Duke lexuar pergjigjet tuaja ne biseden me poshte mbi sekretin e lumturise me vjen mire qe shumica prej jush (nesh) kemi idene se me shume se cfare "Kam" eshte e rendesishme se cfare "Jam". Per te thene pra keshtu qe, ajo qe me ben te pasur dhe te lumtur eshte personaliteti, humori, talentet, dhe karakteri i njeriut ne pergjithesi.Mendoj se njeri nga elementet me te rendesishem qe na ben te jemi keta qe jemi eshte rrethi shoqeror, njerzit qe njohim, ata qe duam dhe ata qe na duan, koleget, komshinjte dhe familja. Kesaj rradhe jo per tu matur me ta por per tu krenuar me ta. Sepse nje njeri qe ka miq te mire dhe te gjindur sigurisht ndjen nje sens mirqenie vec pse "i ka krahet e ngrota". Sepse ne rast se "Jam" eshte me e rendesishme se "Kam", atehere une mund te mburrem duke thene se jam mik i "edrus" dhe shok i "candy"t, apo bir i tim ati dhe time mëje. Sepse asnjeri prej nesh nuk eshte ishull, jemi te gjithe si pjese te ndryshme te nje organizmi te perbashket qe e quajme Shoqeri prandaj eshte e nevojshme ta kuptojme veten si pjese e Shoqerise, perndryshe nuk do te ndjejme asnjehere permbushje.
Ne rast se dikush nuk ka asnje funksion shoqeror, ahere ky person eshte si nje organ i shkulur nga trupi, mund te jete i shendetshem ne vetvete, por jashte trupit ky eshte i destinuar te vdese.
Mendoj se njerzit qe ne kerkim te lumturise vetjake humbasin sensin e te perkiturit ne shoqeri, me gjithe pergjegjsite dhe shperblimet qe sjell kjo perkatesi, jane ata qe perjetojne nje "vdekje shoqerore" dhe shfaqin simptomat e nje palumturie edhe pse ekonomikisht mund te jene te siguruar per tre breza.






