9/18/07

Trouble I

Bera t'i them se shoqeria jone e teperuar do tu jepte material gojeve te liga por fjalet me avulluan ne buze. Nuk munda te bezaj. I lash' syte te rreshqasin ngadale atyre faqeve te lemuara e mandej te rrokullisen gushes së porcelantë. Të tille hir qe geishat do ta kishin zili, dhe nje sekret bukurie, rinine. Ndjeva nje deshire te forte per te nuhatur aromen e lekures se saj, ta shtrengoja pas trupit tim, t'ia pushtoja gojen me timen.

Ndjenja e befte e fajit me permendi si nje goditje me brryl ne ijet, "ajo nuk te perket ty". Perpjekja ime per te arsyetuar eshte e pasinqerte si mjegulla hijerende mbi liqen, nje mengjesi shtatori, qe do te tretet shpejt pasi te dale dielli. Eshte vetem ceshtje kohe, kurse telashet jane ceshje preferencash, prandaj une e di se ne te vertete nuk kam asje shanc per te rezistuar...Edhe ajo e di dhe qesh sikur per te konfirmuar kotesine e perpelitjeve te mia. Nese do te permendja pikerisht tani thashethemnajen qe nderkohe po formohet ashtu sic rritet nje pirg plehrash me siguri do ta largoja, si trap i lindur, si gomari i bezdisur qe largon me bisht fluturen me te bukur. Fundja gojet e liga nuk ishte e thene te hapeshin, thashethemet ketu perhapen me shpejt me email dhe mesazhet e çastit.


"Ty te ka zene qymyri me mua", thote dhe shkrihet se qeshuri. Mua me shkrihet zemra ne gjoks e me bie ne fund te stomakut si trahana.
Me behet sikur mbi salle, si nje eklips ne mesdite bie njeheresh qetesia, nuk degjoj me mollezat qe godasin tastet. Te gjitha bisedat nderpriten, veshet qe ushqehen me skandale ngrihen, syte picerrohen dhe kokat kthehen pergjysme nga ne. "E degjove cfare i tha?". Profesori krruan fytin. Diku nje stilolaps rrezohet ne dysheme, nje dore zgjatet dhe e kap. Per kushedi c'arsye leshimi i stilolapsit nga tavolina mu duk si vetevrasje e mbetur ne tentative.

"Te eshte rritur mendja, une nuk bie ne dashuri me vajza qe kane te dashura" - e kundershtoj, me teper per te thyer konfidencen e saj sesa per te fshehur diellin me shoshe. "Pastaj, kam pare fotot e Lizës, nuk kam ndermend te hyj ne telashe me te. Harroje vogelushe." i peshperis me nje kinsebuzeqeshje qe e ndjej te stisur ne buzet e mia. Lutem qe ajo te mos e dalloje dot kete. Ne te vertete, nuk kam frike nga e dashura e saj, biles ne nje nivel egoist me vjen mire qe kam rizgjuar interesin e saj ne meshkujt. Per hir te se vertetes e dashura ne fotot duket tip i rrezikshem. "Pse duam gjithmone ate qe nuk mund te kemi?" me pyet beftas. Une nuk di ta interpretoj aty per aty ate qe po mundohet te me thote, e shoh ne syte prej kafeje te thelle duke u munduar te penetroj mendimet pas tyre. E nga gjahtar e gjej veten gjah kur me ato sy ajo me leshon nje magji nga "Qyteti i ndaluar".


Zbres shkallet dy nga dy nen nje qiell blu pa sekrete. Studentet e piktures jane shperndare neper parkun para godines me tabaket e medhenj te vizatimit qe nen diell shkelqejne si pasqyra vezulluese. Dikur edhe une kam bere te njejten gje. E degjoj te me therrase. Kthehem vertik. Pendohem qe kthehem aq vertik. "Prit, dua te pi nje cigare me ty para se te ikesh". "A kam faj?"mendoj ne nje perpjekje shterpe per te mjekuar ndergjegjen.
"E dashura jote ngjan me nje ish te dashuren time" i them duke kundruar menyren sesi mban cigaren mes gishtave, si nje femije qe mundohet te imitoje nje te rritur, e ajo femije nuk eshte. Me majen e kepuces ngacmon nje tulipan te verdhe, syte i mban ulur sikur e ka kupuar qe une fajin ia kam veshur asaj. Pastaj permendet
"Hahaha, ndoshta duhet te dalim ne "double date". Ndoshta te dashurat tona pelqehen." Me shkel syrin. "Ish", i kujtoj, "thash nje ish e dashura ime, po aq psikopate sa tendja". Ajo me afrohet dhe une ndjej fushen e saj magnetike. Me le nje te puthur ne faqe, pastaj ma ngul nje dore ne shpatull. "Ik tani, shihemi neser. Zhoi Gin". "Zhoi Gin" perseris une dhe marr me mend se domethene "Mirupafshim". Qe aty drejtohem nga parkingu me diellin mbi koke si nje projektor hetuesie. Me behet sikur floket e saj me kane rene ne balle e me zene syte, me behet sikur eshte me mua, padyshim eshte ne koken time. Ndjeva fluturat ne bark dhe si nje deja-vu, pata ndjesine e forte se isha serish gjimnazist, ende i pamesuar me punet e dashurise. Dhe per nje çast te vetem, nuk qesh' i sigurt ku ndodhesha.

6 comments:

Krasta Krau said...

Kjo duket interesante.. a vazhdon apo mbetet te momenti i heqjes se kembeve zvarre me zemren e lenduar...
Pune e paqme...

meditime-pershtypje said...

Ne e le me kaq,o miku im,mua me zuri lemza keqas.Si mund ta lesh keshtu.Po qe ajo e fotografise,sado plak qe jam,do nisesha ne kembe vetem e vetm per te.Sec kane nje sharm ngacmuesd keto aziatiket.Te paca fatin,o mik...

eni said...

Blend me kenaqe shume bukur ky tregim.Gjuha shume e kendshme , e pasur dhe metaforat te goditura.Mos ndalo me kaq ,duam prape...

ET said...

Blend me pelqeu rrefimi. Nderthuarja e se shkuares "(ty te ka zene qymyri me mua) me te tashmen krijojne bukur momentin " as ne qiell as ne toke" "as dje as sot""as enderr as zhgjender"
Bukur!

Agobooks said...

Mbresat me një ..Gejshë siç themi "Mbresat e një Gejshe"!

belle_fleur said...

"Ndjeva fluturat ne bark dhe si nje deja-vu, pata ndjesine e forte se isha serish gjimnazist, ende i pamesuar me punet e dashurise".

Shume bukur i ke pershkruar emocionet qe te kane ndjekur per nje moment sado i vogel qe te kete qene.