5/26/08

Podcasti i Briskut - BLOGSFERA - Maj 2008 (2)

Pasqyrimi i Blogsferës Shqiptare - Në këtë seri, Karmapolitick, emigranti, Perparim Hysi, Fatos Kongoli, akull-naja, Perjetesisht te panjohur, Peshku pa uje, Peizashe te Fjales, Vup nga Edison Ypi. Muzike nga Gipsy Kings, Votra, Olta Boka, Incubus, Nitin Sawhney, The Connels, Shigeru Umebayashi, Pareshqevi Simaku, Aurela Gaçe, Cana Son, Daddy Yankee, Biagio Antonacci, Edvard Grieg, Green Day, Oasis, Estelle, Montel Jordan, Snow Patrol. (1 orë +)


5/21/08

Tragjedi e re në minierë, një i vdekur dhe një tjetër nën gërmadha

Vdiq edhe nje tjeter ne minieren e vdekjes ne Bulqize. Jeta e minatorit te Bulqizes duket se nuk vlen me shume se pesha e tij...ne krom.

BULQIZË, 21 Maj, Albtoday, - Një minator ka gjetur vdekjen kurse një tjetër rezulton u humbur ende dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, pas një aksidenti që ndodhi sot (e Martë) në një minierë të Bulqëizës.

Tragjedia i mori jetën 42 vjeçarit Novruz Gjoka. Të dhënat e para flasin për një minator të humbur i cili po kërkohet nën gërmadha. Kurse gjendja e dy minatorëve të tjerë mbetet kritike në spitalin vendor.
Burime në vendngjarje bënë të ditur se aksidenti ndodhi në orën 14.00 të ditës së sotme, një grup minatorësh në minierën e nxjerrjes së kromit në zonën nr 41 Bulqizë, e cila është marrë me koncesion nga kompania vendase “Ceka”.

Mësohet se katër minatorë kanë qenë duke punuar në gërryerjen e zonës së nëndheshme për të nxjerrë krom kur një masë e madhe është shkëputur duke i zënë mes saj.

Në ndihmë të minatorëve të rrezikuar janë drejtuar disa punëtorë të tjerë. Ata mundën të nxjerrin tre prej tyre. Nevruz Gjoka, 42 vjeç me banim në Bulqizë, konfirmohet të ketë gjetur vdekjen në vendngjarje.

Dy minatorë të tjerë, janë dërguar në spitalin vendor. Burime të atjeshme bënë të ditur se gjendja e të plagosurve është e rëndë dhe kërkohet transportimi në një spital më të specializuar, në Tiranë.

Sakaq, janë duke u bërë përpjekje për të nxjerrë dhe minatorin e katërt të bllokuar nga masivi i kromit. Ende nuk ka të dhëna për fatin e tij.

Incidentet në minierat e vendit janë shpeshtuar së tepërmi kohët e fundit. Raportohen të paktën 15 të vdekur dhe po aq të plagosur, një pjesë e të cilëve kanë mbetur të gjymtuar.

Në mënyrë të përsëritur, minatorët dhe një sindikatë që i ka grupuar, kanë ngritur zërin në qeveri duke denoncuar gjendjen që e cilësojnë alarmante dhe të rrezikshme për jetën në minierat e vendit.
Reagimet nga shteti kanë qenë të vakëta, duke “u mbrojtur” dhe nga fakti se thuajse të gjitha minierat u janë dhënë me koncesion kompanive të ndryshme vendase dhe të huaja.

Minatorët kanë evidentuar shumë herë kohët e fundit, se siguria e tyre në punë është në nivel të mjerueshëm. Në këto kushte, kanë kërkuar që shteti të imponojë përmirësim të kushteve në kompanitë koncesionare.



K.E/AT

5/20/08

Podcasti i Briskut - BLOGSFERA - Maj 2008 (1)


Pasqyra e Blogsferes shqiptare. Prekje e disa nga temave me te spikatura ne blogje te ndryshme, e shoqeruar me gold dhe muzike bashkohore. Ne kete seri, Njeriu i Cuditshem, Yummania, Albtrasnlator, edrus, Akvll-naja, Peshku pa uje. Muzike nga Black Eyed Peas, Hans Zimer, Mary J Blige, Shakira, Miles Davis, Santogold, Hinder, Soul Hooligan, My Chemical Romance, Enio Morricone, Duke Ellington... (40 minuta)

Shtype ta dëgjosh (ose puthe të shpëtosh!)



SHKARKO!!!

5/6/08

GRUSHT NE GJIMNAZ!!!!

Ja nje tjeter prezantim i shemtuar i zgjidhjes se problemeve me dhune. Zhgenjyese te thuash me te pakten...