3/15/07

PIZZA WARS

pizza2.jpgNe shqiptareve na pelqen shume te thyejme "rekorde boterore", figurave te medha historike dhe te tjere njerezve te famshem u gjejme gjithnje ate fijen e padukshme qe i lidh me Shqiperine. Ndersa kesaj rradhe, kemi gatuar picen me te shtrenjte ne bote. Nje tjeter rekord i pabesueshem. Kushton fiks 1000 dollare amerikane. Pice me kaviar, gaforre dhe salmon - asortemente jo autoktone shqiptare por s'ka gje. Ne fakt picen e ka gatuarnje shef ne nje restorant njujorkez qe ka nje bashkepronar shqiptar. Por besoj kjo eshte boll, qe te mburremi pizza.jpg "Nje shqiptar ben picen me te shtrenjte ne bote". Kete mund ta lexoni ne faqet e para te disa mediave kryesore shqiptare, si lajm i rendesise strategjike...


Vetem se kesaj here nuk i kemi bere hesapet mire, dhe ne rast se edhe skocezet i japin po kaq rendesi picave te tyre sa c'u japim ne do ta kemi punen pisk me ta. Druhem se do arrijme deri aty sa te veme ne duel shpatash mes Gjergj Kastriotit dhe William Wallace, (italianet trufullojne kur gara e picave nuk i perfshin fare, po te garonim Rakinë me Scotch-in, sikur do shkonte me mire).


skocez.jpgMe gjithe entuziazmin qe ka perfshire Tiranen per vendin e vecante qe na takon si Kombi qe ben pitullaqen me te shtrenjte ne bote, kesaj here fatkeqsisht na shkoi huq. Nje shef skocez ka gatuar nje pice te quajtur "Pizza Royale 007" e cila kushton $3700. Palo burre! Na ben te dukemi cingune se ky e gatuan kete pice per te ngritur fonde kundra verberise se kurueshme ne vendet ne zhvillim, ne e gatuajme sa per nam. Shpresoj se me gjithe kete humbje te vockel, nuk do reshtim se provuari. Deri tani kemi kryeqytetin me ajrin me te ndotur ne bote, natyren me te bukur, gjuhen me te veshtire, grate me te bukura, burrat me virilë, diktaturen me te eger, tranzicionin me te gjate, dhe korrupsionin me te larte publik. Kurajo! Ju ftoj te listoni te gjitha rekordet e tjera qe mbajme.

Blendi Salaj


peshkupauje.com

13 comments:

eni said...

he me te lumte dora se na kenaqe..prit te mendohem pak.oh ç'pune na hape se ne mbajme tere ato rekorde:) psh.jemi vendi ku pihet makiat me mire ne bote, vendi ku njerezit jane me rahat se askush tjeter ne bote, vendi askush nuk vrapon si i marre per diku , vendi me restorante dhe kafene me me stil dhe te lira ne bote , vendi me njerezit me praktike..oh sa shume ka opr kaq mu kujtuan tani.vazhdoni dhe ju te tjeret:)

tetena said...

dhe vendi qe ne na ben me nostalgjik, veç jam dakord me ty qe jemi dhe vendi per te cilin te tjeret flasin pak dhe ne mundohemi me te gjitha menyrat t'i bejme te tjeret te flasin per ne

ET said...

Jemi i vetmi komb ne bote qe flasim shqip:)

Selfmaderadio said...

Jemi nder me te vjetrit dhe i kemi dhuruar botes gjithe ata lidera, perfshire edhe Napoleonin :)

shqipo said...

edhe napoleoni shqiptar ishte e? prandaj paska qene ashtu i shkurter e kokederr. hm...

eni said...

pse ore shqiptaret te shkurter jane e?

edrus said...

Pervec rastit te Eksodit te Mozese(te ndihemuar nga fuqi hyjnore per te çare detin),vazhdojme te permendemi per Eksodin me masiv ;) (qe ne nje fare menyre ka te beje me carjen e detit)

bletebzz said...

plus qe jemi edhe mazokiste te tmerrshem. per ata qe nuk besojne, lexoni komentet e mesiperme.

Unknown said...

xova se neve qenkemi fodulle e mburravece sepse rrjedhim nga fiset Hitite te mesapotamise. Dhe Hititet ishin zoter te popujve perreth tyre, keshtu shpjegohet qe ne te presim fjalen ne mes se kemi dicka "me te rendesishme per te thene".
Pra eshte geni "hitit".
C'ka me duket budallik, po ec mo.

Agobooks said...

Aleksandri i madh i Maqedonisë(edhe pse i Maqedonisë) ka qenë shqiptar, thotë një tezë shqiptare. Po kështu dhe Napoleoni. Dikush madje, duke kapërcyer çdo cak të fantazisë, dikur shkroi në blogun tim se, edhe vetë ...zoti, shqip fliste!!!
A, se desh harrova. Vetëm në USA, kanë patur detyrën e presidentit deri sot, 4 shqiptarë!!!
Shqiptarizma dmth. Kështuqë, nuk duket hiç e habitshme të adoptojmë një picë kaq të..lirë.

Amour Monde said...

te shtunen isha i ftuar tek 1 çift belge te cilin un e adhuroj shum.ata jan shum amerikanofil,ndersa un jam shum amerikanoFOB,ne bised e siper ju thash:
nese shkoni ne N York ju mund te hani nje pizza per 1000$(ata mendun se e kisha kunder usa)
me than- kjo eshte shum e shtrenjt ne nuk do ta paguajm kurrr!!
ja ktheva -pronari i restoranitit eshte per rastesi Shqiptar!
athere pse na thon qe shqiptaret jan te varfer??,ma kethyen te dy

belle_fleur said...

@eni, vetem te mirat ke treguar per vendin tone, po te keqija s'kemi fare mi:))

ok, nje gje qe me ben pershtypje me shqiptaret kane tendece te flasin me ze te larte dhe te huajt mendojne sikur jemi duke u grindur me njeri-tjetrin.
tjeter, jemi aq krenare sa i biem gjoksit me grusht sa behet nje grope e madhe:)) nje cike e ekzagjeruar kjo e fundit.

nuvole said...

"Nje shef skocez ka gatuar nje pice te quajtur "Pizza Royale 007" e cila kushton $3700. Palo burre!" kur lexova kete kam qeshur me ze.

pastaj lexova reston dhe thash, po me ze "ne jemi idiot!"

uuuu sa mire te gjeta o blendi! stalk!!