1/30/07

Sekreti i lumturisë

Jean Jaque Rousseau thoshte se koncepti i pasurise dhe i varferise qe kemi eshte kryekeput gabim. Ai besonte se ne rast se nje njeri i pasur ndihej bosh perbenda dhe i palumtur, atehere ky person automatikisht duhet vlersuar si "I varfer", ndersa nje varfanjak qe kalon ditet pa asnje lek ne xhep, por me shpirt te kenaqur, ahere i tilli duhet quajtur "I Pasur".

Sepse qenka e thene qe sa me te pasur te behemi aq me te palumtur jemi. Shikoni amerikanet dhe europianet per shembull, lista e depresanteve nuk ka te mbaruar, ndonje dite me duket sikur te gjithe jane te rrumbullosur me kokrrat e Prozac-ut. Por pse keshtu?

Mos valle ideja se qielli eshte kufiri, e se te gjithe mund te behemi njerez te medhenj po te punojme forte, po na kthehet ne kurth? Ndoshta duke menduar se mund te arrijme gjithcka fryhemi kot e me pas zhgenjehemi kur nuk arrijme "gjithcka". Mos valle kur tjetri arrin me larte se ne, e ndjejme veten poshte? Keto "great expectations" a mos po na kafshojne stimën personale?
Si thoni ju miq?
Mos sekretin e lumturise e ka ai arixhiu me ariun qe me gjithe dhembet e prishura buzeqesh me shume nga ne?...

dua pergjigje

15 comments:

Candyland said...

Personalisht besoj se gjerat nuk jane te prera me thike kur vjen puna tek lumturia. Ekstremet, si arixhiu me ariun, apo nje njeri shume i pasur, nuk duhen marre si shembuj sepse te dyja palet kane problemet a tyre. Kohet e fundit kam menduar shume per te njejten teme dhe kam arritur ne konkluzionin qe nese nuk jemi te lumtur me gjerat materiale te momentit nuk kemi per te qene me te lumtur kur te kemi me shume. Leku luan nje rol te rendesishem dhe pa te mund te jesh shume mizerabel (sepse rrethanat ekonomike ndikojne gjendjen psikologjike), sikurse mund te jesh kur ke shume. Lumturia qendroka tek te qenit "i kenaqur me veten" dhe i rrethuar nga njerez qe te gjenden prane. Njeriu paska shume nevoje per "closure" dhe marre-dhenje ndienjash qe te ndihet i plotesuar.

Candyland said...

PS: Gjithashtu kam filluar te besoj tek ajo shprehja qe thote "Ignorance can be bliss"...sepse sa me teper analizojme dhe shtrydhim trute me teper depresionohemi dhe si perfundim nuk zgjidhim gje. :):)

Unknown said...

...sky is the limit eshte propaganda me e shemtuar (por dhe me efikase sic duket) qe ka bastarduar shoqerite perendimore. Kur afirmimin e vetes e mat' me potencialin e cte mban xhepi nuk afirmohesh kurre. Njekohesisht humbet naivitetin dhe aftesine per tu gezuar dhe lumturuar pasi asgje nuk ben me pershtypje tashme. Ne nocion cdo gje eshte e arritshme, kshu qe rrjedhimisht kur ndodh 1, pret per 2. Ketu humbet kenaqesine e momentit.
Brezi yne qe ka jetuar ne 2 epoka shume sinjifikante dhe me pune e mund ka arritur shume (studime, punesime e te tjera si keto) cuditet kur tani nuk te gezon me asgje, sa te gezonte nje film ne jave me Herkulin te shtunen ne darke, apo nje tave me patate te dielen ne dreke me familjen...
Rrugen e zgjidhjes se kam gjatur akoma...

;)

Ll.T. said...

O Blend, mbushe ate portofolin me pare dhe do ta shikosh qe edhe lumturine do ta gjesh ca me lehte :)

ELAIS said...

Une mendoj se me paragrafin e parafundit i ke rene pikes. Nuk eshte vetem pasuria problemi. Problemi eshte se njerezit i vene gjithmone vetes nje "qellim" te pabazuar ne "realitetin" e "potencialit" qe bartin apo te "mundesive reale" qe u jane dhene.

Kjo pabarazi iniciale rezulton ne ate qe njerezit i mbushin mendjen vetes qe "u takon" qe "u perket" plotesimi i te gjitha deshirave dhe i te gjitha qellimeve sado fantastike dhe te pabazuara te jene keto. Dhe edhe nese per nje moment u plotesohet nje qellim ky qellim le pas "gjithcka-1" qe jane akoma te parealizuara dhe qe sjellin "mosngopjen" dhe mossarritjen e lumturise.

Nese cdo qellim ne vetvete do te vihej i kushtezuar mbi nje baze reale mundesish per realizimin e tij do te sillte nje cast lumturie.
Shume caste lumturie = sekretin e te qenit i vetkenaqur/i lumtur etj etj ...

Unknown said...

ll.t ju xhast llost 3 frendz :D me at' men'je ...

;)

Ll.T. said...

Hehe, keqkuptim, une thashe qe lumturine do ta gjeje me lehte e jo se ajo do te jete lumturia :D

D X said...
This comment has been removed by the author.
eni said...

pajtohem me ate qe thote candyland, irida dhe Elais.Por perveç asaj dua te shtoj se kemi ardhur ne nje kohe te tille te poshter qe çdo gje dhe çdokush eshte aq i pangopur me çdo gje dhe gjithçka dhe se e kemi humbur nocionin e lumturise.Nuk i besoj dhe fjales se "luturine e merr vesh vetem pasi e ke humbur".Nuk eshte e vertete, mbase kete njeriu e mendon kur bie ne nje gjendje me te mjere e te dhimbshme se ajo qe ka qene me pare , por kjo s'domethene se me pare ke qene i lumtur, thjesht ke qene me pak i mjeruar apo i trishtuar.
megjithate jap 100% te drejte mendimit se lumturia qendron tek i te qenit i kenaqur me veten , ate qe ben dhe me njerezit e dashur qe te rrethojne..kaq..

tetena said...

per mua te hollat jane nje konfort kur ke, por nuk mund te behen nje qellim me vete.
Me kujtohen vargjet e nje poeteshe shqiptare (Mimoza Ahmeti, nuk mund ti citoj) qe thoshte me pak fjale, çfare trishtimi qe kur zgjohesh ne mengjes shikon diten si do te perfundoj. Pra rutina vret trurin tone, mendoj une, pasi kemi siguruar elementaren.
Per mua lumturi eshte kur çdo moment nuk kam ankth dhe nuk dua ta ndroj çastin. Nje zgjidhje, gjithmone personale, te rrethohesh nga njerez te dashur dhe ta vleresosh dashurine. Eshte e vertet edhe se femijet ndryshojne qendrimin ndaj jetes dhe dashurise dhe lumturise.

bizele said...

Duke bere disa bilance per kete vit qe hyri kam vene re tek vetja deshira pafund, te cilat kam pershtypjen e bejne te veshtire te jesh i lumtur ne kohen e tashme. Keshtu kam degjuar nga njerez me te mencur dhe me te motcem se mua, se celsi i lumturise fshihet tek momenti.

Koha qe jetojme na meson te duam gjithmone shume e me shume; jo vetem te jemi te suksesshem ne baze te ambicjeve personale por ta masim suksesin tone me ecurine e komshiut, cunit te tezes, cunit te shokut te babit, goces se shoqes se mamit. Jetojme nxitimthi ne ate vorbullen qe te rremben nga keto ambicje dhe nuk mesojme asnjehere te gezojme te tashmen, per te cilen kam filluar ta besoj vertet, se ketu fshihet lumturija.

Im ate perserit shpesh nje shprehje qe mund ta keni degjuar: as kam pasur, e as me jane mbaruar ndonjehere; mundohem dhe une ta jetoj jeten keshtu. Me sa kam pare ai ka qene i lumtur ne jete, mbase dhe me i lumtur ne ate kohe kur rinija e tij privohej nga shumke gjera qe ne sot i gezojme pa ja ditur vleren. Rinija e kohes se tij dinte te gezonte gjera shume te thjeshta si: shkembimin e nje libri (nga nje autor i huaj) me dike ne autobuz, degjimi i radios vjedhurazi, ose te qenurit ne nje grup shoqerije qe quhej "djemte e broadway-it".

bizele said...

P.S I had to come back for this: The aim of life is to live, and to live means to be aware, joyously, drunkenly, serenly, divinely aware.~ Henry Miller

(zere se kam nenvizuar me te kuqe fjalen aware).

ET said...

Huh..lumturia, e kush e ka pare..

belle_fleur said...

Lumturia, kjo fjale kaq e madhe por qe realisht asnjeri prej nesh nuk ja di kuptimin e vertete. Cfare eshte lumturia? Secili prej nesh e mat sipas vetes dhe jetes qe ai/ajo jeton, gjerave qe nje person arrin ne jete, por pasi kemi arritur deshirat, objektivat dhe endrrat tona a jemi te lumtur? Ne perseri vazhdojme ta kerkojme ate edhe atehere kur mendonim qe e kishim gjetur apo arritur....

DORJAN said...

Dritan vella, Paqja qofte mbi ty. Jam Dorjani i greqise. Jam i sigurt qe te kujtohem. Shume i gezuar jam qe te gjeta fare rastesisht ne kete bisede. te shkruajta po ashtu edhe ne nje blogg tjeter se nuk jam i sigurt ke viziton me shpesh. Po ke kohe vella me shkruaj nje e-mail tek dshqiptari@yahoo.com

P.S sa per sekretin e lumturise eshte atehere kur njeriu jeton ne qetesi shpirterore dhe jo nen presionin e ideologjive njerzore.
Kjo e fundit eshte per miqte ne bisede.