8/26/07

Nje moment per Kadarene

Njëri nga debatet që mes shqiptarësh hapet vazhdimisht është ai mbi figurën e shkrimtarit më të madh që kemi patur ndonjëhere. Edhe pse nuk jam admiruesi numër një i Ismailit, jam lexues dhe në këtë kontekst arrij të shoh rëndësinë e Kadaresë si artist.
Debati mbi të, mbi jetën e njeriut Kadare, më duket pa sens, ndaj nuk po flas por po dëgjoj. Ky citat është i paradyvjetësh, diçka që e ktheva në një grafikë modeste, që sot e gjeta duke rrëmuar nëpër sirtarë të vjetër të kompjuterit dhe mendova ta ndaj me ju.

16 comments:

edrus said...

Askush s'besoj se do të mund të vinte në dyshim madhështinë e Kadaresë si Shkrimtar, si dhe për thellësinë e mendimit dhe njohurive që ai ka, ai ka qënë dhe do të ngelet gjithmonë një i madh.
Personalisht nuk jam dakord me 'politikanin' Kadare(ose më saktë për mospolitikanin).

ak said...

Nese duhet ta gjykojme si shkrimtar, ai ka vlera te pamohueshme.
Por nese duhet te bej nje gjykim (te paautorizuar, sepse kush jam une qe te gjykoj)360 grade rreth Kadarese, besoj se kompromiset qe ai ka bere me regjimin e bejne ate me pak te madh si njeri. Mbase krejt te zakonshem, ose edhe me pak.

Por nese pranojme konvencionalisht qe nje shkrimtar, qe te jete i madh, nuk ka nevoje te jete edhe nje njeri i madh, atehere komenti im eshte vetem:
Kadareja eshte shrimatri yne me i madh!

Krasta Krau said...

Intersant grafiku... Kadareja nuk mund te gjykohet veçse si shkrimtare...Sa per njeriun "kadare" nuk mendoj se ja vlen te humbesh kohe, pasi eshte njeri si te gjithe me te mira e te keqija sa te duash

Unknown said...

cuna, jam dakord qe njeriu dhe shkrimtari jane dy gjera. Besoj te gjithe jemi dakord se individi eshte teper kompleks per tu perkufizuar me nje mbiemer te vetem, qofte ky edhe "I madh".

Nga ana tjeter, kam frike se ka njerez qe i kane vene qellim vetes te shkaterrojne imazhin e Kadarese. Ky fenomen me tremb, dhe ne rast se perseritet me Nene Terezen po nis te shfaqi nje "pattern" shqetesuese. Nje nevoje tonen gati genetike per t'i denuar "te medhenjte" mes nesh, per t'i kthyer ne njerez krejt te zakonshem, ose edhe me pak.

ak said...

E kuptoj shqetesimin. Eshte i justifikuar, besoj. Vetem ka edhe nje tendece paralele, me e vjeter kjo, me e rrenjosur ndoshta, per te krijuar mite dhe legjenda, me njerez qe mite dhe legjenda nuk jane asfare. Edhe kjo eshte njelloj e rrezikshme, si cdo ekstremizim i cdo gjeje.

Te pershendes!

Shkëlqim Çela said...

Blend, nuk ka nevoje te jesh admirues, idolatrik a ku di une. Mendo ne menyre statistikore: Si do ishte Shqiperia pa Ismail Kadarene. Ky eshte kunderfakt i pavezhgueshem, por sidoqofte, perpiqu. Ajo cka do te dali eshte baseline e krahasimit.

Eshte i njejti koncept si me USA dhe kritizeret e urrejtesit e saj. pyetja me e thjeshte: si do ishte ky planet pa USA? do zgjidhte shume gjera.

PS mos u habit; Jezu Krishtin nuk e deshen ne fshat te tij.

Unknown said...

Duket se kjo qe shtron emiranti eshte kunderargument per strangeman. "Miti" Kadare - per kombin eshte nje + apo nje -?

Te jem i sinqerte une krenohem me te, kur del rasti. Zysha ime e anglishtes ne Kolegj, tip pedagogeje qe komandon respekt, kjo do shume kadarene. Kemi forlur nje ore e ca nje dite, e nuk kishte kenaqsi me te madhe. Dinte gjirokastren ajo me mire nga une, donte te shkonte...

Unknown said...

PS. Ky muhabet ka ca vjete - hala s'ka shkuar!

ak said...

Kjo puna e Kadarese eshte muhabet me zarar, se prek shume shpejt sferen emocionale te njerezve. Ajo qe une tentoj te them eshte qe ne duhet ta ndajme shkrimtarin Kadare, qe do te mbahet mend ne kohe te kohrave per shkak te punes se tij, me njeriun Kadare, qe une e kam te veshite ta mvesh me trajta hyjnore. Dhe nese me duhet ta vleresoj Kadarene si shkrimtar (ky eshte teresisht opinion personal), e kam te veshtire te 'harroj' Kadarene njeri.

Po jap nje shembull fare banal: Ta zeme se une dua ti blej gruas (qe nuk e kam) nje unaze me diamant. Unaza eshte aq e bukur, kur e sheh te heq frymen. E kam gjetur edhe me cmim te mire. Shitesja eshte edhe tip i komunikueshem. Cdo gje 'feels right'. Ama, mjafton pak thellim nga ana ime, per te zbuluar se cfare lufte e pergjakur dhe cfare tregtie e ndyre fshihet pas shitjes se diamanteve. Dhe une, duke ditur kete, vendos qe edhe pse diamanti me emocionon dhe me kenaq, te mos e blej.

Te lutem merre me rezerva shembullin. Por e thashe vetem qe te jap nje ide te arsyes pse mendoj ate qe mendoj. Nuk eshte fare qellimi im te vleresoj apo gjykoj Kadarene, apo te hyj ne debat me dike qe mendon ndryshe nga une.

Ndjese per zgjatjen.

Unknown said...

good point.
por biem dakord qe eshte me e komplikuar se kaq. Duhet me teper nuance.

ak said...

Po. Dakort jam.

Kantor said...
This comment has been removed by the author.
Kantor said...

Kadare, asht nji shkrimtar qe fale njohunise se tij ne sallonet nderkombetare, ka fole shpesh ne emer te te gjithe kombit. Si nji babà i kombit(!) Madje ne Kosove ka metue edhe se shqiptaret duhet te konvertohen prej Islamit, se kjo do na afronte ma shum me Evropen (!!).
Neqofte se ai ka vlere si romancier, si poet ka dhane nji kontibut te ndjeshem ne ate qe Kundera e quen "lirizimin e terrorit", e qe çekun (bohemin) e tmerronte ma shum se vete terrori. Kurse si intelektual, a publiçist po t'a marrim, hyn te pesha pupel.
Amà, asht nji shkrimtar te cilin te gjitha qeverite, tash tridhjete vjet e kane perdore si "gjethe fiku". Kjo ka ndodhe ç'prej kohes se PP, deri vjet, qe u shpall "viti Kadare" nga min. e kultures, qe jo rastesisht asht njiherit edhe ministria e turizmit.
Pse ne ekonomine "morale" te nji kombi, nji personalatit duhet "zbukurue" me "kult personaliteti", kush ma shpjegon?
Vetem te ne, ku puna nuk konsiderohet si vlere (prandej nuk jemi shum europiane!), ndodh qe dikush qe thjesht ban mire punen e tij, te perceptohet si "madheshtor"(!)

Boll ma me baballare e me dado te kombit.

Rrofte individi, kultura personale dhe higjiena personale (mundesisht e kuptueme edhe si "higjiene mendore personale")!

ak said...

Kantor, e ke artikuluar shumë bindshëm dhe qartë idenë. Jam plotësisht dakort.

Përshëndetje!

Shkëlqim Çela said...

O strangie, blej diamantin dhe lej llafet... :D :P :P
Do e kesh xham me gruan; eshte nje win-win situation.

Degjo, po te them nje sekret per Shekspirin: ishte thashethemexhi i madh. S'linte njeri pa marre neper goje. Gruas ja dridhte. Kurnac i madh. Qyls, si ai s'kish te dyte. Pusht, te ai e kthehu prapa. Tani si thua, do e shohim prape Romeon dhe Zhulieten? Po Anglia, a ta heqi qafe? Ata dreq engleze kane nje qerre shkrimtare te tjere te njohur boterisht, they can afford it to get rid of Mr. Shakespeare.

Por s'e bejne mer, qafirat. I vene monument. Ne ingliterre dhe ne USA. E ne sa e sa vende te tjera. Tani ne ne fakt vetem Kadasrene kemi, nuk kemi nje qerre si inglizi, (ju lutem mo me thoni per pena te tjera, ASNJE, as Fishte, as Naim, as Migjen, as P. Marko, asnje, qe te gjithe jane gjigande per ne, kurse per boten, jo nuk kane as 1/10 e njohjes se permasave qe po flasim ketu...; flas per fytyren qe e sheh ne boarde 10x10 m ne aeroport te Parisit, OK? jo per simpoziume me 12.5 veta), pra ne vetem Kadarene kemi, (sic kane ceket Hashekun, psh) dhe as qe e rruajme hic, po direkt e ne kosh te plehrave.

Strangie, a nuk ndjen nje si turp qe kunder IK vajten dy dosje nga shqiperia shkruar nga shqiptare ne Helsinki kunder Kadarese? Mor qofshin plot me te verteta absolute ato sikter dosje! Nobeli i duhet Shqiperise me teper se Ismailit. Mos me thuaj qe nuk te vjen si turp, se nuk te besoj. Ti je poet. Ty te vjen turp nga ajo gje. Nuk je si rronxho bonxhot e tjere, qe thone per IK qe s'merr vesh nga politika. Se, ne fakt, marrin vesh te tjeret! Marin vesh ata! Qe e ndriten. Qe e bene Shqypnine bahce me Moot!!! Mos na cajne derrasat. Vepren e tyre e shohim perdite. Kellire. Edhe vepren e IK e shohim perdite. No comment per te!

Ne cdo vend te kesaj dynjaje degjohen ata qe kane dy pare tru (te provuara ne arene nderkombetare, jo ne kongrese partishe). Ja te themi ketu ne US degjohet psh Kisingeri. Vetem ne nuk pjerdhim. Vetem ne i dime te gjitha. Vetem te ne behet nami per essene me te paproblemte, me te pagerricshme (gati do thosha te sferten gjeniale) mbi identitetin evropian tonin. Strangie, keto jane turpe. Ne duhet te jemi profesioniste. Shqiperise i rrine si cibane amatoret e kafeneve. Si vatra kanceri ne fakt. Puna shkoi deri atje sa diskutohen perla te tilla si Viti i mbrapshte!!!!! Ti je poet: a diskutohet "Viti i mbrapshte"? A diskutohet te themi "Mbreti Lir"???? Nje hap e ndan nga fillimi i diskutimit te Nepunesit te pallatit te endrrave, qe eshte pa fjale nje nder dhjete veprat letrare me te mira qe ka krijuar mendja njerezore qysh prej Homerit. Mos me thoni qe Kadareja diskutohet vetem ne plane njerezore (turp i papare edhe ky, por nejse). Jo or jo, diskutohet si shkrimtar (vargjet ca pika shiu rane mbi qelq i kishin shnderruar ne ca pika shurre rane mbi breke! Strangie, ti je poet, a e duron ti kete, a nuk te mblidhen grushtat vetiu si te recitali malesorit?), si publicist, si disident, si njeri qe ngrihet ne mengjes, qe ben shurren, qe rruhet, qe del dhe blen buken ne pazar.... diskutohet ne gjithcka nga edepsezet dhe namqorrat tane!!!

Une i dhashe nje shoqeje te punes ketu ne US nje link te kadarese; mbas dy muajsh vjen e-maili ku me thosh qe i kish lexuar tre vepra dhe kish mbetur pa mend. Ju me thoni ka qene kryetar i Frontit demokratik. Jakeni nder vete! Pse e humbni keshtu, ju te miret, si puna jote Strangie, se nuk po i drejtohem lacaroneve te tjere qe u lutem te mos me bejne replike se nuk kam pune fare me ta. PO FLAS ME NJE POET!

Strangie, tu drejtova ty si ndoshta e ardhmja e poezise ne ate vend. Tu drejtova se ne nje bisede rastesore sot mora vesh moshen tende te re dhe mu mbush zemra me besim! Nuk i vdesin njerezit e talentuar Shqiperise, or jo! Te ishte ndokush tjeter, do kisha mbyllur kamaren, sic edhe e kam bere.... s'e vlen te flasesh.

Te fala.

Cimi

edrus said...

Çimi, më bukur se e ka shprehur Kantor-i idenë për Kadarenë s'besoj se do të ta shprehte ndokush tjetër.
Nuk bëhet fjalë për veprat(!!) e tij, diskutohet dhe për figurën që ai vetë përleu dhe që nuk diti ta mbante si njeri koherent.
Të vazhdonte të shkruante (Boll me rishkrimet :P) do të ishte më i nderuar se sa të merrej me analiza të tipit m-l të europianizmit ose bazave islamike shqiptare.
FLAS ME STATICIENIN unë, për poezinë vazhdo e fol me Strangin, por si staticien, duhet të vlerësosh vetëm të dhënat (dhe statistikisht, shumica e të dhënave që mund të kesh në dispozicion për këto 17 vjet... i takojnë politikës :P)