1/12/07

Gazepat Shqiptare

Dje dhe sot kam diskutuar me ca miq një çështje që më shqetëson pak. Gazetat në shqipëri kanë nisur të citojnë komentet e Peshkut gjithnjë e më shumë por sigurisht ka më tepër se kaq. Ndodh që disa prej vizitorëve të faqes (sikundër unë) paraqiten me identitetin e tyre te vërtetë. Tani, komentet e tyre merren nga peshku dhe botohen tek gayeta Shqiptare por me nje modifikim te vogel, qe ka per tendence t'i jape ngjyrime dhe tone me te politizuara se ajo c'ka ka dashur te shkruaje komentuesi.

Konkretisht komenti i mëposhtëm nga miku im Drinit që jeton në Tiranë u botua kështu tek Gazeta Shqiptare:

Njerëzit kanë 15 vjet që presin frytet e premtimeve
I nderuar ministër, a do vihet në vitin 2007 në zbatim ndonjë plan që do ndreqë humbjet e energjisë në rrjet, dhe pas saj edhe humbjet nga mos-vjelja e faturave për familjet që nuk paguajnë? Nëse jo, atëherë si Partia Socialiste edhe Partia Demokratike, pjesë e së cilës jeni ju dhe e qeverisë, që premtoi se nuk do të mungonte energjia elektrike, nuk e meritojnë votën. Njerëzit kanë 15 vjet që presin frytet e premtimeve.

Postuar nga “Drini Sema”
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=4459

Ndërkohë që postimi origjinal i Drinit është ky:

I nderuar minister, a do vihet ne vitin 2007 ne zbatim ndonje plan qe do ndreqe humbjet e energjise ne rrjet, dhe pas saj edhe humbjet nga mos-vjelja e faturave per familjet qe nuk paguajne? Nese jo, atehere si PS edhe PD nuk e meritojne voten. Njerezit kane 15 vjet qe presin frutet e premtimeve. Shendet

Sic e shikoni mungon ne origjinal shtesa,e theksuar. Por kjo eshte vetem njera ane, do thoni ju, pune e madhe se u shtua nje fljalickë më tepër.
Por faktikisht problemi thellohet. Gazetat kryesore Shqiptare, perkatesisht "Shekulli" dhe "GSh" thuajse perdite botojne shkrimet e "Peshku pa uje" por duke i paraqitur sikur jane shkrime gjoja te derguara ne redaksite e gazetave.
Ne te majte keni nje skanim te shkrimit qe Drini asnjehere nuk e dergoi tek redaksia e "G.Sh."
Ndersa ne te djathte do lexoni nje shkrim qe gjoja une paskam derguar ne kontakt@shekulli.com.al.

Ne te vertete keto dy shkrime jane "vjedhur" nga www.peshkupauje.com

Shkurt muhabeti, kjo mungese etike ne formen e neglizhimit te burimit, me bezdis. Pse kane frike nga Peshku keto redaksi? FYI - komentet qe merren nga peshku citohen si burim vetem ne faqet e internetit, ndersa ne gazete botohen si "Letra ne redaksi". prandaj mos u habisni miq, nese nje dite zbuloni se jeni nje lexues, kontribues i rregullt i nje gazete qe ne te vertete nuk e njihni fare.

5 comments:

eni said...

turp i Zotit..kur vjedhin dhe gazetat punen e shkruar , nuk ka se ku te shkoje me paftyresia dhe plasja e cipes ...

ET said...

Gazepat Shqiptare ? :)

Erida M. said...

Komentet e peshkut mund te perdoren por jo te modifikohen.Nuk eshte etike dhe nuk eshte e drejte e redaksise se gazetave ta bejne kte gje.Peshku duhet te ndihet i nderuar qe perzgjidhet per mendimet e vyera dhe te goditura,sduhet ta shohim kaq bardh e zi,por ama duhet kerkuar e drejta e botimit te shkrimeve,kushdo qofte autori.

edrus said...

S'ka ndonje avokat nga 'peshqit',qe mund te ndermarre ndonje operacion legal ndaj gazetes??

Ndershmeriesht(tani kjo fjale eshte e madhe ne kete rast :) ),nese gjej dicka qe me pelqen ose qe ja vlen te shikohet dhe nga shoket e mij,une ''s'pertoj'' qe ta marr dhe ta publikoj ,por gjithsesi citoj autorin ose burimin.

Unknown said...

Pikewrisht pra edrus, nuk na vjen fare keq pse u mor shkrimi, bioles na vjen mire, por te vjen inat kur tjetri ta mohon punen, genjen publikun...Drini ka dhe nje hall tjeter, ai shkruan me Emer Mbiemer dhe jeton ne Tirane...ata i ndryshojne komentet, ia ngarkojne politikisht, e ky nuk do "te sqarohet" me ndonje hundlesh ndonje dite...