1/31/07

Kuptimi i vetes në kontekst shoqëror

Duke lexuar pergjigjet tuaja ne biseden me poshte mbi sekretin e lumturise me vjen mire qe shumica prej jush (nesh) kemi idene se me shume se cfare "Kam" eshte e rendesishme se cfare "Jam". Per te thene pra keshtu qe, ajo qe me ben te pasur dhe te lumtur eshte personaliteti, humori, talentet, dhe karakteri i njeriut ne pergjithesi.

Mendoj se njeri nga elementet me te rendesishem qe na ben te jemi keta qe jemi eshte rrethi shoqeror, njerzit qe njohim, ata qe duam dhe ata qe na duan, koleget, komshinjte dhe familja. Kesaj rradhe jo per tu matur me ta por per tu krenuar me ta. Sepse nje njeri qe ka miq te mire dhe te gjindur sigurisht ndjen nje sens mirqenie vec pse "i ka krahet e ngrota". Sepse ne rast se "Jam" eshte me e rendesishme se "Kam", atehere une mund te mburrem duke thene se jam mik i "edrus" dhe shok i "candy"t, apo bir i tim ati dhe time mëje. Sepse asnjeri prej nesh nuk eshte ishull, jemi te gjithe si pjese te ndryshme te nje organizmi te perbashket qe e quajme Shoqeri prandaj eshte e nevojshme ta kuptojme veten si pjese e Shoqerise, perndryshe nuk do te ndjejme asnjehere permbushje.
Ne rast se dikush nuk ka asnje funksion shoqeror, ahere ky person eshte si nje organ i shkulur nga trupi, mund te jete i shendetshem ne vetvete, por jashte trupit ky eshte i destinuar te vdese.

Mendoj se njerzit qe ne kerkim te lumturise vetjake humbasin sensin e te perkiturit ne shoqeri, me gjithe pergjegjsite dhe shperblimet qe sjell kjo perkatesi, jane ata qe perjetojne nje "vdekje shoqerore" dhe shfaqin simptomat e nje palumturie edhe pse ekonomikisht mund te jene te siguruar per tre breza.

1/30/07

Sekreti i lumturisë

Jean Jaque Rousseau thoshte se koncepti i pasurise dhe i varferise qe kemi eshte kryekeput gabim. Ai besonte se ne rast se nje njeri i pasur ndihej bosh perbenda dhe i palumtur, atehere ky person automatikisht duhet vlersuar si "I varfer", ndersa nje varfanjak qe kalon ditet pa asnje lek ne xhep, por me shpirt te kenaqur, ahere i tilli duhet quajtur "I Pasur".

Sepse qenka e thene qe sa me te pasur te behemi aq me te palumtur jemi. Shikoni amerikanet dhe europianet per shembull, lista e depresanteve nuk ka te mbaruar, ndonje dite me duket sikur te gjithe jane te rrumbullosur me kokrrat e Prozac-ut. Por pse keshtu?

Mos valle ideja se qielli eshte kufiri, e se te gjithe mund te behemi njerez te medhenj po te punojme forte, po na kthehet ne kurth? Ndoshta duke menduar se mund te arrijme gjithcka fryhemi kot e me pas zhgenjehemi kur nuk arrijme "gjithcka". Mos valle kur tjetri arrin me larte se ne, e ndjejme veten poshte? Keto "great expectations" a mos po na kafshojne stimën personale?
Si thoni ju miq?
Mos sekretin e lumturise e ka ai arixhiu me ariun qe me gjithe dhembet e prishura buzeqesh me shume nga ne?...

dua pergjigje

1/25/07

Akullthyesi


Xhami i makines ka zene akull, nga jashte dhe nga brenda, kjo do te thote se ka akoma nje rrjedhje uji brenda ne makine qe kondesohet tek xhami pastaj ngrin gjate nates.
"Pusht!" E kam shume bezdi te rri te krruaj akull ne mengjes, nga jashte hajde se te gjithe e pastrojnë, por te pastrosh akullin nga brenda eshte qesharake. Kishte nje rrjedhje te vogel qe mekaniku tha se "u rrugullu vlla"...si syte e tij u rregullua - eshte sy shtrembet. Une s'i kushtoj shume vemendje se kur me flet shikon ne drejtime te paditura dhe duket sikur po flet me vete,

Une per mirsjellje tendoj te largohem, "Po flet me vete", mendoj, "me mire ta le te qete".
"Ej, ku je tu shku mer lal?"
"Urdhero?, jo une kot, mendova..."
"Po me ty e kom pra, ca do bosh, do e moresh a jo?"
"Eshte gati makina?"
"Gati, pra mo gati...U rrugullu vlla"

Eshte shume irrituese kur akulli te ha kohe ne mengjes. Une nuk vonohem kurrsesi aq sa TeaTime, edhe sikur te me duhet ta terheq une makinen...por ky tipi me ka zhgenjyer me shume se nje here, dhe une "si kaqol" ia kam cuar makinen vetem pse eshte shqiptar dhe kam dash te bej patriotin edhe ne gjerat e vogla. Kam menduar "me mire ky se ai tjetri.."
Me mire keshtu po he, se edhe kur gjithcka shkon sipas planit dita behet e harrueshme, monotone. :-)

1/22/07

SHPIRTËNT SHTEGTARË

Mbrame nje erë e ftohte acar fryni nga ana e maleve,
i shkundi shpirtent tone - bashke me gjethe te kesa) vjeshte
i muei andej kah dielli hijen si te pergjaket ua leshon zalleve
- ne Perndim, ku shtret e shkimet dnta ne pamundsme e vet

Enden shpirtent tone neper vise te Perndimit te mrekullueshem,
bajne te fala dhe me thane vendeve te shuguruem
e te pertnme nder fluide te hekunt te zjarrmit - adhurueshem
e me nje credo gezojne qiellen me çagje e te tymuem

ne cilen, diku ne skaj merimanga fatin tnllon
vetes dhe njerzis poshte, qe damaret i rrahin
(si te rrahunt trompete ne vorrese) - ndersa tue qa, kumbon
e thrret kumbon' e fabnkes, i njemijti fishkellim si nje fsham
shkyn ajrin

Shpirtent tone me nje dashni tragjike ato vise i duejne.
n'eter te kulluet u bajne fli ndjenjat e vet ma te holla
E ne nesermen fatale kundrojme nje horizont me njolla
shtegtare te merguem. shpirtent tone n"ongjine po kthejne

Migjeni
 

1/16/07

Fotografi e vjetër


Kjo fotografi eshte shkrepur ne nje nga studjot e dikurshme te fotografive ne Tirane, prane Kinema Republikes (as kjo nuk egziston më me kete emer). Kam qen diku tek 2 vjeçet, cka e ben kete foto te vitit 1981. ..prindrit e mi ishin te dy me te rinj nga ç'jam une tani, gje qe kur e sjell ndermend me ben mendoj se jam vone. Do kisha dashur fort te krijoja nje tradite - duke shkuar edhe une te beja fotografi me tim bir a time bije ne studjon ne fjale, porse fati e deshi qe brezi im te jete "brezi i ikur"...

Kjo eshte nje brenge qe nuk me leshon.

Nuk di ku i kam shoket e klases me te cilet u deshem aq shume dhe kaluam vite te shkelqyera. Shoket e klases jane te gjithe jashte shtetit, asnjeri (pervec ca kokrrash) nuk ka mbetur ne Tirane. Ne u larguam njeri pas tjetrit, u arratisem qe te vegjel per te mos u rigjetur dot kollaj.

Them shpesh me vete:
"Ah sikur Shqiperia te ishte nje vend normal! Sikur te mos kishim nevoje te iknim keshtu sic ikem..." - jo per gje, por do kisha dashur qe ashtu si im ate beri me mua, edhe une te mund t'i mesoja tim biri rruget. Im ate me merrte me vete ne stadjum cdo te diele, dhe rruges une mesoja qofte edhe te flisja dialektin e qytetit tim nga "shoket e babit"... ka nje magji ne kete shkembim brezash, dhe nje thyerje qe ndodhi kur braktisem Tiranen.

E paskam te veshtire te shpreh cfare dua te them. Dua vetem te them se kam shume mall dhe do kisha dashur te mos isha larguar kurre nga Tirana ime. E nga ana tjeter kam mllef, sepse nuk ikem per qejf por te detyruar nga rrethanat...
"Zogj te korbit" thone disa. Eh! - zonjte e korbit i ndan natyra, por ne na ndan halli - kurse keto komunitete te vogla kibernetike qe krijojme nuk jane vetem shprehje e e deshires sone per te qene sebashku.

1/13/07

Takim i Humbur


Korridori i lagesht e i zymte i shtepise nr. 8 pergjate shetitores, me shkallinen prej mermeri te kuq te erret dhe dy amure te bronxte permbi parmake, nga nje ne cdo ane.
Ndoshta dikur kishte qene pallat zoterinjsh (trokellime takash te holla shkalleve, ne hije fytyra te zbehta grash te reja me vel ngjyrevjollce, ndersa jashte, pas oresh e oresh, ne pasqyrimin e lepire ne te gjelbert te gazit, kuajt e humbisnin durimin duke perplasur thundrat mbi gure). Pastaj kishte filluar pak nga pak te merrte te tatepjeten, perhere e me pak njerez elegante e me shume shites ambulantë, dhe karrocat e shkaperdara, tani vec ndonje kamionçine, a makine private, por rralle e me rralle, ama; dhe dielli nuk hynte kurre, sepse paradhoma binte nga veriu, as hena kurre; dhe ne henezen prej qelqi te mesakut portjera flokeshprishur e shtepise, duke kapsallitur syte.

Po ti a ishe ate dite? Me ke pritur? E nese po, sa me ke pritur? Une rendja per te mberritur ne kohe, duke dihatur, duke u penguar, mund te me merrnin per te marrë. Por do ish dashur te fluturoja. Isha larg, i flakur tej nga jeta krejt papritmas, ne nje distance te frikshme nga ti, qe s'mund ta dije.
Keshtu, kur ora eci aq shume, sa ishte e pamundur te mendohej qe ti ndodheshe ende aty, une reshta se vrapuari dhe, dalengadale, sot kam arritur por ti s'je me.
Nuk je me, sepse kane kaluar shume vite, dymbedhjete vjet rruge te panderprere ne drejtim te kthimit, dhe amuret e bronxta jane zhdukur, ne fyturat e vajzave prej allçiu nen qemer, pluhuri ka krijuar rrathe te neveritshem te syte, dhe suvate e rena, dhe ne henezen e qelqte te mesakut portjerja flokeshprishur qe kapsallit syte, perhere. Dhe aneve tabeleza njera mbi tjetren "Dentist ne katin e III - Sittam, perfaqesi reklamash - Farera vajore - Vinci-Guerra ne te IV - Noteria Rossi-Schaffera" Dhe nje tablo e madhe e fotografise artistike Lebois me fatalen me syte nga qielli, burrin mondan me monokel dhe buzeqeshje trashanike, vajza e vogel e maskuar si dame e viteve shtateqind, gjenerali me uniforme parade, mbushur me stringla, borgjez i rende e i flashket, ne syte e kermillte barra te tmerrshme familjare. Kurre, pra, dielli s'ka hyre ne kete korridor te mallkuar; as cicerima zogjsh, as hije resh ne arrati. Por vajtje-ardhje pa hare, peshtyma ne pluhurin e vjeter, lart e poshte njerzit per te noteri e dentisti.
Une pyes:
"Me falni, valle mos keni pare gje "filankën"?"
"Kur?" pyesin.
"U bene fiks dymbedhjete vjet."
"Po" pergjigjet njeri, "me kujtohet. Po rrinte ne kembe e po priste. Kishte nje pallto blu e nje kapele me lule. Ishte e hirshme, shume e hirshme"
"Seriozisht ju kujtohet? Pas dymbedhjete vjeteve dhe ju kujtohet?"
"Edhe sikur pesedhjete te kishin kaluar, prape pse prape do te me kujtohej shume mire, perhere do ta kujtoj... E njoha pikerisht atehere, ate dite, tek po priste para portes se madhe. Binte shi. Priti rreth nje ore. Pastaj une e shoqerova me cader ne shtepi...Është ime shoqe, zoteri, me ndjeni."

Dino Buzzati