1/13/07

Takim i Humbur


Korridori i lagesht e i zymte i shtepise nr. 8 pergjate shetitores, me shkallinen prej mermeri te kuq te erret dhe dy amure te bronxte permbi parmake, nga nje ne cdo ane.
Ndoshta dikur kishte qene pallat zoterinjsh (trokellime takash te holla shkalleve, ne hije fytyra te zbehta grash te reja me vel ngjyrevjollce, ndersa jashte, pas oresh e oresh, ne pasqyrimin e lepire ne te gjelbert te gazit, kuajt e humbisnin durimin duke perplasur thundrat mbi gure). Pastaj kishte filluar pak nga pak te merrte te tatepjeten, perhere e me pak njerez elegante e me shume shites ambulantë, dhe karrocat e shkaperdara, tani vec ndonje kamionçine, a makine private, por rralle e me rralle, ama; dhe dielli nuk hynte kurre, sepse paradhoma binte nga veriu, as hena kurre; dhe ne henezen prej qelqi te mesakut portjera flokeshprishur e shtepise, duke kapsallitur syte.

Po ti a ishe ate dite? Me ke pritur? E nese po, sa me ke pritur? Une rendja per te mberritur ne kohe, duke dihatur, duke u penguar, mund te me merrnin per te marrë. Por do ish dashur te fluturoja. Isha larg, i flakur tej nga jeta krejt papritmas, ne nje distance te frikshme nga ti, qe s'mund ta dije.
Keshtu, kur ora eci aq shume, sa ishte e pamundur te mendohej qe ti ndodheshe ende aty, une reshta se vrapuari dhe, dalengadale, sot kam arritur por ti s'je me.
Nuk je me, sepse kane kaluar shume vite, dymbedhjete vjet rruge te panderprere ne drejtim te kthimit, dhe amuret e bronxta jane zhdukur, ne fyturat e vajzave prej allçiu nen qemer, pluhuri ka krijuar rrathe te neveritshem te syte, dhe suvate e rena, dhe ne henezen e qelqte te mesakut portjerja flokeshprishur qe kapsallit syte, perhere. Dhe aneve tabeleza njera mbi tjetren "Dentist ne katin e III - Sittam, perfaqesi reklamash - Farera vajore - Vinci-Guerra ne te IV - Noteria Rossi-Schaffera" Dhe nje tablo e madhe e fotografise artistike Lebois me fatalen me syte nga qielli, burrin mondan me monokel dhe buzeqeshje trashanike, vajza e vogel e maskuar si dame e viteve shtateqind, gjenerali me uniforme parade, mbushur me stringla, borgjez i rende e i flashket, ne syte e kermillte barra te tmerrshme familjare. Kurre, pra, dielli s'ka hyre ne kete korridor te mallkuar; as cicerima zogjsh, as hije resh ne arrati. Por vajtje-ardhje pa hare, peshtyma ne pluhurin e vjeter, lart e poshte njerzit per te noteri e dentisti.
Une pyes:
"Me falni, valle mos keni pare gje "filankën"?"
"Kur?" pyesin.
"U bene fiks dymbedhjete vjet."
"Po" pergjigjet njeri, "me kujtohet. Po rrinte ne kembe e po priste. Kishte nje pallto blu e nje kapele me lule. Ishte e hirshme, shume e hirshme"
"Seriozisht ju kujtohet? Pas dymbedhjete vjeteve dhe ju kujtohet?"
"Edhe sikur pesedhjete te kishin kaluar, prape pse prape do te me kujtohej shume mire, perhere do ta kujtoj... E njoha pikerisht atehere, ate dite, tek po priste para portes se madhe. Binte shi. Priti rreth nje ore. Pastaj une e shoqerova me cader ne shtepi...Është ime shoqe, zoteri, me ndjeni."

Dino Buzzati

5 comments:

eni said...

me pelqeu shume ky tregim Blendi , shume i goditur.Nuk e njof kete Dinon.Italian eshte?
meqe ra fjala ajo foto qe ke vene si logo ka dale klas:)

edrus said...

Blendi,non è che hai trovato per puro caso un parallelismo della tua vita in quell racconto?? :)
"Ogni lasciata e persa" thote e.T :)
Prandaj here tjeter,jo shi,por edhe gure te bijen...mos mungo me ne takim :P

Unknown said...

Mah, ogni racconto ci insegna qualcosa a tutti. Non ho fatto tardi - ho fatto degli errori. :)

Por sidoqofte une Dinon e vendos edhe pse me pelqen "grushti i rende i prozes se shkurter"! - non sono poi tanto male! :) - As fort pishman s'jam, mos e dhente zoti, po ca gjera do i kisha bere ndryshe...

@Eni, te prezantoj Dinon, njeri nga prozatoret me te cuditshem, te vleresuar dhe kritikuar ne te dy ekstremt. Per mua eshte (ishte) fantastik.
Lexo medoemos "Shkretetira e tartareve", ose ang. "The Tartar steppe".

eni said...

do ta gjej dhe do ta lexoj Blendi.me peşqeu vertet stili i tij..me pelqen sesi i nderthur dhe lidh fjalite..duket sikur harron diçka me qellim teksa shkruan.une kur mundohem te zhgaravis diçka vete , kete stil ndjek:)jo se shkruaj shume jo kur me vjen ndonjehere frymezimi:)

eda said...

Buxati eshte autori im i preferuar ne zhanrin e tregimeve te shkurtra. Mbaj mend qe para ca vitesh bleva ne nje nga ato tezga e librave qe jane rrugeve te Tiranes, vellimin me tregime "Gruaja me flatra" per 50 leke. Besoj qe jane tregimet me te bukura qe kam lexuar deri me sot. Madje tani po e lexon edhe im ate...i pelqeu edhe atij shume.