10/29/09

Lajmet skiÇ - 30 Tetor 2009

TIRANE - Gjatë një takimi të mbajtur në auditorët e Universitetit Afrikan të Tiranës pasditen e së mërkurës, Ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferri informoi të pranishmit se kishte nisur negociatat me Çadin për rikthimin në Shqipëri të eshtrave të ish presidentit Alfred Moisiu. I pranishëm në takim, ish-presidenti Moisiu kundërshtoi ministrin duke thënë se është gjallë e shëndoshë e mirë. Por z. Xhaferri i rrëzoi pretendimet e Mosiut duke e siguruar auditorin se ish Presidenti ka vdekur në mërgim në Çadin e largët, në vitin 2021. Në përfundim të takimit Ministri Xhaferri i njohu të pranishmit me shpikjen e tij të fundit; "është një mjet në formë rrethi, një tip disku, të cilin e kam pagëzuar "Rrotullamja" dhe do të revolucionarizojë transportin," - tregoi Ministri Xhaferri.

TIRANE - Qeveria Shqiptare ka deklaruar se do të shkurtojë vendet e punës në administratën shtetërore me 120%. Është hera e parë që një administratë deklaron se do të shkurtojë më shumë nënpunës sesa ka. Vendimi i qeverisë u përshëndet nga përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar. "Jemi qeveri në dietë, jo shaka", - deklaroi për mediat Ministri Bode. "Ky vendim i vështirë është në interes të vendit. Llogaritëm se do t'i kursenim buxhetit 1.2 meleonë euro nëse shkurtonim 20% të administratës. Që atje u bë e qartë se nëse shkurtonim 40% do të kursenim 2.4 meleonë euro, nëse shkurtojmë 100% të administatës kursejmë 6 meleonë. Por pastaj menduam, 'Po ce ta lëmë me kaqë?', eleminojmë edhe 20% më tepër dhe kursejmë plot 7 meleonë euro!"

PARIS— Shtëpia e modës Chanel shpalli të enjten se ka krijuar një fragrancë të re të frymëzuar nga Shqipëria. Parfumi është konceptuar të përballojë pluhurin, tymin dhe lagështinë e djersës njerëzore ne furgonët e linjës Tiranë - Tepelenë. "E kemi quajtur Chanel Numër 3, pasi i kushtohet Shqipërisë dhe vendeve të tjera të boptës së tretë." - na shpejgon Presidenti i Chanel Mauris Shiket. "Parfumistët tanë ishin dy prej 2 miljonë e gjysmë turistëve që vizituan vendin tuaj këtë vit. Ata pushuan pranë kanaleve të ujrave të zeza në bregdetin shqiptar, dhe u kthyen në Paris me dëshirën për të dhënë diçka për vendin tuaj. Dhe sipas nesh Shqipëria mbi gjithçka, ka nevojë për parfum."

TIRANE - Burime të brendshme të qeverisë tregojnë se që pas emërimit të tij si Ministër i Shtetit, Genc Pollo mendon vetëm për faktin se është i teti në rradhë për tu bërë Kryeministër i vendit në rast urgjence. "Nuk është gjë e lehtë të jesh i teti në rradhë," - thotë z. Genc Pollo. "Ta zëmë se Kryeministi Berisha, Zv Kryeministri Meta, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë, Ministri i Energjitikës, Ministri i Punës dhe Ministri i Mjedisit nuk janë më në gjendje të kryejnë funksionet e tyre, atëherë me rregull i përket Ministrit të Shtetit, pra mua, të bëhem Kryeministër." - shpjegon Pollo. Miq të z. Pollo na tregojnëse ai zotohet vazhdimisht se do të jetë një kryeministër modest dhe se nuk do ta keqpërdorë pushtetin që i është besuar. "Jam gati për të drejtuar vendin. Mos e dhëntë Zoti të ndodhë ndonjë fatkeqsi. Por gjithësesi, unë jam gati!" - shprehet ai.

TIRANE - Mbrëmë në orët e vona, në një nga rrugicat e errëta të ish-kinostudios, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka rënë viktimë e një banditi ndërsa pregatitej për festën e Hallouinit. "Kisha ardhur në kinostudio për të gjetur një kostum të përshtatshëm për Hallouin," - tregoi Xhilaga. Sipas të dhënave, banditi i maskuar si Landi i West Side Family e ka detyruar Çiljetën t'i japë dy kungujt e saj. "Ishte shumë i frikshëm, ishte maskuar tamam si Landi! Ne fillim kujtova se ish vertet ai por pastaj më nxorri një alamet tytë... pistolete. Që-kshuuuu, u detyrova t'ia jap kungujt e mi. Goxha kunguj, masa 8, tamam për Hallouin." Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dukej e traumatizuar nga ngjarja, por siguroi gazetarët se edhe këtë vit ajo do të trembë shqiptarët me një kostum të ri surprizë.

10/28/09

Lajmet skiÇ - 28 Tetor 2009

Analisti, publicisti, showman-i dhe gazetari i njohur Mustafa Nano tha dje për reporterët e Klubit të Mëngjesit se është i bindur që një pjesë e popullatës mund të arrijë kënaqësi seksuale vetëm duke fantazuar për Mustafa Nanon. "Në fillim e pata vetëm si ndjesi, thjesht më vajti mendja, por me kalimin e kohës u binda, dhe tani nuk kam më asnjë dyshim që një fashë e caktuar e popullatës kanë një obsesion të fortë seksual për mua.", u shpreh Z. Nano. "Me thënë të drejtën, edhe më bëhet qejfi, por edhe më shqetëson ky fakt. Imagjino ç'mund të ndodhë nëse nuk shkruaj më, apo nëse lë ekranin... ata mund të shpërthejnë." I pyetur për detaje, Nano na tha se të obsesionuarit seksualisht pas tij, janë burra dhe gra, të të dyja sekseve.

Specialistët e Institutit të shëndetit Publik në Tiranë izoluan dje një gen që do zgjasë jetën e njeriut deri në 160 vjetë. Geni u gjet në kampionin e gjakut të kryeministrit Berisha. Sipas specialistëve geni i pazbuluar më parë ndikon mbi mitokondrinë, duke lëshuar një enzimë që ngadalëson plakjen. Drejtori i institutit, Proletar Haxhia tha se shkenca ka kohë që e kërkon një gen të tillë por ai mund të gjendej vetëm në trupin e një njeriu të përkryer. "Falë genit të kryeministrit jetëgjatësia e njeriut do të dyfishohet" - u shpreh Haxhia. Nga ana e tij, kryeministri Berisha u shpreh se i vinte keq që nuk mund të bënte më shumë për njerëzimin këtë javë. Akuzave të Partisë Socialiste se zgjatja e jetës së popullatës do të shkaktojë mbipopullim, mungesë strehimi dhe uri, ISHP garantoi se Kryeministri do t'i zgjidhë edhe këto probleme javën që vjen.

Tiranë - Lëvizja "Shtrihu!" njoftoi pasditen e djeshme për mediat se një studim i kryer nga kjo lëvizje zbuloi se pohimet e vjetra se librat i çojnë lexuesit në vende të largëta e misterioze nuk janë veçse gënjeshtra ordinere. "Që në fëmijëri, prindër e mësues, na kanë mashtruar se leximi i librave të çon në vende të panjohura, në zbulim të botëve të reja. Gjepura! Studimi ynë gjeti se lexuesit nuk shkojnë kurrkund. Jemi të revoltuar, pasi 100% e pjesmarrësve që vëzhguam lexonin ulur ose shtrirë, dhe nuk lëvizën nga vendi asnjë centimetër gjatë leximit. Është e qartë se ky mashtrim është një komplot i vëllazërisë së bibliotekareve. Titulli i profesionit të tyre flet vetë." Në mbyllje, Lëvizja "Shtrihu!" bëri thirrje për bojkotimin e panairit të librit që mbahet në muajin nëntor në kryeqytet.

Lezhë - Kryetari i partisë tjetër demokristiane, emrin e së cilës fatkeqsisht nuk e mbajmë mend, Z. Nikollë Lesi, mori dje postin e Zv. Ministrit të Turzmit. Pasi u sigurua që në sallën e hotelit të gjuetisë ku u bë prezantimi i shtypit nuk kishte kamera të fshehura, Zv. Ministri Lesi u shpreh se ndihej i nderuar në pozicionin e ri dhe u betua tre herë se do punojë fort për ekspozimin e vlerave shqiptare. "I gjithë stafi im do të jetë i angazhuar në thithjen e turistëve të huaj," - deklaroi Lesi, pa pranuar të qartësojë ç'forma thithjesh të turistëve do të përdorë ky dikaster. Në fund të mbledhjes, Lesi deklaroi para stafit që do punojë nën të se "punën e lënë në mes nga ish ministri Pango do ta shtyjë përpara edhe më fort"

10/26/09

Lajmet skiÇ - 26 Tetor 2009

Janë të lutur gazetarët e Ora News të mos na e zhvasin punen me copy paste. "Lajme skiÇ eshte segment i "Klubit të mëngjesit" në ClubFM 100.4 dhe ClubTV.
Faleminderit.


Tiranë - Televizioni informativ News24 u nderua në fundjavë me çmimin prestligjoz "Hanibal Lekter" për kontributin në ilustrimin e kronikës së zezë me pamjet më horror. "Asnjë televizion nuk sjell aq shumë imazhe kufomash nga aksidentet e ndryshme sa News24" - tha për të pranishmit Sqepar Gazepi ndërsa i dorëzoi çmimin kryeredaktorit Babaramo. "Ne jo vetëm që informojmë shqiptarët për çdo makabritet që ndodh, por jemi të përkushtuar të sjellim pamjet e dhunës së tmerrshme në shtëpitë tuaja," - u shpreh Babaramo për reporterët. "Si staf kemi ndjerë një kënaqësi të veçantë në ato raste kur familjarët e viktimave e kanë marrë vesh lajmin e vdekjes së të dashurve të tyre pasi kanë parë kufomat në ekranin tonë."

Gaza - Pas suksesit të emisionit Opinion që vuri përballë ish-drejtorin e Hartografisë, Myslym Pashaj dhe Kundëradmiralin Kristaq Gërrvërri, mësohet se gazetari dhe opinionisti i televizionit Klan, Blendi Feviziu, ka marrë një ftesë nga Asambleja e përgjitëshme e Kombeve të Bashkuara për të organizuar një emision të tillë edhe mbi territoret e pushtuara në rripin e Gazës, çka do të zgjidhë përfundimisht konfliktin midis Palestinës dhe Izraelit. "Është një dopjo-ftesë," - u shpreh sekretari i përgjithshëm Ban Ki Mun, - "pasi vjen njëherësh edhe nga Hamasi, edhe nga qeveria Izraelite. Të dyja palët në konflikt, dhe ne si OKB, jemi shumë entuziastë dhe të bindur se pasi ta marrë në dorë Fevziu këtë punë, çështja e Palestinës do të sqarohet një herë e mirë.

Tiranë
- Kopshti Zoologjik i Tiranës organizoi mbrëmjen e djeshme banketin e titulluar "Bishat janë si ne" që synonte ngritjen e fondeve për të përmirësuar kushtet e kafshëve dhe shpendëve të këtij kopshti. Biznesmenë të fuqishëm, politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe miq të kafshëve morën pjesë në mbrëmien gala që u mbajt në ambientet e Kopshtit Zoologjik. Përveç shampanjës pjesëmarrësve ju servir edhe mishi i mrekullueshëm i dy mjellmave të fundit të Kopshtit. Menyja përfshinte edhe dhelpër të pjekur. "Është një ide fantastike u shpreh Z. Henri Çili, i ftuar në banket, - "mishi i zonjës dhelprës qënka, ç'qënka! Tres Bon! Merci, merci." Banketi arriti të grumbullojë rreth 261,000 lekë që do të përdoren për blerjen e një furre me dru aq të madhe sa të nxërë ariun.

Gjirokastër
- Firma e arkitektures "Artisti" me aktivitet në disa rrethe të vendit tregoi për vizitorët në panairin e ndërtimit se nuk përdor asnjë lloj matjeje dhe softwaresh për të projektuar godinat e banimit. Hafiz Kasollja, projektuesi kryesor i firmës shprehet: "Jo më kot e kemi quajtur firmën "Artisti". Ne nuk besojmë tek matjet, as tek vizatimi teknik kur vjen puna tek projektimi i godinave, ne punojmë nga mendja. E bëjmë me shpirt këtë punë, jo me kompjutera. Akshe akshe asnjë prej nesh nuk është arkitekt me zanat, por, s'do as mend as kalem kjo punë. Po deshët jua bëj unë një pallat tani në vend, për 10 minuta, gati." Fjala e Zotit Kasollja u duartrokit nga punëtorët e firmës së ndërtimit "Kolaps shpk".

10/22/09

Lajmet skiÇ - 23 Tetor 2009

Stafi pedagogjik voton pro lejimit të ngacmimit të fëmijës me mbiemrin që rimon me %#^@. Pas diskutimesh të forta që zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, stafi pedagonjik i shkollës 9 vjeçare "Teuta" në Durrës votoi unanimisht pro vazhdimit të ngacmimeve dhe talljeve që shokët e klasës i bëjnë nxënësit Klodian Vidhi. Zv. Drejtori i shkollës, Zoti Perlat Llozi, tha për klubin e mëngjesit se megjithëse e kupton shqetësimin e prindërve të Klodianit, rimat dhe vjershat që mund t'i thuren një studenti me mbiemrin Vidhi janë shumë të gjetura, dhe shërbejnë për të forcuar identitetin seksual të fëmijëve. Zv drejtori Llozi shtoi se ky vendim i stafit pedagogjik do të shërbejë si precent për adresimin e ankesave të nxënsve, Pamela Bica, Armand Grima e Elian Trari.

Vdes shoku i Facebook - Të martën e kaluar, ndërsa kontrollonte fotografitë me bikini të Zhakut dhe profilet e 621 friendsave të tjerë në Facebook, Andi Mamaqi vuri re se miku i tij në Facebook, Geron Cofi, kishte vdekur. "Eh, paska vdekur", tha Mamaqi. "E pabesueshme, nuk ka mundësi. Ky dje më dërgoi edhe një videoklip të Big Mamës!!", - shtoi i shokuar. "Sa keq që nuk arrita ta takoj asnjëherë këtë person! Por ishim miq të ngushtë online, e kam pasur "pet". Ja pra pse njeriu duhet ta shijojë çdo koment që i lënë në facebook sikur të ishte i fundit." Pasi kaloi dy minuta duke parë foptografitë e të ndjerit Cofi, Andi Mamaqi, i prekur thellësisht, vendosi t'i bashkohet grupit të programit, "Më shumë dashuri".

Shish Tufinë - Një mtiting madhështor u mbajt ditën e djeshme në djerrinat rrëzë malit të dajtit për të protestuar pa ndonjë qëllim të cakuar. Nuk dihet se kush janë organizatorët e protestës dhe as qëllimi dhe mesazhi i saj. "Kërkojmë më shumë përgjegjësi, më shumë transparencë dhe më shumë përgjegjësi" thërriste pa pushim Bilal Bibiloqi pa ju drejtuar ndokujt në veçanti, ndërsa mijra protestuesit e grumbulluar përreth tij mbanin parrulla pa mbishkrime. "Mos dëgjoni atë se ai është i droguar, ne nuk shkulemi që këtu deri sa të dëgjohet zëri ynë" - klithi për mikrofonin tonë Zenepe Zilja, "nuk kërkojmë asgjë, boll kemi duruar." Pas tubimit që zgjati për mbi gjashtë orë, qytetarët e hutuar. bënë homazhe në varrezën e Shish Tufinës.

Tiranë - Si pjesë e masave për të ndëshkuar kompanitë e duhanit për dëmin që i shkaktojnë shëndetit publik, Kuvendi i Shqipërisë mbajti dje në orët e vona një seancë për te miratuar masa ndëshkimore ndaj kompanive të duhanit, duke i detyruar ato të shpërndajnë cigare falas. "Kjo nuk është shaka" - shpalli pas seancës deputeti Krenar Çibuku. "Duahnpirja është një kosto e rëndë për xhepat e shqiptarëve ndaj ne me këtë ligj i detyrojmë kompanitë që importojnë duanin t'i dëmshpërblejnë klientët e tyre." Masat parashikojnë shpërndarjen e cigareve falas në shkollat nëntë vjeçare dhe gjimnazet, kudo në Shqipëri. "ne duam që ta ndëshkojmë industrinë e duhanit për fitimet që shpërndan duke shitur helm, dhe nuk ka mënyrë më të mirë sesa t'i detyrojmë ta shpërndajnë duhanin falas. Do të jetë një mësim i mirë për ta.

10/20/09

Lajmet skiÇ - 21 Tetor 2009

Tiranë - Ministri i transporteve Sokol Olldashi prezantoi dje projektin e kësaj ministrie për të ndërtuar korsi të veçanta për shoferët e dehur përgjatë të gjitha rrugëve të vendit. "Këto korsi janë mbajtja e premtimit që u bëmë të gjithë shoferëve pijanecë e kamikazë në vend" - u shpreh ministri. "Tashmë të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk duan të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, që nuk njohin sinjalet rrugore, apo që janë të dehur në timon, nuk do të jenë më të detyruar të durojnë qytetarët e ngathët që ngasin me kujdes." Plani për korsitë kamikaze do të kushtojë rreth 273 miljonë euro dhe parashikohet të përfundojë brenda vitit 2011. Shiritin e përurimit të këtij projekti e preu Zv ministri Edmond Haxhinasto me makinën zyrtare, të cilën e ngau pa duar.

Romë - Publicisti i njohur Fatos Lubonja u nderua dje në Romë me çmimin "TeleSokrati" i cili i jepet personit që shfaqet më gjatë dhe më shpesh në ekranet televizivë. Me mbi 63,000 orë kohë televizive dhe mbi 3000 analiza dhe replika Lubonja mundi për sezonin 2008 - 2009 udhëheqësin venezuelan Ugo Çavez që grumbulloi 49,153 orë kohë televizive. "Jam i lumtur ta pranoj këtë çmim, por ndërkohë jam i trishtuar për gjendjen mizerrabël të medias shqiptare" - u shpreh Lubonja. "Në mediat Shqiptare shfaqen vetëm pak njerëz që i bëjnë lavazh truri dhe manpulim publikut për interesave të atyre që e kontrollojnë sistemin mediatik. Personalisht kam shumë më tepër për të thënë, por më censurojnë." Ndërkohë mësohet se politologu Artur Zheji e ka quajtur këtë çmim një farsë mediatike.

Pezë
- Një grup deputetësh të Partisë Socialiste kanë shpallur të martën angazhimin e tyre në "Lëvizjen për mendimin njësoj". Lëvizja, e iniciuar nga deputetët Tahiri dhe Shalsi ka për qëllim mohimin e përgjegjësive brenda Partisë Socialiste për "s'fitoren" e 28 qershorit. Pasi njoftoi se ka ndërruar emrin nga Eduard në thjeshtë Edi, deputeti Shalsi, u shpreh në këtë takim se ” jemi këtu në bazë të socialistëve sepse besojmë se Partia Socialiste duhet të qëndrojë larg strategjisë së parlamentarizmit dhe do të punojmë për minimizimin e përgjegjësive brenda të majtës mbi arsyet pse i s'fituam zgjedhjet. Lëvizja për mendimin njësoj e deklaron, qartë dhe prerë; është i sharë rëndë kush nuk e mendon si ne" - përfundoi fjalën e tij Edi Shalsi.

Tiranë - Në një konferencë për shtyp pasditen e djeshme budallai i lagjes Ali Demi në kryeqytet, 29 vjeçari Ledion Llapa (asnjë lidhje me Ver Llapën) njoftoi se rreth orës 1:43 të mëngjesit do të postojë një koment idiot në blogun Peshkupaujë.com. "Pasi e mendova gjatë, vendosa që gjatë natës të hap forumin dhe pasi të zgjedh një temë do shtyp butonin përgjigju dhe do shkruaj një koment, duke u kujdesur të përdor sa më pak mendim, të përdor vetëm gërma të mëdha dhe asnjë shenjë piksësimi." - tha Llapa. "Edhe pse nuk e di ende çfarë komenti do të jetë, mund ta them me bindje se do të jetë një çmenduri. Ju garantoj një kombinim të injorancës me agresivitet dhe budallallëk." I pyetur për detaje të mëtejshme idioti Ledion Llapa, që shkruan me pseudonimin "Mendimtari", tha se gjasat janë që komentin ta postojë aksidentalisht dy herë.

Washington - Në seancën e parë dëgjimore mbi taktikat abuzive në burgun Guantanamo, komisioni hetimor arriti në përfundimin se i burgosuri Omar Kadër nuk është në gjendje të pranueshme për të dëshmuar mbi torturat psikologjike që ka vuajtur. "Për shkak të gjendjes së brishtë mendore që ky i dyshuar vuan si pasojë e viteve të kaluara nën tortura psikologjike dhe kushte cfilitëse, Zoti Kadëri nuk është i besueshëm si dëshmitar," - u shpreh kryetari i komisionit Xhorxh Çejni. "E vërteta është se një njeriu që i ka vuajtur në kurriz torturat e mbytjes me ujë, pagjumësinë, dhimbjen dhe stresin e shkaktuar nga zhurma nuk mund t'i zihet besë." Zoti Çejni shtoi se për rrjedhojë dëshmia e mëparshme, ku Omar Kadër pranon aktivitetin e tij terrorist, do të mbetet në fuqi.

10/18/09

LaJmeT sKiÇ - 19 Tetor 2009

Tirane - Kryeministri Sali Berisha deklaroi diten e djeshme se kane nisur negociatat me qeverine gjeorgjiane per sjelljen ne Shqiperi te eshtrave te aktorit Akaki Aleksejeviç Korava. Ne vitin 1953 Korava interpretoi rolin e Gjergj Kastriotit në filmin "Skënderbeu". Sipas Berishes, aktori Gjeorgjian duhet te prehet ne Kruje. "Ju garantoj une juve" - u shpreh Berisha - "qe Akaki Aleksejeviç Korava me mjeshterine e tij u be, pas Skenderbeut dhe meje, ndoshta njeriu me popullor i ketij vendi. Ai eshte, si te thuash, baxhanaku i kombit." Akoma nuk ka nje prononcim zyrtar nga autoritetet gjeorgjiane. Ne te njejten dalje per shtyp Kryeministri zbuloi se po pregatitet t'i paraqese Presidentit francez Sakrozi kerkesen per risjelljen ne Shqiperi te eshtrave te Napoleon Bonapartit, perandorit francez me origjine shqiptare.

Ballsh
- Autoritetet vendore te qytetit te Ballshit ne rrethin e Mallakastres shpallen te djelen qellimin e tyre per tu bere qyteti organizator i lojrave olimpike te vitit 2216. Zyrtare te kesaj Bashkie thane per mediat se lojrat Olimpike te vitit 2216 do te transmetohen ne satelit, duke shprehur bindjen se ne 200 vjetet e ardhshem Ballshi do te kete garantuar furnizimin me 24 ore energji elektrike. Organizatoret e Olimpiades se 81-te shprehen besimin se Ballshi do te ofroje nje organizim madheshtor, duke punuar fort ne 207 vjetet qe na ndajne nga Lojrat edhe per largimin e eres se naftes. Autoritetet vendore ne Ballsh falenderuan ish ministrin e mjedisit Xhuveli per numrin e madh te gomave te perdorua qe ka sjelle ne vend, te cilat nje dite do te perdoren per ndezjen e flakes olimpike.

Kavaje - Kryetari i shoqates "Anti-Gay Albania" u shpreh sot per Klubin e mengjesit se megjithe projektligjin pro-martesave-homoskesuale, shoqata e tyre do te vazhdoje te mbjelle faren e urrejtjes ndaj pedeve ne cdo cep te vendit. "Eshte shume e thjeshte," - u shpreh Dashnor Gopi per mediat, - "nese Perendia do te donte qe ne te ndalonim se urrejturi njerezit vetem per shkak te preferencave te tyre seksuale, atehere Zoti do na e kishte dhene tolerancen ne zemren tone. Por nuk na ka dhene fare. Zoti na ka bere keshtu sic jemi, dhe jemi anti-gay te terbuar. Ne i urrejme homot sepse Zoti na ka bere keshtu. Pse nuk na kuptoni dot? Pse nuk na pranoni sic jemi?" Mesohet se shoqata "Anti-Gay Albania" ka bere nje dhurim financiar per levizjen "Shtrihu!" ne kuader te fushates se tyre, "Duahni te ben Gay!".

Tirane
- Ministria e shendetesise eshte shprehur e vendosur qe testimi i detyrueshem per hemoroide te kryhet te shtunen me 24 tetor ne te gjitha rrethet e vendit, me gjithe kundershtimet forta te opozites socialiste. "E gjithe popullata e vendit do te kontrollohet per hemoroide, pamvarsisht moshes, gjinise dhe prirjes politike. Opozita te mendohet mire kur kundershton kete sherbim qe i ofrohet popullit" - u shpreh zdh. e kesaj ministrie Lakuriqe Zhega. Kontrolli i popullates per hemoroide, eshte kusht i Marreveshjes se Stabilizim Asociimit, dhe do te kryhet ne te njejtat embiente qe sherbyen si qendra votimi ne qershor. Zedhenesja e ministrise i beri thirrje popullates te mos e bojkotoje kete proces integrues duke thene se "ulja e brekeve eshte nje veprim europianizues".

10/15/09

Flushi informativ i "Klubit të mëngjesit" , ClubFM 100.4

Shkodër - Pas aksidentit te rende automobilistik qe mori jeten e 5 te rinjve nga Kërrbaci i Shkodres mbremien e se merkures te aferm dhe miq te viktimave u mblodhen se bashku per ta perkujtuar kete humbje te thelle dhe vendosen te dorezohen plotesisht.
Ne momente te veshtira si ky, te mbledhesh veten e te gjesh forcen per te vazhduar jeten, thjeshte nuk eshte e mundur – tha per Klubin e mengjesit kryeplaku i fshatit Kerrbac, Naim Qemali. Vdekja e parakohshme e Zamira Zybës, Fijona Buçes, Ziko Asimit, Stafet Qemalit dhe Rudina Korbës ka shkaktuar nje traumë te rende mbi fshatin e vogel shkodran. “Nuk shoh sesi banoret e fshatit tone mund te mbeshteten tek njeri tjetri per te perballuar kete humbje, apo qofte edhe per ndonje hall tjeter. Eshte teper e tmerrshme – shton kryeplaku. Qemali na thote se te afermit dhe fshati nuk kane plane per vigjilje perkutjimore dhe as kane vene lule ne vendin e aksidentit. “Po te mblidhemi bashke e ti kujtojme keta te rinj te mrekullueshem,vetem sa do na shtohet dhembja dhe do ndjejme edhe nje here sa e rende eshte kjo tragjedi. Te ndjeret nuk do ta donin kete, thote me lote ne sy kryeplaku.
Sipas tij, dhimbja nuk do te pushoje kurre, plaget nuk do te sherohen por do thellohen e qelben, vit pas viti e dekade pas dekade. Kjo tragjedi e rende do harrohet vetem kur te gjthe banoret e Kerrbacit te kene vdekur.


Vlorë - Edhe pse prej vitesh eshte viktime e abuzime fizike dhe verbale dhe jeton me ndjenjen e terrorit per shkak te kerkesave dhe xhelozive te partnerit te vet, telefoni i tipit Nokia E51 nuk ka gjetur dot mbeshtetjen e autoriteteve per te shpetuar nga dhuna psikologjike e Tefik Derës.
Dëshmitarë të shumtë okularë e kanë parë 43 vjeçarin Dera të humbasë kontrollin në shumë raste, duke e ofenduar rëndë dhe duke e goditur telefonin. "Fatkeqsisht, ky është një rast i përsëritur në Shqipëri", u shpreh për Klubin e mëngjesit, Donika Shehi, përfaqësuese e fondacionit "Celularë me dinjitet". "Nokia E51 për të cilën po flasim ka ardhur tre herë për riparim në qendrën tonë këtë vit. Telefonët celularë, shpesh bëhen pre e dhunës së përdoruesve dhe e mentalitetit. Pronarët thonë se u ra nga dora, apo se e fëmijët ua zhytën në ujë, por ne e dimë që këto janë raste flagrante abuzimesh", shton Zonja Shehi. Klubi i mëngjesit u munda të kontaktonte Nokian E51, por celulari dilte i fikur.


Korçë - Të afërmit dhe familja e Thoma Vangjelit nga qyteti i Korçës konfirmuan për Klubin e Mëngjesit se babai i tre fëmijëve me profesion shitës ambulant zgjohet çdo mëngjes i pregatitur për të dhënë edhe jetën po u desh, në rast se dikush përpiqet t'i marrë stilolapsin e tij të preferuar. "Ai nuk e heq asnjëherë nga sytë," na tregon një antare e familjes së Thomait në kushte të anonimitetit. "Edhe një herë që më la ta përdor stilolapsin në shkollë ai më ndoqi dhe më vëzhgonte gjatë mësimit nga taraca e godinës përballë gjimnazit. Ndonjëherë gënjen dhe thotë se nuk e ka stilolapsin me vete, edhe pse duket qartë se e mban në xhepin e xhaketës." Thoma Vangjeli e ka humbur për herë të fundit stilolapsin në mars të vitit 2003, kur e harroi në një bankë. Kur ndodhi kjo, Vangjeli bleu një stilolaps tjetër.


Tiranë - Një studim i kryer nga Ministria e Shëndetësisë javën e parë të tetorit zbuloi se përpjekja për të zbutur reagimet e njerëzve në gjendje të rëndë emocionale duke i këshilluar të qetësohen ishin të efektshme vetëm 9% të herëve. Gjatë kërkimeve të kryera në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë, pjesëmarrësve u induktohej ankth duke i goditur në mënyrë të përsëritur me rrymë elektrike të tensionit të lartë. Pas kësaj pacientëve që ulërisnin u thuhej "të qetësoheshin" dhe "ta merrnin shtruar". "U habitëm jashtë mase kur zbuluam se pacientët jo vetëm që nuk qetësoheshin por në shumicën e rasteve e humbnin toruan edhe më keq", tha për Klubin e Mëngjesit psikologu Durim Papanasto. "Edhe në rastet kur pjesëmarrësve u rekomandonim të qëndronin ulur dhe të merrnin frymë thellë, ata irritoheshin edhe më shumë dhe reagonin me të qara dhe jargë të pakontrolluara." Studimi i Ministrisë së shëndetësisë zbuloi gjithashtu se kur pjesëmarrësve u thuhej "mbaje veten se le nam", 73% të rasteve përfundonin në konfrontime fizike mes tyre dhe specialistëve të ISHP-së. Në një prononcim për shtyp Ministri i shëndetësisë Petrit Vasili tha se rezultatet e këtij studimi përbëjnë një hap cilësor për integrimin e vendit.


Tiranë - Militantë të vjetër e të rinj të Partisë Demokratike kanë nisur një peticion online drejtuar Kryetarit të kësaj partie dhe njëherësh Kryeministrit të vendit, Zotit Sali Berisha. Peticioni që synon të mbledhë mbi 20,000 firma i kërkon kreut të qeverisë të dalë nga Parlamenti dhe të organizojë një vale mitingjesh të mëdha në çdo shesh e kodër të vendit. "Vendi i Partisë Demorkatike është në rrugë" - u prononcua për Klubin e Mëngjesit, nismëtari i peticionit, Beqir Çela. "Është e pafalshme për ne si demorkatë që të shohim punët tona ndërkohë që Partia Socialiste del në protesta. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Berisha dhe deputetëve të shumicës që të dalin nga parlamenti dhe të zbresin në shesh si njëherë e një kohë në mënyrë që ta ngjyrosim blu kryeqytetin. Ne nuk i konsiderojmë mitingje, ato që u mbajtën gjatë fushatës elektorale. Ato ishin spektakle, ne duam emocion të pastër militant. Thirrja jonë është "Digje Votën Time!", e presim Liderin Berisha në shesh. I rëntë kanceri mu në fyt Opozitës."