin" :) ne mendje..
eshte e dhimbshme sesi te gjithe kemi lene aq shume pjese nga vetja jone atje..pjese qe nuk i kthejme dot me..ndaje kuptoj shume mire kete shkrimin tend dhe e ndaj sikletin bashke me ty...

tetena said...

Fotgrafinë tek kinema republika tjetri e bëri në maturë. Kujt i kujtohet fotografi më i lashtë tek rruga që shkon tek treni. Po fotografitë tek Skënderbeu. Duhet ti skanoj. Edës do ti vij një çik për të qeshur.
Unë kam fëmijë dhe ju flas shumë pak në shqip dhe më vjen shumë keq. Në fakt kam filluar të nevrikosem në frëngjisht. Nga ana tjetër kam takuar shqiptare të lindura e rritura këtu dhe që interesohen për vendin (nuk duhet humbur shpresa).
Nuk kalon ditë që të mos mendoj për atdheun dhe blogu është një mënurë për tu afruar me të.
Dhe mjaft na bëre për të qarë brisko.

Agobooks said...

Bravo Blendi!
Mjafton.

ET said...

foto "Fatosi" quhej.
ehh mo Blendi.N'at koh Tirana ishte e vogel.(rreth 200 mij banor)
Nji zot e di sa her mund te kem shkuar ne stadjum me babin tend ose birre te kem pire tek tymi.
(garantoj qe s'jam zene me njeri ne jete,nuk kam qene rrugaç :))
Troç pash veten, brezin tim. :)
Tani po deshe na ve ndonje gje tjeter,s'mbohet me hy. :))
nostalgjia eshte nje buçe e keqe. :)

belle_fleur said...

"fotografi e vjeter" por qe mban aq shume kujtime dhe nostalgji brenda sidomos per ty Blendi qe po e ndan me ne te tjeret kto momente te se kaluares qe eshte e mbushur me bukuri dhe trishtim njekohesisht.

Flm qe risjell per ne momente te tilla sepse na ben te rijetojme sado pak kohen e shkuar dhe pse te gjithe jemi koshiente qe s'kthehet me:(

shqipo said...

blendo, kam kalu 7 male qe te vij te ky blogu jot. jashte temes: ore po shyqyr qe po flasin shqipot kaq shume neper blogje se para ca muajsh na, s'gjeje gjo fare.

kthim te tema:
1. leje leje c'na kujto... edhe une si ti. gjithmone menoj per kto gjona por... s'me ka majt te shkruj te blogu. jo per gje po ti e ke parasysh qe ne meshkujt shqiptare e kemi i cik te veshtire te tregohemi qe ne fakt e kthejme koken mbrapa nga e kaluara me nostalgji.

edhe mu shumica e shokve jane shpernda si te korbit, shume pak kan ngel ne memedhe. por dicka me ngelet: darken e matures e kam bo ne tirone :)

2. Ashtu sic tha me te drejte e.T., ajo ka qene foto Fatosi. me vjen mire qe ju kujtohet, se fotografesha eshte gruja e xhajes tim.

tetena: per cilin fotograf te lashte e ke te rruga per te treni?