Stafi pedagogjik voton pro lejimit të ngacmimit të fëmijës me mbiemrin që rimon me %#^@. Pas diskutimesh të forta që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, stafi pedagonjik i shkollës 9 vjeçare "Teuta" në Durrës votoi unanimisht pro vazhdimit të ngacmimeve dhe talljeve që shokët e klasës i bëjnë nxënësit Klodian Vidhi. Zv. Drejtori i shkollës, Zoti Perlat Llozi, tha për klubin e mëngjesit se megjithëse e kupton shqetësimin e prindërve të Klodianit, rimat dhe vjershat që mund t'i thuren një studenti me mbiemrin Vidhi janë shumë të gjetura, dhe shërbejnë për të forcuar identitetin seksual të fëmijëve. Zv drejtori Llozi shtoi se ky vendim i stafit pedagogjik do të shërbejë si precent për adresimin e ankesave të nxënsve, Pamela Bica, Armand Grima e Elian Trari.
Vdes shoku i Facebook - Të martën e kaluar, ndërsa kontrollonte fotografitë me bikini të Zhakut dhe profilet e 621 friendsave të tjerë në Facebook, Andi Mamaqi vuri re se miku i tij në Facebook, Geron Cofi, kishte vdekur. "Eh, paska vdekur", tha Mamaqi. "E pabesueshme, nuk ka mundësi. Ky dje më dërgoi edhe një videoklip të Big Mamës!!", - shtoi i shokuar. "Sa keq që nuk arrita ta takoj asnjëherë këtë person! Por ishim miq të ngushtë online, e kam pasur "pet". Ja pra pse njeriu duhet ta shijojë çdo koment që i lënë në facebook sikur të ishte i fundit." Pasi kaloi dy minuta duke parë foptografitë e të ndjerit Cofi, Andi Mamaqi, i prekur thellësisht, vendosi t'i bashkohet grupit të programit, "Më shumë dashuri".
Shish Tufinë - Një mtiting madhështor u mbajt ditën e djeshme në djerrinat rrëzë malit të dajtit për të protestuar pa ndonjë qëllim të cakuar. Nuk dihet se kush janë organizatorët e protestës dhe as qëllimi dhe mesazhi i saj. "Kërkojmë më shumë përgjegjësi, më shumë transparencë dhe më shumë përgjegjësi" thërriste pa pushim Bilal Bibiloqi pa ju drejtuar ndokujt në veçanti, ndërsa mijra protestuesit e grumbulluar përreth tij mbanin parrulla pa mbishkrime. "Mos dëgjoni atë se ai është i droguar, ne nuk shkulemi që këtu deri sa të dëgjohet zëri ynë" - klithi për mikrofonin tonë Zenepe Zilja, "nuk kërkojmë asgjë, boll kemi duruar." Pas tubimit që zgjati për mbi gjashtë orë, qytetarët e hutuar. bënë homazhe në varrezën e Shish Tufinës.
Tiranë - Si pjesë e masave për të ndëshkuar kompanitë e duhanit për dëmin që i shkaktojnë shëndetit publik, Kuvendi i Shqipërisë mbajti dje në orët e vona një seancë për te miratuar masa ndëshkimore ndaj kompanive të duhanit, duke i detyruar ato të shpërndajnë cigare falas. "Kjo nuk është shaka" - shpalli pas seancës deputeti Krenar Çibuku. "Duahnpirja është një kosto e rëndë për xhepat e shqiptarëve ndaj ne me këtë ligj i detyrojmë kompanitë që importojnë duanin t'i dëmshpërblejnë klientët e tyre." Masat parashikojnë shpërndarjen e cigareve falas në shkollat nëntë vjeçare dhe gjimnazet, kudo në Shqipëri. "ne duam që ta ndëshkojmë industrinë e duhanit për fitimet që shpërndan duke shitur helm, dhe nuk ka mënyrë më të mirë sesa t'i detyrojmë ta shpërndajnë duhanin falas. Do të jetë një mësim i mirë për ta.
No comments:
Post a Comment