4/30/08
4/23/08
4/18/08
HBO: DEATH IN GAZA
Ketu mund ta ndiqni te plote:
4/1/08
"Former Ottoman Province of Greece"
Ish Provinca Osmane e Greqisë - Nje artikull nga "The Guardian" me titullin "Cila Maqedoni?"
“Nuk e shesim emrin”
1 Prill 2008 @ 7:28 pm · në Ballkan · postuar nga Blendi Salaj · RD
Shkup - 31 Mars 2008. Ky i ri maqedonas merr pjesë në protestën para Parlamentit për të kundërshtuar ndërrimin e emrit të Republikës së Maqedonisë për të përmbushur kërkesën greke. Dje Parlamenti Maqedonas e pezulloi seancën duke deklaruar se nuk ka garanci që ndërrimi i emrit do kënaqë Greqinë. “Nuk e shesim emrin”, ishte njëri nga slloganet e mijra protestuesve.
Në foton e dytë: protestues grekë - disa prej tyre të veshur me pazmore dhe shpata si ushtarë të Aleksandrit të madh (e pailustruar këtu) - në Selanik protestojnë “rrezikun maqedon për Greqinë”.
“Kujdes nga pushtuesit e mundshëm, nga uzurpuesit e emrit dhe simboleve historike të Maqedonisë,” i thotë turmës Peshkopi i Selanikut Anthimos. “Emrin historik, madhështor dhe të lavdishëm te Maqedonise nuk ia japim, askujt!”
Konflikti per emrin e Maqedonise ka nisur qe 15 vjet me pare dhe rezikon seriozisht te pengoje hyrjen e vendit Ballkanik ne NATO. Vetoja e Greqise ndaj Maqedonise do te rezikonte planet e zgjerimit te Aleances se Atlantikut verior me motive historinë e lashtesise.
Per te justifikuar qendrimin kontrapedal grek Ministrja e jashtme Bakojanis shkruan sot nje opinion ne Wall Street Journal, ku ajo akuzon se Shkupi ka pretendime teritoriale ndaj Greqise dhe permend “Maqedonine e madhe”. Por Republika e Maqedonise i quan keto akuza te stisuara dhe nenvizon se qe ne vitin 1996 e Maqedonia ka Ligj ne Kushtetuten e saj qe nuk ka dhe as do te ketë ndonjeherë pretendime teritoriale ndaj Greqisë.
FAKT: Greqia e ri-emëroi krahinën e saj veriore “Maqedonia” më 1988, më parë kjo krahinë quhej “Greqia e veriut”. “Republika e Maqedonise” ka egzistuar me këtë emër brenda ish-Jugosllavisë që pas Luftes se Dytë Botërore. Për të zbutur pretendimet greke Maqedonia e nderroi flamurin qe mbajti midis viteve 1992 - 1995.
Disa nga emrat e sugjeruar per te zgjidhur ceshtjen ishin “Maqedonia e epërme” ose “Republika e Re e Maqedonisë” te cilat jane pritur me pakenaqesi dhe kundershtim ne Shkup. 89% e maqedonasve jane shprehur pro hyrjes në NATO, por njekohesisht ata ndjejne se Greqia po tregohet e padrejte ne pengimin e integrimit te shtetit maqedon ne Aleance. Maqedonasit - perfshi ketu edhe shqiptaret e Maqedonise - i shohin kercenimet greke per veto si ushtrim presioni nga nje shtet i fuqishem karshi nje shteti te vogel. Posteri që paraqiste flamurin grek me kryqin Nazist ishte shprehje e kesaj pakënaqsie dhe shënoi nje incident diplomatik më tepër mes fqinjëve qe përplasen për emrin me të kaluar të lavdishme dhe të tashme grindavece.
Blendi Salaj
peshkupauje.com