Me te miret e 2008. We love u long time.
12/20/08
Disco Dance, Dance, Dance...
Me te miret e 2008. We love u long time.
12/2/08
Mengjes ne lumin Lana
Para pak kohesh kam zbuluar pikturen e Brikena Berdos. Nuk e njoh artisten, nuk di as cfare formimi, as c'moshe ka. Nese shkembehem me te ne rruge, nuk do ta dalloja dot se nuk ia di as portretin, nuk di nese jeton ne Shqiperi apo ia ka mbathur si te shumtet... Por ketej pari duhet te jete, sepse gjej dicka nga e perditshmja ime ne artin e saj... Gjithesesi, sapo lexova nje tjeter artikull cinikoprovincial qe permend Barak Obamen, me lodhi koken duke thene hiç me shume fjale, mendova, edhe ju do jeni lodhur, ndaj ne vend te me shume fjaleve vendosa te ndaj me ju qetesine e cudtishme qe provoj kur kundroj pikturat e Berdos.
Me shume nga Brikena Berdo KETU.
11/15/08
Guximi për të shpresuar
Të nderuar miq.
Javën e parë të nëntorit patëm fatin të jemi
dëshmitarë të një fenomeni politik. Fitorja e
Barack Obamës përbën triumfin e shpresës
mbi cinizmin, historia e tij mishëron ëndrrën
amerikane. Ne kemi kënaqësinë t'ju
paraqesim në shqip librin që e frymëzoi
ndryshimin. Ju ftojmë në prezantimin e
botimit shqip të librit të Presidentit Obama,
"Guximi për të shpresuar", një vizion
inteligjent dhe njerëzor i politikës së të
ardhmes. Me praninë e Ambasadorit
amerikan në Tiranë, Z. John Withers.
Të Hënën 17 Nëntor, ora 15:00
Salla Balsha, Tirana International Hotel
Ju mirëpresim.
Enti Botues “Marin Barleti”,
Botimet “DUDAJ”.
11/7/08
8/12/08
Romela Begaj - Shqiperia ne peshengritje... :)
Romela Begaj e Shqiperise ben "vertikalen" pasi ka ngritur me sukses 118kg ne Grupin A te Femrave me peshe trupore nen 58kg.
7/7/08
Podkasti i Briskut - BLOGSFERA - Korrik 2008
5/26/08
Podcasti i Briskut - BLOGSFERA - Maj 2008 (2)
5/21/08
Tragjedi e re në minierë, një i vdekur dhe një tjetër nën gërmadha
BULQIZË, 21 Maj, Albtoday, - Një minator ka gjetur vdekjen kurse një tjetër rezulton u humbur ende dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, pas një aksidenti që ndodhi sot (e Martë) në një minierë të Bulqëizës.
Tragjedia i mori jetën 42 vjeçarit Novruz Gjoka. Të dhënat e para flasin për një minator të humbur i cili po kërkohet nën gërmadha. Kurse gjendja e dy minatorëve të tjerë mbetet kritike në spitalin vendor.
Burime në vendngjarje bënë të ditur se aksidenti ndodhi në orën 14.00 të ditës së sotme, një grup minatorësh në minierën e nxjerrjes së kromit në zonën nr 41 Bulqizë, e cila është marrë me koncesion nga kompania vendase “Ceka”.
Mësohet se katër minatorë kanë qenë duke punuar në gërryerjen e zonës së nëndheshme për të nxjerrë krom kur një masë e madhe është shkëputur duke i zënë mes saj.
Në ndihmë të minatorëve të rrezikuar janë drejtuar disa punëtorë të tjerë. Ata mundën të nxjerrin tre prej tyre. Nevruz Gjoka, 42 vjeç me banim në Bulqizë, konfirmohet të ketë gjetur vdekjen në vendngjarje.
Dy minatorë të tjerë, janë dërguar në spitalin vendor. Burime të atjeshme bënë të ditur se gjendja e të plagosurve është e rëndë dhe kërkohet transportimi në një spital më të specializuar, në Tiranë.
Sakaq, janë duke u bërë përpjekje për të nxjerrë dhe minatorin e katërt të bllokuar nga masivi i kromit. Ende nuk ka të dhëna për fatin e tij.
Incidentet në minierat e vendit janë shpeshtuar së tepërmi kohët e fundit. Raportohen të paktën 15 të vdekur dhe po aq të plagosur, një pjesë e të cilëve kanë mbetur të gjymtuar.
Në mënyrë të përsëritur, minatorët dhe një sindikatë që i ka grupuar, kanë ngritur zërin në qeveri duke denoncuar gjendjen që e cilësojnë alarmante dhe të rrezikshme për jetën në minierat e vendit.
Reagimet nga shteti kanë qenë të vakëta, duke “u mbrojtur” dhe nga fakti se thuajse të gjitha minierat u janë dhënë me koncesion kompanive të ndryshme vendase dhe të huaja.
Minatorët kanë evidentuar shumë herë kohët e fundit, se siguria e tyre në punë është në nivel të mjerueshëm. Në këto kushte, kanë kërkuar që shteti të imponojë përmirësim të kushteve në kompanitë koncesionare.
K.E/AT
5/20/08
Podcasti i Briskut - BLOGSFERA - Maj 2008 (1)
Pasqyra e Blogsferes shqiptare. Prekje e disa nga temave me te spikatura ne blogje te ndryshme, e shoqeruar me gold dhe muzike bashkohore. Ne kete seri, Njeriu i Cuditshem, Yummania, Albtrasnlator, edrus, Akvll-naja, Peshku pa uje. Muzike nga Black Eyed Peas, Hans Zimer, Mary J Blige, Shakira, Miles Davis, Santogold, Hinder, Soul Hooligan, My Chemical Romance, Enio Morricone, Duke Ellington... (40 minuta)
Shtype ta dëgjosh (ose puthe të shpëtosh!)
SHKARKO!!!
5/6/08
GRUSHT NE GJIMNAZ!!!!
4/30/08
4/23/08
4/18/08
HBO: DEATH IN GAZA
Ketu mund ta ndiqni te plote:
4/1/08
"Former Ottoman Province of Greece"
Ish Provinca Osmane e Greqisë - Nje artikull nga "The Guardian" me titullin "Cila Maqedoni?"
“Nuk e shesim emrin”
1 Prill 2008 @ 7:28 pm · në Ballkan · postuar nga Blendi Salaj · RD
Shkup - 31 Mars 2008. Ky i ri maqedonas merr pjesë në protestën para Parlamentit për të kundërshtuar ndërrimin e emrit të Republikës së Maqedonisë për të përmbushur kërkesën greke. Dje Parlamenti Maqedonas e pezulloi seancën duke deklaruar se nuk ka garanci që ndërrimi i emrit do kënaqë Greqinë. “Nuk e shesim emrin”, ishte njëri nga slloganet e mijra protestuesve.
Në foton e dytë: protestues grekë - disa prej tyre të veshur me pazmore dhe shpata si ushtarë të Aleksandrit të madh (e pailustruar këtu) - në Selanik protestojnë “rrezikun maqedon për Greqinë”.
“Kujdes nga pushtuesit e mundshëm, nga uzurpuesit e emrit dhe simboleve historike të Maqedonisë,” i thotë turmës Peshkopi i Selanikut Anthimos. “Emrin historik, madhështor dhe të lavdishëm te Maqedonise nuk ia japim, askujt!”
Konflikti per emrin e Maqedonise ka nisur qe 15 vjet me pare dhe rezikon seriozisht te pengoje hyrjen e vendit Ballkanik ne NATO. Vetoja e Greqise ndaj Maqedonise do te rezikonte planet e zgjerimit te Aleances se Atlantikut verior me motive historinë e lashtesise.
Per te justifikuar qendrimin kontrapedal grek Ministrja e jashtme Bakojanis shkruan sot nje opinion ne Wall Street Journal, ku ajo akuzon se Shkupi ka pretendime teritoriale ndaj Greqise dhe permend “Maqedonine e madhe”. Por Republika e Maqedonise i quan keto akuza te stisuara dhe nenvizon se qe ne vitin 1996 e Maqedonia ka Ligj ne Kushtetuten e saj qe nuk ka dhe as do te ketë ndonjeherë pretendime teritoriale ndaj Greqisë.
FAKT: Greqia e ri-emëroi krahinën e saj veriore “Maqedonia” më 1988, më parë kjo krahinë quhej “Greqia e veriut”. “Republika e Maqedonise” ka egzistuar me këtë emër brenda ish-Jugosllavisë që pas Luftes se Dytë Botërore. Për të zbutur pretendimet greke Maqedonia e nderroi flamurin qe mbajti midis viteve 1992 - 1995.
Disa nga emrat e sugjeruar per te zgjidhur ceshtjen ishin “Maqedonia e epërme” ose “Republika e Re e Maqedonisë” te cilat jane pritur me pakenaqesi dhe kundershtim ne Shkup. 89% e maqedonasve jane shprehur pro hyrjes në NATO, por njekohesisht ata ndjejne se Greqia po tregohet e padrejte ne pengimin e integrimit te shtetit maqedon ne Aleance. Maqedonasit - perfshi ketu edhe shqiptaret e Maqedonise - i shohin kercenimet greke per veto si ushtrim presioni nga nje shtet i fuqishem karshi nje shteti te vogel. Posteri që paraqiste flamurin grek me kryqin Nazist ishte shprehje e kesaj pakënaqsie dhe shënoi nje incident diplomatik më tepër mes fqinjëve qe përplasen për emrin me të kaluar të lavdishme dhe të tashme grindavece.
Blendi Salaj
peshkupauje.com
3/25/08
Me Pushime...
3/17/08
BERISHA, IK!
Berishaik.com eshte nje faqe-peticion me nje kerkese te thjeshte, nga qytetare te thjeshte shqiptare. Kryeministri Berisha duhet te pranoje pergjegjesine qe i takon per tragjedine e Gërdecit dhe te jape doreheqjen. Shteti shqiptar deshtoi, dhe deshtoi jashtezakonisht keq. Shko dhe firmos tek berishaik.com.
3/5/08
Nga ABSUURDI KOORDINATIV i Mimoza Ahmetit
Te diskutosh dike apo dicka, per mua do te thote te privilegjosh. Une privilegjoj pak njerez, ndersa sende, me shume.
S'ka disa ore qe bleva nje unaze. Nuk kam asnje sensasion rreth kuptimit qe manifeston ky send, ndersa forma, argjendi dhe guret e imet me te cilet eshte plumbuar, me shkaktojne nje kenaqesi te vecante gjate percepsionit.
Nuk eshte puna se kjo kenaqesi eshte e madhe, kenaqesia e ketij tipi nuk ka as pasion dhe as emocion nga ai qe te dritheron. Eshte nje kenaqesi e vaket, e embel, por e cuditshme: nje kenaqesi qe vetem te kenaq. Nuk te provokon as te nxit, sic mund te te provokoje apo te nxite fakti qe nje djalosh te hedh nje shikim kuptimplote ndersa ecen perkrahu me te fejuaren ne bulevard.
Keshtu, pra, mos kujtoni se une po cmendem nga gezimi qe bleva unazen. Asfare. Madje kam ne duar edhe dy unaza te tjera argjendi te blera qe me pare, por nuk me shkaktojne gezim provokues.
Njehere kam pasur nje triko. Ajo ishte e bute dhe ngjyre gruri. Te berrylat kishte copa meshine. Kjo rrobe i perputhej trupit tim per mrekulli, dhe ka qene e rende per mua, kur nga perdorimi i tepert, u detyrova nje dite te ndahem prej saj.
Jam ndare nga shume njerez me lehtesine me menefregiste qe mund te mendohet, pse jo, nga disa, edhe me ndjenje te hidhur. Po sa do te doja te ndahem nga nje njeri ashtu sic jam ndare me ate triko te dashur.
Nuk eshte puna te nostalgjia. Ketu ajo nuk hyn fare. Puna eshte tek ajo shije e embel qe te krijon kujtimi i kujtimit, tek ajo shije qe te shijon edhe sot. E pra, nuk e mbaj mend mire ngjyren: ndoshta thashe ngjyre gruri sepse i grunjte eshte perfytyrimi qe me krijohet, i vendosa meshinat, jo sepse ato me kujtohen saktesisht, por sepse ato ashtu u vendosen.... eshte embelsia e kujtimit, kuptoni?
Babai im thosh se njeriu jeton per pak njerezi. megjithate une e gjej ate te nje triko. Ndoshta vete njeriu e ka shume te veshtire te jete i njerezishem, megjithese kuptimi i njerezise buron prej tij.
Duket sikur po le mendjen pas asaj trikoje qe as me kujtohet fare. Kujtese e cuditshme kjo e imja. Kujton gjera qe as me kujtohen, marrezira problemesh qe mund te quhen po aq te marrezishme.
Per dike mund te shfaqem pa vlere, qenie qe merret me cikerrime.
E drejte. Nuk di si perfundova keshtu. Me vjen per te qare. Syte e mi jane te mbushur me lote, ndersa truri me shijen e embel te asaj trikoje qe nuk e mbaj mend fare.
Te gjeja nje dashuri te tille! Fshihem.
U be e treta here qe fshihem gjate kesaj kohe dhe ju nuk e kuptuat. Heren e pare dhe te dyte s'e di as vete kur u fsheha, por i numerova. Heren e trete ua tregova. Dhe meqe ndihem inferiore (ngaqe merrem me gjera te parendesishme) tani do t'jua tregoj nga se u fsheha.
M'u shfaq kujtimi i nje njeriu te cilin (vetem kujtimit tim i kujtohet, jo mua), te cilin e kam dashur. E theksoj kllapen e mesiperme (kujtimi i kujtimit). Une jo.
Kam tmerr nga kjo qe po them. Madje cfare nuk do te jepja per te nderprere rrefimin tim ne keto caste, sikur ju te mos me quanit te pafytyre per kuriozitetin e qe ju ngrita.
E gjeta!Kurioziteti juaj me tmerroi. Me nderpreu, me kalli friken. Ju beheni kurioze vetem per njerezit. Ju pelqejne thashethemet per ta ne menyre te hatashme. Ju mbushin, ju ngopin, ju zbrazin. Dhe ju, me sy te skuqur nga zvordhaj betoheni se kurre s'do te merreni me to. Por ja, nderkaq, me trikon time vetem sa u zbavitet, ndersa kur nisa intrigen, desha te them kur nisa te kujtoj kujtimin e kujtimi, syte tuaj u hapen, shqisat u ngriten.
Tani ju pritet me se fundi te hyni ne pjesen ordinere te shpirtit. Kujtuat se trikoja eshte preteksi.
Jo miqte e mi, jo shpirterat e mi te dashur.... (Cudi si me njomen syte sa here lumturohem hidhur. C'shije!
Nuk ben t'ju fus ne hoje ordinere. Te gjithe shkrimtaret e bejne kete gje, prandaj raca e tyre eshte e perbuzur. Dhe ju vete papushim germoni, raportoni, riprodhoni dhe vleresoni ordinerine e jetes.
Do te ndalem dhe konsistoj perseri.
Do te thoni, e gjora, qenka psikopate, i eshte bere fiksim.
Aq me ben!
Ajo ishte nje triko ngjyre gruri, me dy mengeza meshine. I pershtatej trupit tim dhe trupi im gjithashtu. Jetuan bashke pa u kundershtuar. Kur u ndame. . . Sa do doja te ndahesha nga nje njeri ne ate menyre. Lotet jane mjalte per ate triko qe nuk me kujtohet.
2/17/08
2/16/08
Free at last!!!
2/9/08
1/15/08
Friendly Fire
1/11/08
Çfare do bënte Xheku?
1/8/08
Morali i fabulës
Lopa me bajge mbuloi
Zogu u merzit e qau,
lopen shau
"Me dhjeve, me bere pis - ku ti kesh ata te shpis!"
Atypar dhelpra kaloi
nga bajga zocken e peshkoi
e levdoi, e pastroi
Zocka e falenderoi.
Dhelpra njishtaz e kaptoi
e thithi, nuk e kafshoi.
Ne bark zogu perfundoi.
Morali i fabules:
Jo gjithmone ta kane per keq
ata qe te gjuajne me bajga.
Ki kujdes nga krefja e bishtit
dhe ata qe vijne me lajka.
1/1/08
Diasporë tavolinash: Vit i ri, me nga një nuse
Viti i ri ka të ngjarë të më ketë gjetur në një ashensor, shpresoj të mos jetë shenjë e keqe, së paku ashesori po ngjitej. La e më la!! Në fakt 2008-ta duket bujare me ato dy rrumbullaket e bollshme, që qëllimisht po lë jashtë se janë dy zero, andaj shpresoj të jetë e shpenguar dhe me mua. Sido që zotime për vitin e ri nuk bëra as edhe një, këtë vit zbatova këshillën e përvitshme të njërës në punë që nuk di pse më kujton Nënë Pandën e Tao Taos (të jetë pesha vallë, apo natyra mëmësore?) eh!, këshilla është që natën e Vitit të ri, për mbarësi duhet të veshësh mbathje të kuqe, ose me të kuqe, që nuk kisha, por kishte në GAP, imagjino çfarë përkushtimi nga ana ime t'i blej mbathjet kasten.
U kisha dhënë fjalën grupit të miqve të mi (të huaj) se do festoja me ta natën e ndërrimit të viteve, por më kishin ftuar edhe dy shokë të mitë shqiptarë që po mbidheshin me familjet për të festuar në mënyrën tradicionale tonën, me përshesh e me gjel deti - dhe me shumë, tepër verë të kuqe. Ama Vinnzie kishte një party të hatashme në shtëpinë e tij, ndaj isha atje andej nga ora 8, e unë kisha qëllim të largohesha në kohe që të arrija ndërrimin e viteve gjetkë, në tavolinat shqiptare. Dhe ashtu bëra. Në 11 e 40 u nisa, por siç ju thashë, mbërrita një vit më vonë, 30 sekoda brenda 2008.
Tavolina ama ishte shtruar paq, e muzika popullore mbushte dhomën. Plot tre breza, shqiptarësht të lindur këtej e andej Atlantikut, duke dëfryer. "2008 i paskësh patur rrumbullaket plot", mendova. Pastaj gjeta vendin tim në tavolinë, midis gjelit dhe sallatës ruse, përballë qofteve. Qelqet me verë u trokitën fort nën ato urimet për një vit të mbarë.
"Qofshi të gëzuar dhe me nga një nuse çunat!!!"
"Gëzuar, gëzuar dhe për shumë vjetë dhe të na trashëgohen djemtë"
"Hajde gëzuar, qoftë një vit i mbarë në familjet tuaja, lumturi, shëndet dhe këta çunat t'i lënë horrllëqet, dhe 2008 me nga një nuse ishalla!!!"
Kjo e fundit mbeti nderë mbi dhomë. I argëtuar, unë po dëgjoja por bëja sikur nuk merrja vesh, sytë të fiksuar te etiketa mbi shishen e verës. Dy shokët, bashkë me mua tre jemi midis 28 dhe 30 vjeçëve, të tre beqarë. E duket sikur kur ke në tavolinë dy palë prindër me evlatët për të martuar kjo çështja e nuseve do ngrihet, sespe në dolli lejohen të thuhen ato që ata ndoshta kanë patur vështirë tua thonë më drejtpërdrejt.
Babai vazhdoi me gotën që e ngriti si për të kërkuar vëmendje kësaj here, "Unë thom t'i lënë aventurat me këto të huajat. Se e dini? Këto janë zuska! Të gjejnë nga një çupë shqiptare, ashtu po".
"T'i kemi në tavolinë mot të trija, që ju bëftë mamaja".
"Shqiptare, e huaj s'ka rëndësi ajo ti tani," kthehet një nënë, "rëndësi ka të mos jetë zezaçkë apo nga këto spanjollet, pa e huaj le të jetë".
"Mos!!" ia bëra unë me vete, "ikën gjithë të mirat, vetëm white girls dashkan". Sigurisht nuk fola.
"Unë e dua shqiptare po rri ti tani! Nga fshati tënë." ia bën prap dollibashi duke injoruar se jeton në Shtetet e Bashkuara. "Nuku ka lezet me këto rracat allasoj jo, se ne nuk i duam nipër e mbesa laramanë." Këtu fjala hapet shpejt dhe ata mi dinë të miat, andaj ca thumba ranë dhe mbi mua. Por për ne që jemi rritur këtej kjo këmbëngulja për të gjetur shqiptare na duket disi e sforcuar dhe aspak e natyrshme, sido që për ta [prindërit] duket se është e vetmja zgjedhje llogjike. Mua më mungojnë prindrit shumë, por kur vjen puna te keto çështje jam i kënaqur që jetojnë në Tiranë, e nuk më është dashur të kushtëzoj zgjedhjet e mia me profile raciale. Ajo që këta prindër kuptojnë por injorojnë është fakti se të qënit diasporë ta ngushton tmerrsisht pellgun e kandidateve patriote, e gjithaq, që ne nuk jemi qenie të izoluara në flluska imagjinare dhe ndërveprimet me femrat që na rrethojnë janë të pashmangshme, ndërsa injorimi bukurosheve jo shqiptarka jashtë mendjes.
"Hajt, hajt se do martohemi xhaxha, fjalë burrash. Gëzuar tani, ta pimë dhe këtë gotë", ndërhyn shoku im, ai më i madhi ndër ne të tre, ai që duhet martuar i pari.
"Po kush u martua e nuk u gëzua! Po me nga një shqiptare ama hëëë!?"
"Patjetër!"
Një orë më vonë u nisëm për të shkuar prap tek Vinnzie. Shtëpia është e madhe, por njerëz ka aq shumë sa derdhen në oborr, brenda turma e të rinjve kërcen tjetër ritëm nën një re të dendur hashashi.
"Çfarë zotimi ke marrë për vitin e ri?" ma bën shoku kur po hynim.
"Asnjë, fare." i them, zbardh dhëmbët dhe ngrej dy gishtat lart, "Party Hard in 2008. Ej, shif sa goca ka këtu, and ain't one of 'em Albanian".
:)