
Ne korridor kundroj nje Poster te Portugalise, "A semster abroad: Portugal", plazhe te bardhe, qytete mrekulluese me catite e kuqe, si maniqyri ne thonjte e saj. "Sonte do kercejme", me thote dhe pastaj fryn tymin e cigares jashte dritares ne fund te koridorit, eshte mbeshtetur gjysme mbi mur, gjysme mbi mua. Doren me cigaren e mban te varur jashte parvazit, ne kete ndertese, si ne cdo ndertese tjeter, ndalohet te pish duhan. "Ke bere plane dhe per mua?", mendoj, por nuk i them. Tani mbeshtetem une mbi te, buzeqesh. Puthjet jane te coroditura si fluturat e nates, ato qe eshte keq t'i vrasesh. Si keto buze qe me pasiguri kerkojne te miat, dy prej fluturave te nates i jane qepur neonit me ca perplasje krahesh qe me ngjajne hem si torture hem si ekstaze. Si puthjet. Fundi i koridorit te katit te trete fsheh sekrete, ketu ndihemi te sigurt. Dashuria ne kete cep te universit mund te nuhatet ne muret qe sikur te mundnin do te tregonin. Por ata vetem tregojne per Portugaline. E vetmja klase ne kete ore te mbremjes eshte ne fundin tjeter te koridorit. Tani nje buzeqeshje pervijohet ne buzet e saj. E dalloj qe po zgjat doren drejt celesit, dhe dritat fiken e koridori kredhet i teri ne erresire. Tortura e fluturave mbaron, eksaza jo. E keto teprimet tona nuk i shqetesojne dot studentet e vleresimit te muzikes klasike. Xhaja qe jep ate klase duhet te kete perfunduar krejt shurdh sepse vazhdimisht klasa bucet me muzike klasike, here luan dicka nga Vivaldi, here Wagner. Ne ndodhte te me pelqeje ndonje pjese qe nuk e dalloj dot duhet te qendroj ta degjoj e ta shijoj pikerisht ne kete koridor, se nuk kam menyre per te kerkuar dot nje koncert qe nuk e di kush e ka shkruar, e xhajen nuk arrij ta pyes pasi nuk perpunoj dot guximin per te nderprere nje akt nga Opera. Por sonte po luajne pagabueshmerisht Rahmaninov. "Piano Concerto 2". Muzika mbush koridorin e vjen deri tek ne. I shkon kjo muzike me xhaketen e vogel dhe floket qe i derdhen supeve. Dikur zgjohemi nga opiumi i njeri tjetrit, ajo dallon notat e "All by Myslef", me intuiten shpartalluese i rezulton se kompozitori e ka marre at kenge tek Sergei. "E ka vjedhur Celine Dion?", me pyet dhe ne syte e saj gjej seriozitet qe nuk e prisja. "E ka vjedhur dikush tjeter para saj". "Mire kane bere. Si ndryshe do kisha degjuar Rahmi..."
Hena vizatohet ne fytyren prane fytyres sime kurse une vizatoj ne avullin qe ka mbetur nga fryma e saj mbi qelqin e dritares. Nje buzeqeshje.
"Kush eshte ai ti?"
"Je ti"
"Beje me te madhe buzeqeshjen. Sonte do kercejme? He?" Piano Concerto perzihet me zerin e saj. Une e zmadhoj buzeqeshjen deri sa e kam bere groteske, ajo qesh, ate te qeshuren e vet qe Patricia e urren me te njejtin pasion me te cilin une e dua.
***
Kjo ndjenje quhet methamfetamine. Muzike dhe shpejtesi, ajo i leviz gishtrinjte mbi dritat vezulluese te sistemit te audios. I kuqi i gishterinjve te saj me kujton çatite e nje qyteti ne Portugali ku nuk kam qene kurre. Per disa caste ve ne dyshim seriozisht nese jemi vertet ketu, gjithkund apo askund? Jemi apo iluzionojme sikur jemi, ketu, ne kete makine qe shpon terrin me ciftin e fenereve ne autostraden qe thellohet pyjeve te erret drejt nje qyteti ku nata eshte nje femer me taka te larta. Mendimet me rreshqasin sikur ne rreshqasim mbi asafalt. Imazhe, fytyra dhe fjale. Dashuri te harruara, miq te humbur. E gjithe egzistenca me mbeshtillet ne fyt. Kerkoj prehje ne dritat e syve te saj. Ajo anon koken nga une, dhe me fton ne tundim me nje flirt thuajse te padukshm te buzes. Bindem se jam rob i deshirave te saj. Me doren e lire shetit trupin tim. Une ul syte mbi gishterinjte me thonjte e kuq. Me kujtohen duart tashme te plakuara te Patricias se depresuar. Shkund koken per te larguar mendimet e zymta.
Jashte dritareve kalojne me shpejtesi te admirueshme "bidone" portokalli autostradash qe tash me ate vezullimin e vet te rrejshem me duken si mure drite. Sa thelle nen det jane formuar perlat rreth qafes se femres qe nget me shpejte se nje rockstar ne te majten time? Kjo pyetje me cliron nga cdo telash. Muzika me therret ne trance por une dua te luaj me togezen e rripit te saj. Levizjeve te barkut te saj me sfidojne te luaj ndryshe. Mekatet e mishit shkaktojne clirimin e shpirtit. Ndonjehere, ndonjehere jo.
Trupat jane ngjeshur pas njeri tjetrit. Nga ballkoni qe varet pezull mbi pisten e klubit dallojme vetem kokat e njerezve qe kercejne te shfrenuar nen kembet tona. Ne kercejme mbi ta, por pastaj ndihemi fajtore. Dhe kurjoze. Ajri eshte plot me muzike, muzika eshte plot me egoizmin e Kanje Uest, qe per ca minuta behet egoizmi i gjithesecilit. Dalloj buze te sinkronizuara me kengen. Ne ciftet dalloj mazokizmin e vullnetit mizor per te luajtur lojen, qe na ka ngjitur ketu. Pasqyra genjeshtare, drita qe nuk njohin prehje, arome alkoholi te embel e perzjere me aromen e lekures se saj. Ky klub sonte na perket vetem ne. Te gjithe te tjeret na duken figurante. Edhe "trupat" ngofullshtrenguar te dera, edhe baristet me lekuren e ullinjte dhe gjokset e bollshem. Te gjithe ne sherbimin tone. Na pandehin si dy njerez te lire, cift te fejuar ndoshta. Ketu ku askush nuk i di te vertetetat tona, nuk na njohin per sklleverit e njeri tjetrit qe kemi perfunduar pa e lypur te tille fat. Mbeshtillemi mes nesh dhe kundrojme njerezit nga buza e parmakut. Na magjeps dija se ata nuk e dine qe po i sodisim. E cudtishme se si duken nga lart. Pamja e tyre me tundon te qesh. A e dine sesa te vegjel dhe te ngushte duken nga lart?! Koke dhe shpatulla, asgje me teper.
Bjondje, brune, kompleks mesdhetar. Syte e mi vuajne adiksionin e grave te bukura. Nga streha jone ne tavan perqendrohemi tek nje burre i djersitur qe can turmen me manovra inatçore. Stonon me paqen qe kerkojme prej botes. Pas tij nje grua qe e ndjek e lenduar. E bindur ajo e ndjek ashtu si mengjesi ndjek naten. Ai ndalon, rrotullohet nga ajo dicka t'i thote. Rrudhat ne fytyren e tij thellohen kur bertet dhe e bejne te duket dhjete vjete me te plak. Femra orvatet ta qetesoje, me levizje te nenshtruara mundohet ta zbuse. Ivona shtrengohet pas trupit tim. "Per nje moment mu duk se ishin te njohurit e mi ata qe po grinden", me peshperit ne vesh. "Mu duken si mami dhe babi". Nje lot rrokulliset nga faqja e saj e majte. Une i ze prite me nje puthje dhe ia pi. Ndjej se kripa ne gojen time mban shijen e saj, dhe dehem.
Vijon.