Gjithsesi e kuptoj mesazhin. Dhuna.. ..me duket se po kthehemi dalengadale ne "STATE OF NATURE" ... Sa keq.. "Arsimimi" indirekt me ane te mediave , filmave te dhunshem, prinder qe qe ne femijeri u blejne pseudo "arme" femijeve...ehh patjeter qe siç eshte thene asnje energji nuk zhduket , thjesht transformohet.
Gjithe te mirat, dhe ju kerkoj ndjese per idealizmin tim.
I dashur Blendi!Dëshiroj që të jesh mirë dhe të uroj gjithë të mirat.Po të dërgoj ca poezi për tek"peshku..." që,po e pe të udhës,dërgoi atje.Blogun e kam,po nuk di se si dërgohet në adresë tjetër dhe,sërishmi,po të bie në qafë.Epo,të ruajtë Zoti,nga të paditurit. Maji brënda meje (cikël me poezi) 1.Maji brënda meje Maji hyri brënda meje Nga poret më hyri në shpirt I nxehtë,tash,gjaku ndër deje Dhe tak e m'u kthyen fuqitë.
Shalova Pegasin e djalërisë Dhe vrikthi u nisa për"gjah?!" Gjuhën i nxorra pleqërisë Se maji më bëri me krahë.
Me krahë,pra:si djalë levend Mënd nga gëzimi,bubulloj! O maj,o maj,më kalmend Vallë,kush në maj s'dashuroj?
E ç'ka këtu për t'u çuditur?! (Harroj ky djall që është plak?!) Po maj krejt më ka harlisur Tani s'jam plak,po çunak.
Çunak,pra,jam si djalosh Pleqërinë e sëmundjen i munda Maj,o maj,o bukurosh Dashuruar pas teje,e humba.
E humba pusullën fare Aq shumë ti më ke harlisur Dhe ja tek e them ashiqare Tash jam krejt i përtëritur. 17 maj 2008 2.Lulkuqja Dalldisur lulkuqja në grurëra Dalldisur si një vajzë çapkëne Rrëmben ajo atje në grurëra Ç'më sjell lulkuqja në mëndje
Më sjell një kohë të shkuar Tutje,më parë,sa vite! Lulkuqe i pata dhuruar Mikes që mes grurëva më priste.
E shoh tani si ka dalldisur Aty mbi grurin e gjelbër Dhe keq më ka dongëdisur Kujtimi i vyer,i vjetër. 16 maj 2004 3.Kam djegur Kam djegur letra...dhe libra kam djegur Përgjonte "mesjeta" dhe shpata qe mprehur. Do të thoni ju:-S'paske qenë trim? Po ishte një kohë,e gjitha përçmim
Ku është Golgota,asgjë s'je,o Ferr! Shpata tek koka:tmerr qe,tmerr! S'do mënd që u frika dhe gjoksin nuk rrah Se mprehur qe thika,shkoje badjava!
Ndaj dogja letra,kam djegur dhe libra E keqe si Mesjeta,ajo kohë mbushur dimra. 13 maj 2004 4.Ika nga kopeja Ika nga kopeja,mora arratinë Kërkoja shpëtimin edhe lumturinë Harrova blegtorin edhe ç'thotë bujku "Delen që lë tufën,do ta hajë ujku!"
Dhe kështu më ndodhi,daç të më besoni Hiç të mos çuditni,kur këtë lexoni Ika unë nga vendi dhe lashë SHqipërinë Po më hëngri "ujku",mua"qingjin kërthinj" 8 maj 2003 5.Për pak Për pak,desh ika,o miqtë e mi Vdekja më fali për pak?! Në se këtu vdes(kush e di?!) Për ju vdes me merak.
Se ju kam dashur me gjithë zemër Malli për ju më mblodhi grusht E cilin prej jush të përmënd me emër? Me secilin jush,jam lidhur ngusht.
Në iksha kështu si sëpata pa bisht Se vdekja tinëzare dy herë s'të fal Në gëzimet tuaja jam pazgjidhmërisht Bëmëni një zë...e Përparimi u ngjallë. 12 maj 2004 6.I "dehur" Më dehu era e luleve në maj Më dehu era e jonxhës,tërfilit Ta dini,në maj e kam fare kollaj: I hipin "xixat" në maj Përparimit.
Pi nektarin e luleve dhe dehem Ngopem me erën e barit,çahirit. Mandej me miken e zëmrës dëfrehem E kush i del përpara,tani,Përparimit?
Se jam i"dehur" dhe jam bërë xurxull S'pyes më gjëkundi për "Sulo-be?!" Në maj marrë gardhin si kungull Se flatra vë në maj unë,de! 12 maj 2001 7.Shpirti im Shpirti im,i telikosur Po regëtin Se kurbeti i flamosur Po më grin. Që kur lashë vendintim, Shipërinë Nuk gjej paqe,nuk gjej prehje Tërë shqetësim I stresuar,po se po, S'gjej rehat Nuk më rrihet këtu,jo: Jam sakat.
8.Çeli jargavani Çeli jargavani,më kënaqi era Dhe m'u mbush shpirti me njëqind pranvera! Tash jam bërë më krahë dhe as nuk pyes fare Miken,oh dhe ah!E puth ashiqare. 11 maj 2002 9."Skllavëria" Thonë është hequr skllavëria,paska shekuj edhe ca?! Ja,e thotë historia.Po Janina ka dava! Si është hequr skllavëria,a nuk jam skllavi yt? Më zu rob dashuria:historian,tash,dil e flit. 30 maj 2002 10.Kjo kodër me jargavanë Kjo kodër me jargavanë harlisur në këtë pranverë të plotë Më sjell një kujtim që më bluan Pranverash të tjera,ka mot.
Këtu me një mike që njoha U çeplendisa me të,me nge Se mes jargavanësh u ndodha Pranverë,po ç'pranverë që më qe!
Sa shoh tani kodrën me jargavanë Më vjen kujtimi që di ç'më thotë Sikur ja miken e kam këtu pranë Dhe unë si mëz që shpien për kullotë.
Kujtimi i dikurshm më përlot Se dhëmb,domosdo,plagë e vjetër Jargavanët,harlisur të plotë Më çuan për pak në kohë tjetër. 6 maj 2003 11...dhe mbeti Dhe mbeti si plumb nën lëkurë Dashuria jonë si plagë e pambyllur Më thuaj:-Kur do ta heqim atë"plumb",kur? Se shkova,u shkërmoqa:fare jam ligur. 7 maj 2003 12.Më feks gjaku "NGa gjaku faqa feks si drita Kur del përpara,Karmensita" Aleksandër Bllok Më feks mua gjaku porsi drita Po jo si Bllokut nga Karmensita. Në më feks gjaku dhe mbushem dritë Karmensita ime je ti,o moj Sikë!(1) 1.Sika-ime shoqe 5 maj 2001 Përparim Hysi Për "peshkupaujë",17 maj 2008
3 comments:
shum sh*t, shum sh*t! ne kohen time te pakten nuk kishim celualarin me kamere
" sorry the video is no longer available"
Gjithsesi e kuptoj mesazhin. Dhuna.. ..me duket se po kthehemi dalengadale ne "STATE OF NATURE" ... Sa keq..
"Arsimimi" indirekt me ane te mediave , filmave te dhunshem, prinder qe qe ne femijeri u blejne pseudo "arme" femijeve...ehh patjeter qe siç eshte thene asnje energji nuk zhduket , thjesht transformohet.
Gjithe te mirat, dhe ju kerkoj ndjese per idealizmin tim.
I dashur Blendi!Dëshiroj që të jesh mirë dhe të uroj gjithë të mirat.Po të dërgoj ca poezi për tek"peshku..." që,po e pe të udhës,dërgoi atje.Blogun e kam,po nuk di se si dërgohet në adresë tjetër dhe,sërishmi,po të bie në qafë.Epo,të ruajtë Zoti,nga të paditurit.
Maji brënda meje
(cikël me poezi)
1.Maji brënda meje
Maji hyri brënda meje
Nga poret më hyri në shpirt
I nxehtë,tash,gjaku ndër deje
Dhe tak e m'u kthyen fuqitë.
Shalova Pegasin e djalërisë
Dhe vrikthi u nisa për"gjah?!"
Gjuhën i nxorra pleqërisë
Se maji më bëri me krahë.
Me krahë,pra:si djalë levend
Mënd nga gëzimi,bubulloj!
O maj,o maj,më kalmend
Vallë,kush në maj s'dashuroj?
E ç'ka këtu për t'u çuditur?!
(Harroj ky djall që është plak?!)
Po maj krejt më ka harlisur
Tani s'jam plak,po çunak.
Çunak,pra,jam si djalosh
Pleqërinë e sëmundjen i munda
Maj,o maj,o bukurosh
Dashuruar pas teje,e humba.
E humba pusullën fare
Aq shumë ti më ke harlisur
Dhe ja tek e them ashiqare
Tash jam krejt i përtëritur.
17 maj 2008
2.Lulkuqja
Dalldisur lulkuqja në grurëra
Dalldisur si një vajzë çapkëne
Rrëmben ajo atje në grurëra
Ç'më sjell lulkuqja në mëndje
Më sjell një kohë të shkuar
Tutje,më parë,sa vite!
Lulkuqe i pata dhuruar
Mikes që mes grurëva më priste.
E shoh tani si ka dalldisur
Aty mbi grurin e gjelbër
Dhe keq më ka dongëdisur
Kujtimi i vyer,i vjetër.
16 maj 2004
3.Kam djegur
Kam djegur letra...dhe libra kam djegur
Përgjonte "mesjeta" dhe shpata qe mprehur.
Do të thoni ju:-S'paske qenë trim?
Po ishte një kohë,e gjitha përçmim
Ku është Golgota,asgjë s'je,o Ferr!
Shpata tek koka:tmerr qe,tmerr!
S'do mënd që u frika dhe gjoksin nuk rrah
Se mprehur qe thika,shkoje badjava!
Ndaj dogja letra,kam djegur dhe libra
E keqe si Mesjeta,ajo kohë mbushur dimra.
13 maj 2004
4.Ika nga kopeja
Ika nga kopeja,mora arratinë
Kërkoja shpëtimin edhe lumturinë
Harrova blegtorin edhe ç'thotë bujku
"Delen që lë tufën,do ta hajë ujku!"
Dhe kështu më ndodhi,daç të më besoni
Hiç të mos çuditni,kur këtë lexoni
Ika unë nga vendi dhe lashë SHqipërinë
Po më hëngri "ujku",mua"qingjin kërthinj"
8 maj 2003
5.Për pak
Për pak,desh ika,o miqtë e mi
Vdekja më fali për pak?!
Në se këtu vdes(kush e di?!)
Për ju vdes me merak.
Se ju kam dashur me gjithë zemër
Malli për ju më mblodhi grusht
E cilin prej jush të përmënd me emër?
Me secilin jush,jam lidhur ngusht.
Në iksha kështu si sëpata pa bisht
Se vdekja tinëzare dy herë s'të fal
Në gëzimet tuaja jam pazgjidhmërisht
Bëmëni një zë...e Përparimi u ngjallë.
12 maj 2004
6.I "dehur"
Më dehu era e luleve në maj
Më dehu era e jonxhës,tërfilit
Ta dini,në maj e kam fare kollaj:
I hipin "xixat" në maj Përparimit.
Pi nektarin e luleve dhe dehem
Ngopem me erën e barit,çahirit.
Mandej me miken e zëmrës dëfrehem
E kush i del përpara,tani,Përparimit?
Se jam i"dehur" dhe jam bërë xurxull
S'pyes më gjëkundi për "Sulo-be?!"
Në maj marrë gardhin si kungull
Se flatra vë në maj unë,de!
12 maj 2001
7.Shpirti im
Shpirti im,i telikosur
Po regëtin
Se kurbeti i flamosur
Po më grin.
Që kur lashë vendintim,
Shipërinë
Nuk gjej paqe,nuk gjej prehje
Tërë shqetësim
I stresuar,po se po,
S'gjej rehat
Nuk më rrihet këtu,jo:
Jam sakat.
8.Çeli jargavani
Çeli jargavani,më kënaqi era
Dhe m'u mbush shpirti me njëqind pranvera!
Tash jam bërë më krahë dhe as nuk pyes fare
Miken,oh dhe ah!E puth ashiqare.
11 maj 2002
9."Skllavëria"
Thonë është hequr skllavëria,paska shekuj edhe ca?!
Ja,e thotë historia.Po Janina ka dava!
Si është hequr skllavëria,a nuk jam skllavi yt?
Më zu rob dashuria:historian,tash,dil e flit.
30 maj 2002
10.Kjo kodër me jargavanë
Kjo kodër me jargavanë
harlisur në këtë pranverë të plotë
Më sjell një kujtim që më bluan
Pranverash të tjera,ka mot.
Këtu me një mike që njoha
U çeplendisa me të,me nge
Se mes jargavanësh u ndodha
Pranverë,po ç'pranverë që më qe!
Sa shoh tani kodrën me jargavanë
Më vjen kujtimi që di ç'më thotë
Sikur ja miken e kam këtu pranë
Dhe unë si mëz që shpien për kullotë.
Kujtimi i dikurshm më përlot
Se dhëmb,domosdo,plagë e vjetër
Jargavanët,harlisur të plotë
Më çuan për pak në kohë tjetër.
6 maj 2003
11...dhe mbeti
Dhe mbeti si plumb nën lëkurë
Dashuria jonë si plagë e pambyllur
Më thuaj:-Kur do ta heqim atë"plumb",kur?
Se shkova,u shkërmoqa:fare jam ligur.
7 maj 2003
12.Më feks gjaku
"NGa gjaku faqa feks si drita
Kur del përpara,Karmensita"
Aleksandër Bllok
Më feks mua gjaku porsi drita
Po jo si Bllokut nga Karmensita.
Në më feks gjaku dhe mbushem dritë
Karmensita ime je ti,o moj Sikë!(1)
1.Sika-ime shoqe
5 maj 2001
Përparim Hysi
Për "peshkupaujë",17 maj 2008
Post a Comment