3/23/07

Ndërkohë që Peshku zgjidh problemet...

...desha te ndaj me ju kete Fotografi frymezuese te Kian Hongianit. Vajzes se vogel kineze qe humbi te dyja kembet ne nje aksident ne moshen 3 vjecare. Kian Hongian njihej edhe si vajza-basketboll per shkak te menyres se si kishte bere te mundur levizjen. Shkonte ne shkolle cdo dite duke kercyer mbi topin... Por tashme Kian mundet te ece, madje edhe te vallezoje.

3/15/07

PIZZA WARS

pizza2.jpgNe shqiptareve na pelqen shume te thyejme "rekorde boterore", figurave te medha historike dhe te tjere njerezve te famshem u gjejme gjithnje ate fijen e padukshme qe i lidh me Shqiperine. Ndersa kesaj rradhe, kemi gatuar picen me te shtrenjte ne bote. Nje tjeter rekord i pabesueshem. Kushton fiks 1000 dollare amerikane. Pice me kaviar, gaforre dhe salmon - asortemente jo autoktone shqiptare por s'ka gje. Ne fakt picen e ka gatuarnje shef ne nje restorant njujorkez qe ka nje bashkepronar shqiptar. Por besoj kjo eshte boll, qe te mburremi

3/7/07

Prindrit e mi

Meqe po vijonim me prezantimin. Sa here qe shikoj keto foto te marra rishtaz me vijne ndermend "Tomi dhe Xherri". :)
Mom and Dad

3/2/07

Radio Jingles - dhe nje klip nga nje vit me pare

Keto jane ca promo qe i kam bere per radio Ezeten mbi nje vit e gjysem me pare. Nderkohe nga mesdita dua ta zevendesoj listen e kengeve aty posht me nje klip te shkeputur nga emisioni im (RIP). :)

Powered by eSnips.com

3/1/07

Fotografia

Dicka tjeter qe mund te quhet si vazhdimesi e prezantimit eshte pasioni qe kam per fotografine, qe e ndaj dhe me ju blogista/e ( e di) dhe me vjen mire qe keni te gjithe pasion fotot, s'ka nevoje per spjegim se cfare na terhqe tek fotografia, ju e dini vete. Por mbetet qe duhet te kesh dicka ne sy, ne tru dhe ne shpirt qe te kesh pasion fotografine.