Skënder Sallaku do kishte qeshur edhe një herë me lotë po të shihte kronikat e vdekjes së tij në televizion. E kam fjalën për ato që mbyllen me ngushëllimet e politikanëve kryesorë në vend.
Sado që mundohem ta përmbaj veten, e gjej të pështirë, dhe një mungesë respekti e nderimi - përmes një përtacie dhe injorance monumentale, që në vend se të dëgjojmë nga kolegët dhe të dashurit e tij, televizionet na lexojnë Facebook-un e z. Edi Rama dhe deklaratat e z. Lulzim Basha për rastin e vdekjes së një artisti të madh.

Politikanët mirë bëjnë që ngushëllojnë, s'e kam me ata kësaj here, por me median që ka rënë nën nivelin mesatar të shoqërisë, dhe as e kupton dot sa dobët është. Aq sa konfirmon se kur nuk është e shitur me para është e skllavëruar nga paaftësia e saj për të parë përtej.
Skënder Sallaku, Artist i Popullit
25 janar 1935 - 11 Shkurt 2014
1 comment:
a片女星
線上免費試看短片a片
情色a片
校園美女影音視訊網
a片
Jav免費a片
影音視訊美女
彩虹情人視訊交友網
視訊網愛聊天
Post a Comment