4/1/08

"Former Ottoman Province of Greece"

This is how an article in "The Guardian" relates to how Macedonians feel about the FYROM. moniker:
Ish Provinca Osmane e Greqisë - Nje artikull nga "The Guardian" me titullin "Cila Maqedoni?"

“Nuk e shesim emrin”

nuk-e-shesim-emrin-macedonia-name-dispute.jpgShkup - 31 Mars 2008. Ky i ri maqedonas merr pjesë në protestën para Parlamentit për të kundërshtuar ndërrimin e emrit të Republikës së Maqedonisë për të përmbushur kërkesën greke. Dje Parlamenti Maqedonas e pezulloi seancën duke deklaruar se nuk ka garanci që ndërrimi i emrit do kënaqë Greqinë. “Nuk e shesim emrin”, ishte njëri nga slloganet e mijra protestuesve.

Në foton e dytë: protestues grekë - disa prej tyre të veshur me pazmore dhe shpata si ushtarë të Aleksandrit të madh (e pailustruar këtu) - në Selanik protestojnë “rrezikun maqedon për Greqinë”.

greek-protest-macedonia.jpg

“Kujdes nga pushtuesit e mundshëm, nga uzurpuesit e emrit dhe simboleve historike të Maqedonisë,” i thotë turmës Peshkopi i Selanikut Anthimos. “Emrin historik, madhështor dhe të lavdishëm te Maqedonise nuk ia japim, askujt!”

Konflikti per emrin e Maqedonise ka nisur qe 15 vjet me pare dhe rezikon seriozisht te pengoje hyrjen e vendit Ballkanik ne NATO. Vetoja e Greqise ndaj Maqedonise do te rezikonte planet e zgjerimit te Aleances se Atlantikut verior me motive historinë e lashtesise.

Per te justifikuar qendrimin kontrapedal grek Ministrja e jashtme Bakojanis shkruan sot nje opinion ne Wall Street Journal, ku ajo akuzon se Shkupi ka pretendime teritoriale ndaj Greqise dhe permend “Maqedonine e madhe”. Por Republika e Maqedonise i quan keto akuza te stisuara dhe nenvizon se qe ne vitin 1996 e Maqedonia ka Ligj ne Kushtetuten e saj qe nuk ka dhe as do te ketë ndonjeherë pretendime teritoriale ndaj Greqisë.

FAKT: Greqia e ri-emëroi krahinën e saj veriore “Maqedonia” më 1988, më parë kjo krahinë quhej “Greqia e veriut”. “Republika e Maqedonise” ka egzistuar me këtë emër brenda ish-Jugosllavisë që pas Luftes se Dytë Botërore. Për të zbutur pretendimet greke Maqedonia e nderroi flamurin qe mbajti midis viteve 1992 - 1995.

poster-greek-flag-swastika.jpgDisa nga emrat e sugjeruar per te zgjidhur ceshtjen ishin “Maqedonia e epërme” ose “Republika e Re e Maqedonisë” te cilat jane pritur me pakenaqesi dhe kundershtim ne Shkup. 89% e maqedonasve jane shprehur pro hyrjes në NATO, por njekohesisht ata ndjejne se Greqia po tregohet e padrejte ne pengimin e integrimit te shtetit maqedon ne Aleance. Maqedonasit - perfshi ketu edhe shqiptaret e Maqedonise - i shohin kercenimet greke per veto si ushtrim presioni nga nje shtet i fuqishem karshi nje shteti te vogel. Posteri që paraqiste flamurin grek me kryqin Nazist ishte shprehje e kesaj pakënaqsie dhe shënoi nje incident diplomatik më tepër mes fqinjëve qe përplasen për emrin me të kaluar të lavdishme dhe të tashme grindavece.

Blendi Salaj
peshkupauje.com

7 comments:

meditime-pershtypje said...

Blendi!Deshiroj qe te jesh mire!per vete qe nga 25 shkurti kam zene shtratin dhe jam me"regjishtrati"te pakten deri ne fund te prillit.Sic duket,"dokumentet ndjekin posten"per te na sjlle habere.epo rrojta,pa u plaka.Arsyeja qe po te shkruaj,eshte kjo:sado me regjim shtrati,here pas here,vidhem dhe hidhem nga"peshku...".Doja qe te hapja nje blog tek"shqipo.com"dhe nuk qullosa gje.Me shkroi Penari qe mund te me ndihmonte dhe e autorizova,po deri tani asgje.Une e kam ate ngercin me e-mail dhe,po munde,ma rindertoni ate blogun(vini ca pseudonimi te donie)qe,neser(po me premtoi shendeti)te kem blogun tim tek"shqipo.com).Do rikthehem tek blogu yt,pre te marre ndonje sinjal.
Te perqafoj dhe gjithe te mirat.
Perparim Hysi,3 prill 2008

Unknown said...

Perparim, do merrem me kete pune. Flasim se shpejti.

Agobooks said...

FAKT: Greqia e ri-emëroi krahinën e saj veriore “Maqedonia” më 1988, më parë kjo krahinë quhej “Greqia e veriut”. “Republika e Maqedonise” ka egzistuar me këtë emër brenda ish-Jugosllavisë që pas Luftes se Dytë Botërore.

Blendi, kjo të bën për të qeshur miku im!!!
Maqedonia ekziston këtu e 3000 vjet. "Republika e Maqedonisë" po, që ekziston qysh pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk quhej Greqia e Veriut, është në Greqinë e Veriut.
Fundjavë të këndshme!

meditime-pershtypje said...

Blendi!Deshiroj qe te jesh mire!Prita sipas premtimit per ate blogun tek"shqipo",por,sic duket,nuk ke patur kohe.Eshoh qe jam bere i bezdisshem.Dhe,se fundi,permjet "Emigranitit"dergova nje tregim(une nuk nis dot direkt dhe ti,se paku,e di)me titull"Gjemon historia",po,aha,nuk po duket dhe,sic e shoh,bien te tjera kembore edhe tek"peshku..."ku edhe ne blog(tere hapesiren e ze vetem nje emEr qe mund te lakohet ne te gjitha rastat qe ka gjuha SHQIPE.Kjo gje nuk eshte aspak serioze,megjithate,pune shijeje eshte.
Duke perfunduar,te uroj gjithe te mirat dhe te me falesh per bezdine.
Perparim Hysi,17 prill 2008

Unknown said...

Zoti Perparim ja ku eshte blogu juaj i ri.
http://perparimhysi.shqipo.com/

Per te hyre "ne bark" te tij qe te postosh shkrime te reja duhet te hysh nga kjo dere:

http://shqipo.com/

Qe ketu emri juaj i perdoruesit eshte:
perparimhysi

fjalekalimi eshte fjala qe mungon ne kete titull: Me ka zene _____ e prillit (me germa te vogla)...

Nese ke nevoje per me teper sqarim te lutem me shkruaj. Pasi te hysh brenda ne barkun e blogut ne balline do shikosh nje opsion [Shkruaj]
Me ane te kesaj lidhjeje mund te postosh shkrime te reja....

tungjatjeta

Stef said...

Ancient Macedonians were 100% Hellenic blood. wake up slavs...
you are in denial...

http://macedonianfacts.blogspot.com/

Panorama de Fortim visto por Alida said...

Eshte vertet e komplikuar kjo çeshtje
Ne FYROM ka dy gjenerata/ breza qe jane rritur me ate emer, nga ana tjeter identiteti i tyre eshte me shume sllav se tjeter gje.
Greqia po ashtu asnje reagim kur u shpall me kete emer pas WW2 . Dhe plus kesaj i shtohet nje falsifikim historise ballkanike ku sllavet dalin me autoktone thuajse!!

Me fjale te tjera "RREMUJE" Ballkanike!