1/11/08

Çfare do bënte Xheku?

nicholson.jpgJa ku eshte Orakulli Rebel, ridrejtuesi legjentar i mundesive te pafundme mashkullore, qe gjithmone ka bere ate qe i ka dashur qejfi, ka bere ato gjera qe meshkujt e tjere urojne te mund t'i bejne ne ëndrra. Ai ka pare me shume nga ç'ti do shohesh ndonjehere, permes xhamave te erret, bujshem, sigurisht. Ai e ruan misterin e vet, personalitetin e tij rreshqites, te cilin gjithmone e ka fshehur me kujdes, ne sy te te gjitheve. "Mos me kupto kaq shpejt," i pelqen te thote, paçka se ai do fort qe ta kuptojne. Ti nuk e njeh - po sigurisht qe e njeh! - eshte John Joseph Nicholson, qe egziston prej 70 vjetesh (pa moshe, i perjetshem sidoqofte), ylli me i shkelqyer i kinemase se brezit te tij e pertej, simbol mes gjithe joshësve te ashper qe ende jetojne moskokeçarjen.

Ai eshte nje çast qe pret permes trendencave, kohes dhe hapsires. Sic tha dikur miku i tij regjizor Mike Nichols: "Pyet cilindo te ri dhe do te te thote se Xheku eshte vendi me hip ne univers, eshte Republika e Pavarur e Xhekut."

Prandaj ti nisesh te shkosh ne ate vend, ne mundsh, sepse dicka e mire patjeter do te vije nga ky takim. Arrin atje nje pasdite ngjyre roze, ne nje nga vilat e Hotelit Beverly Hills, sepse nje vend jo personal ka me pak rendesi se biseda me te - qe sapo ka mbaruar pozimin per fotografite e intervistes e tani rehatohet ne kolltuk, vulgar ne pantallona doku dhe kemishe mendafshi te zeze qe mbledh hirin fluturues te cigareve Camel Lights te rrotulluara ne ajer gjate oreve te oratorise. Orakulli Xhek i ngjan tmerrsisht Xhekut joshës: Si nje kalores brof ne kembe sa here nje femer stiliste apo eksperte garderobe eshte ne radarin e tij ("Ti me kupton plotesisht," i peshperit njeres prej tyre, dhe fjalen e ka per ngjyren e kemishes se zgjedhur.) "Eshte e veshtire te jesh verberisht introspektiv" ankohet ne mes te ketij ushtrimi. "S''kam as gjysmen e llogjikes qe tingellon se kam." Megjithate, sic do te shihni Xheku dy gjera i di, ne mos me shume.

Si duhet ti zgjedhi nje burre syzat e diellit?

Une vete nuk zgjedh. Te tjere mi japin syzat. Ato qe me shkojne i mbaj. Si rregull nuk me pelqejne syzat qe ngrihen mbi vetullat, ato teper te medhate. Me bejne te dukem si idjot. Nje here, shume kohe me pare Morgan [Freeman] me pyeti pse mbaj syza dielli, dhe une thjesht i thashe, "Sepse ndryshe do verbohesha". Njerezit nuk e kuptojne se sa watt shkojne gjithe ato blicet e pandalura te aparateve fotografike. Tani ai e kupton pse. Eshte nje rrezik i vogel i zanantit tone.

Cfare duhet te kete ne rregull nje burre perpara se t'i vije rradha?
Une nuk kam shume filozofi pervec: Jeto tani. Dhe kjo ne fakt eshte shume e veshtire. Sepse e para e punes, kur e ben kete gje nuk e kupton se po e ben. Jane gjerat qe nuk ke bere ne jete, jo ato qe ke bere, qe te lene pishmanet qe mbeten. Mos e ler pa bere dicka qe vertet deshiron ta besh. Nje tjeter moto qe kam une - se njeriu meson nga te dashurat - eshte kjo: Mos e harxho urrejtjen tende ne asgje qe nuk e dashuron. Kjo zonje me tha nje here, "Une nuk grindem me ata qe nuk i dua." Dhe ka te drejte.

C'duhet te beje nje burre me pishmanet e mbetura?
Nuk ia vlen ta rendosh veten teper me faj. Celesi eshte te mesosh si ta ridrejtosh ndjenjen fajtore. Meso nga pishmani. E ca pishmaneve s'ke cu ben hic. Une nuk kam shume nga keta, por kjo eshte ngaqe kam qelluar me fat. Une nuk e di nese njeriu mund ta fitoje fatin e mire, por kur e kam pasur e kam shfrytezuar ne maksimum, e nuk jam ndjere aspak fajtor. Nuk ndjej faj pse jam me fat. Eshte harxhim i kote.
Etiken e kam te njejte me moton time kryesore: Bej qejf! Sepse kjo moto zgjidh edhe grevat e minatoreve, po ta mendosh. Eshte siperfaqsore, por mohimi i kenaqsise eshte pjese e madhe e kesaj jete. Dhe nuk eshte faji i askujt. Kam kohe qe i bie ketij fyelli: Diten kur vune semundjet seksuale ne kopertinen e revistes TIME, jeta shoqerore ne Amerike vdiq. Une jam foshnje e L2B, e megjithe debatin publik te pasluftes, jeta ishte perdite pak me e lire. Por kur vdekja nga e qira u be pjese e struktures sociale, levizem Djathtas. Aktoret e rinj me pyesin gjithmone, "Si ishte kur ishte qejf?" Dhe une u them vetem, "Po ja...ishte qejf."

Si i ushtron nje burre veset ne nje bote ku veset nuk lejohen?
Une tymos. Dhe nuk e kam shume problem pervec mundesise per te perfunduar ne shtratin e vdekjes, me dijenine qe do vdes nga budallalleku. Po e kam ves qe ma ushqen profesioni. Kur regjizori thote "Cut!", e kam si largues te stresit. Me vjen mire qe nuk mund te tymosim me ne restorante. Sepse kjo me lejon - te themi psh pasi kemi ngrene sallaten - marr nje pushim dhe dal jashte ne ajer te paster. Leri te bejne muhabet brenda te tjeret. Une ndalimin e duhanit brenda ambientit menjehere e ktheva ne avantazh.

Çfare duhet te kuptoje nje burre nga vetvetja?

Kam nje anekdode te tipit You-Can't-Handle-the-Truth me personazh Bruno Bettleheimin, i cili u mbijetoi kampeve naziste te vdekjes. Ngaqe donte te shpetonte ai beri nje vezhgim te shpejte. Sic ndodh rendom me krahun e punes, nazistet kishin zell te madh per te ndershkuar dembelet. Ai e vuri re kete dhe ne perpjekjen per te shpetuar lekuren dilte vullnetar per te gjitha punet. Ai besonte se per kete arsye mbijetoi. Por kjo nuk ishte pjesa e forte e historise; ky ishte vetem nje gjykim i ftohte nga nje burre i forte. Si rezultat i vullnetarizmit Bruno perfundoi te punonte tek furrat, dhe kjo pjese me rrenqeth: Ai me thoshte, "I pastroja furrat cdo dite, dhe cfardo te thone te tjeret e verteta eshte se gjithmone femijet gjendeshin ne fund, grate ne mes dhe burrat ne maje te kapices." Tani, kjo eshte nje e vertete e hidhur: Burrat ngjiteshin mbi grate dhe femijet per te jetuar. E frikshme. S'e konceptoj dot. Por eshte fakt. Sado te mire ta kujtosh veten, keta jemi ne.

Si duhet ta perballoje nje burre friken?
Frika eshte ilaçi i punes time. Sepse ne film nuk kam frike nga gjerat qe ne jete me frikesojne, ose kam frike nga gjera qe realisht as me trembin fare. Por frika e vertete qe duhet te kapercej eshte frika e se panjohures. Ndihemi shume pa rehat me te panjohuren, prandaj mberthehemi mbas status quo-se, mberthehemi mbas struktures, mbas lidhjeve - ose thjesht mberthehemi. Duhet ta nisesh te sotmen, dhe cdo dite tjeter duke u munduar ta mposhtes friken me qartesi. Se po pate qartesi i jep vetes nje pozicion te forte, dhe mundesine per te vepruar nisur nga instiktet me te mira. Ne nje komedi kam thene: Ku ka qartesi, nuk ka zgjedhje. Ku ka mundesi zgjedhjeje, ka mizerje.

Si duhet te festoje nje burre?
Eh, dihet, une jam bishe prej mishi, prandaj le ti leme ato qe dihen menjane. Se ajo gjeja dihet qe eshte feste e mrekullueshme, padyshim. Perndryshe une nuk bej per rituale te asnje lloji, perfshire dhe festimet. Kur festojne per sebepin tend eshte e parehatshme, sidomos per burrat. Sepse nuk e ke ne dore zgjedhjen per te mos festuar. Kam qene ndoshta tre vjec ne nje studio regjistrimi dhe ata me thonin, gjithe krenari "Jepi Xheki, kendo 'Ja na erdhi Viti i ri..' (Here comes Santa Claus)". Dhe pastaj degjohet zeri im prej femije, me proteste, "Nuk dua." [Qesh] "Po Xheki, ti e kendon aq bukur." Gjithmone e kam mbajtur mend zerin e femijrise, "Nuk dua", "Xheki, per hir te Zotit, kendo!"

Kur eshte e pranueshme qe nje burre te genjeje?
Pyetje me spec. Kur isha skuthi, mashkulli tradhetar ne nje lidhje, ndjeja se ne rast se do ta beja kete pune ishte detyra ime te mos kapesha gafil. Dhe sigurisht te tradhetosh eshte gabim. Ne rast se mendon se eshte mire te genjesh atehere duhet te besh punen e piset, te fshehesh gjurmet, prandaj them eshte me mire te tregosh te verteten. Ne rast se eshte ceshtje ligjore, mos genje pa u konsultuar me avokatin. Dhe nuk eshte problemi te genjeshtra vete, sipas meje. Eshte kur shfaq friken.

Çfare meson nje burre nga femijet e tij?

Qe nuk i genjen dot. [Qesh] Une jam munduar te fsheh nga femijet faktin qe tymos hashash. Por kam shkuar ne takimet e shkollave dhe jam futur ne bisedat e grupeve aty dhe kam kuptuar qe nuk ka arsye per ta fshehur kete gje perderisa mund te kishim nje bisede te shendetshme me femijet mbi kete teme - te mirat, te keqiat, realitetet e saj. Dhe nderkohe ata gjithe kohes e kishin ditur qe tymosja.

Si duhet ta pranoje nje burre kur e ka gabim?
Me kenaqesi, shpresoj. Une dua qe te ndryshoj mendje dhe opinion. Por duhet ta di qe jam gabim me te njejten siguri qe kam kur mendoj se kam te drejte. Une i nis shumicen e bisedave me "Degjo, mund ta kem gabim por..."

Si e kupton nje burre qe ka rene ne dashuri?
Po, une e dija nga menyra sesi ndihesha. Eshte nje gjendje shume e vecante dhe hyjnore. Por informacioni i metejshem me ka mesuar qe nje gje nuk ka ndryshuar qe nga koha e shimpazese, dhe kjo eshte dicka qe quhet Cikli 18 mujor i "dehjes nga qymyri". Te gjithe humanet e kane kete - flas per krejt specien. I njeh ato per 9 muaj, i le shtatzane per 9 muaj, e mandej nis kerkon tjetren. Nuk dua ta vulgarizoj, se jam gjitashtu nje Romantik. Pra si e kuptoj qe jam i dashuruar? Pse, ti nuk e kupton kur je? Por jeta - te ben skeptik ndaj dashurise, as qe ka dyshim per kete.

E si eshte menyra me e mire per nje burre ta tregoje dashurine?
Une vdes ta bej nje femer te qeshe. Kur e ben nje grua te qeshe me shpirt, dhe sinkronizohesh tek ajo, nuk ka asgje me te permbushese se kjo. Gjithashtu, grate preken kur i degjon. Ja nje histori e lezecme: U takova me Fidel Castron nje here dhe biseduam gjate e miqesisht. Ne fund, me mbajti afer, shenoi me gisht te dashuren time Rebeken, nenen e femijeve te mij te vegjel, dhe i tha asaj "Ti mesove me shume ne kete takim nga une dhe Xheku, sepse ne vetem folem. Ti degjove." Une i hodha nje sy dhe mendova, Ti zagar i mprehte latin. Ma fute ne fund fare. Dhe per Zotin, asaj sa nuk i ra te fiket nga kenaqesia. Me nje fjale, sic e permblodhi Fideli: Nuk meson shume kur vetem flet.

Ne ç'moshe duhet te mendoje per martesen nje burre?
Nuk kam teori mbi kete. Kjo eshte teoria ime. S'kam patur kurre nje mendim, edhe me 1962. Sandra Knight Nicholson donte te martohej. Ne rregull, u martuam. Ne fakt duhet ta pyesesh veten mire per detyrimet qe permban ky vendim. Te pakten te mundohesh te kuptosh se cfare je duke bere kur hyn ne nje martese, kaq - dicka qe une nuk e bera dot. Une ve bast qe nderhyrja hyjnore nuk pati asgje te beje me psikologjine njerezore qe na shtyn te martohemi, shumohemi dhe te vazhdojme specien. Prandaj mendoj se jane hormonet - pjese thelbesore e njeriut qe kane qene aty gjithmone, dhe per kete qellim. Ne e dime qe procesi i riprodhues per nje grua zgjat 9 muaj; kjo nuk eshte psikologjike por gjenetike. Dhe procesi korespondues i burrave, cikli seksual, apo quaje cfare te duash, sa eshte, 20 minuta? Nje ore? Ne kemi me shume te perbashketa me nje qen mashkull ne kete departament, nga c'kemi te perbashketa me nje grua. Kjo eshte shume e panatyrshme, me kupton? Dhe mund te jete shovinizem mashkullor, por i dashur, eshte gjithashtu shekence.

Si duhet ta perqafoje lumturine nje burre?
Ne e tej-mendojme kete koncept. Lumturia eshte sigurisht rastesore por eshte gjithashtu hirësi dhe talent. Miku im Elmer Valentine thoshte, "Xhek shume veta kane bere gol por nuk e dine, ne shenuam dhe e dime." Eshte edhe ceshtje besytnie; se po the se je i lumtur, zotat mund te ta marrin. Pra ne kete fushe te minuar, lumturia vjen nga fati i mire. Kam shume momente "Eureka" kohet e fundit. Nje dite po ngisja makinen, nje dite e mrekullueshme nga ato per te cilat miku im Harry Gittes thote "Zoti paska ardhur ne Los Angeles sot." E une verej bukurine e kesaj dite dhe them, "S'imagjinoj dot gje me te mire se kjo, kaq." Dhe u ndjeva aq mire sa mu ngriten leshte perpjete e mu forcuan cicat. Mendova, po perjetoj dicka te mrekullueshme. Por nje sekonde me vone mendova, "Hej po Iraku?" Prandaj them se lumturia do talent, se nuk me mbron dot nga dijenia e asaj qe ndodh ne Irak. Dhe nuk mundesha me te ndihesha euforik si me pak me pare. Zbritja kishte ndodhur. Prandaj duhet hir per ta ballancuar kete. Dhe kjo eshte me e mira qe di te them per lumturine.

Intervistoi: Bill Zehme
Fotografia: Carlos Serrao
Revista "Men's Journal", Janar 2008
Perktheu B.Salaj

1 comment:

m. said...

Here's Johnny:)))
Eshte i madh fare, une e dashuroj! Megjithese i preferuari im fare fare eshte A.Hopkins edhe Jack ka vend ne zemren time:)
Nuk e lexova gjithe intervisten per mungese kohe, por do i rikthehem...ne kohe te duhur.

Abrakadaaaaabra