10/9/07

Shtyhet dalja e filmit "The Kite Runner" per te mbrojtur aktoret e vegjel



Nje artikull shume interesant dje ne The New York Times na tregon sesi nxjerrja ne kinema e adaptimit te romanit te Khaled Hosseinit eshte shtyre per shkak te shqetesimit se jeta e aktoreve te vegjel afgane mund te rrezikohet. Sipas NYT, skena e perdhunimit te Hasanit ka shkaktuar revlotim ne Afganistan dhe CIA po verifikon nese nxjerrja e filmit mund te paraqese rrezik per femijet-aktore ne Kabul.

Babai i njerit prej aktoreve ka akuzuar prodhuesit e filmit se nuk i kane treguar per skenen e perdhunimit duke ngritur keshtu pyetje etike mbi ekipin qe solli ne celuloid "The Kite Runner".

4 comments:

meditime-pershtypje said...

Kam shaluar kalin e sevdasë
(poezi)
1.Sa i freskët gjiri yt!
Sa i freskët gjiri yt
Sikur fryn veriu mbi të!
Apo mua mmë bëjnë sytë
U qorrova dhe s'shoh më.

Ndaj dhe vura buzët provë
Prova doli një më një!
Ata gjinj të fortë si ftonj
Më shijuan si agjë më.

U frekuash e u bësh esëll
Dhe,sakaq,më erdh oreksi
Shiko plaku u bë qefull
Ende,ende s'e lë nepsi.

Se ka nepsin që ka patur
Tutje-tutje djalërisë
Dhe sado që është flokzbardhur
Bën ashikun, pleqërisë.
31 korrik 2002
2.Ah!
Ah,-më the,- unë jam bërë gjyshe
Dhe ç'më thuaj,nuk kanë lezet?!
Ku pyes unë,moj dallandyshe
Le të jesh në moshë të tretë!

Edhe vetë a nuk jam gjysh
Po për moshën as që pyes
S'dua të di as si?As qysh?
Ndaj t'i putha sytë e zesë.

Se veç sytë nuk kanë ndryshuar
E kanë dritën që më kishin
Sa lezet:të dashuruar?!
Gjysheja me babagjyshin...
31 korrik 2002
3.Më shkon mendja
Më shkon mendja,vite,tutje
Kur të dy ishim rini
Dhe më vije me vrull çupe
Dhe sulmoja djalëri.

Tani brymë ka rënë mbi supet
Edhe borë ka rënë mbi flokë
A s'më thuaj përse këto supe
Janë të shtrenjtë e valë të ngrohtë?!...
31 korrik 2002
4.Besomë
Secili e ka një të dashur
Dhe unë,s'do mend,e kam.
Këngë ka thurur për të dashur
Dhe unë thurur i kam.

Rëndësi s'ka fare për emra
Emrat s'e bëjnë njerinë.
Rëndësi ka sa të rreh zemra
E imja veç për ty regëtin.

Për zemrën pe s'i lëshoj njeriu
Sikur ky të jetë dhe gjeni!
Dashuroj sinqerisht,i ziu,
Besomë!Dëgjon,dashuri?...
29 korrik 2002
5.Kam shaluar kalin e sevdasë
Kalin e sevdasë e kam shaluar
Kalëroj me të dashurive
Se aq shumë jam i përmalluar
Sa po kthehem i tëri,në "hije"

E kam lënë të kullos hergjele
Mëgojëz a fre s'i kam vënë
Se mallin s'e vë dot nën fre
Pleqërinë me shkop e kam përzënë.

Sa vite kam hequr nga supet
Aq mall kam vënë mbi ta!
Dhe s'mbahem,s'mbahem nga vrullet
Kalëroj i mbushur sevda.
6 korrik 2002
6.Po digjem
Po digjem si hambull
Si hambulla në gusht
Më dogji një vajzë
Me syrin larush.

Dhe zjarrin dhe prushin
Ç'm'i kishte,amani!
Valë se ç'më ishte
Si krater vullkani.

Dhe llavën lëshoi
Nga magma e nxehtë
Sado më përvëloi
S'i ndahem,për jetë.
4 korrik 2002
7.Nuk më lë mikja të fle
Nuk më lë mikja të fle
Kjo?Ta gjesh nga s'e pandeh?!
I them:-Mike,me mua ç'ke?
Nuk përgjgjet,por më sheh.

Si më sheh që olele!
Në kam gjumë,kurrë mos fle
Shkoj me miken edhe
Sos një punë që donte nge...
4 korrik 2002
8.E puth miken
Puth e puth unë miken
Sa nuk mban kandari
Pastaj zë e gdhend
Sa më ha sqepari.

E gdhend mirë e mirë
E sjell në gone
Si ha qelepir
Tash me të po fle.
3 korrik 2002
9.Vjen një zonjë
Vjen një zonjë me karafil
Edhe dëng mua me bërryl
Domethënë,more bandill,
Në mejdan hajde më dil!

A durohet t'më vërë "brirë"
Unë po dihet,jam qafir
Zë e "rrah" mirë e mirë
Sa të"vdekur" e lë,shtrirë.
2 korrik 2002
10.Ç'u bë tulipani?
Ç'u bë tulipani?Kam kohë që s'e shoh
Sa më dhëmb xhani,nga dhimbja bëj "oh!"
Çfarë syri më kishte!Buzët:sa të ëmbla!
Ishte si më ishte:copë m'u bë zëmra!

Ku je,tulipan?Vallë,ç'të ka ndodhur?
Sa s'po bëj bam!Jam tretur,jam lodhur.
Mos je vallë sëmur?Ndaj dhe s'po të shoh
Vetë po kam që kur,sa po vuaj:oh!...
3 qershor 2002

Përparim Hysi,12 tetor 2002
Dërguar për"peshkupaujë"

Agobooks said...

Reflektimet e kinemasë në jetën e përditshme...

meditime-pershtypje said...

Blendi!Të më falësh,se po të bie në qafë.Faqa ime sëhtë e bllokuar dhe,po të vësh re,një tregimi im"Poganiku" ka dalë si me shpirt në dhëmbë.Po rishkruaj prapë tek blogu yt.Po të bezdisa,më lër një shënim që ta ndërpres.Sidoqoftë,duke të falënderuar po dërgoj përsëri disa poezi.
Pleqërisë aspak s'i bindem
(poezi)
1.Për ty
Sa agime kam pritur syhapur,
Pa mbyllur sy tërë natës
Se malli me grep më kish kapur
Dhe lidhur më mbante(e them haptas)

Kjo gjë më shaktonte dhimbje
Se moshë nuk kisha për t'u "lidhur"
Mbushem tani prej nostalgjie
Se,dihet,që jam kokëthinjur.

Tër kohës jam nervoz
Askush nuk ma qan mua hallin
Kjo gjendje vërtet më nakatos
Se të madh,të madh e kam mallin.
27 shtator 2002
2.Dale-dale
Dale-dale,moj lulkuqe!
Se jam plak i mbushur huqe!
A e sheh që heq me supe
sa shoh sy a vetullçupe!

Më rreh zemra si zogsute
Jap me çap e jap me supe
Herë përdrejt e herë hajduçe
Po të zura nuk njoh turpe
Çfarë nuk bëj për ty,moj ruspe...
27 shtator 2002
3.Kur
Kur ma hape gjirin mua,
Thashë se zura qiellin e shtatë
Se atë gji e dua,e dua
Qe sheqer a më shumë:mjaltë!

Mjaltë me qe,pa vënë në zjarr
Thithë e thithë e s'ndjej të ngopur
Po edhe mjalti bën zarar
Se,pastaj,pse rashë i "ngordhur?!"
28 shtator 2002
4.Vjen një zonjë
Vjen një zonjë symëshqerrë,edhe dëng mua isharet
Po nuk jam si të tjerë:që aq shpejt të bie në "rrjetë".
Se jam burrë "namuzëli",disa herë kam rënë nga fiku
Nuk jam më djalë i ri dhe lezet s'më ka ashiku.

Mirëpo zonja është aty dhe mbi mua syrin kllap!
Se më njeh që të ri,kur qeshë djalë,në tjetër vakt!
Po kështu nuk shkon fare,nuk duroj të më vëjë "brirë"
Dhe u futa unë në "valle",këtë "valle" e luaj mirë.
15 tetor 2002
5.Një mike
Një mike më rri përbri
Dhe në rri,mirë bën që rri!
Por më rri,më ha me sy
Çfarë të them që vallahi...

Si t'ia bëj,as vetë s'ia di
Ja tek është:nuk luan,aty!
Ia mbërthej unë timin sy
Epo pse?Kushdo e di...
3 korrik 2002
6.60 vjeç jam rrumbullak
60-vjeç jam rrumbullak
Hajde gjej si unë një plak!
Për nga mosha,jam goxha
Por nga mendja tra-lala!

Shoh një femër,syrin kllap
Domethënë,më pritt pak?!
Ja të priti!Po pastaj?
Mos e pandeve kollaj?

Se Janina ka dava
Dhe s'kalon me ahaha!
Se është lumë që nuk ka va
Do të mbytesh,o bela?!

Është lumë me shtjella shumë
Edhe plaku ra bëlldum!
Mirë t'u bë,o firaun
E ke pak,në s'të vu drunë...
22 korrik 2002
7.Një lule e brishtë
Një lule e brishtë,tek më rri përbri
Më vështroka"liksh" dhe më ha me sy!
Seç më ha me sy,edhe më buzëqesh
Domethënë,oi:ku je,mor sylesh?!

Ku je,mor sylesh,merr apo nuk merr veshë
Merr apo nuk merr veshe nga "gjella me preshë?!"
Unë po si sojli,seç qëndroj serbes
Ajo prapë me sy:ku je"gollomesh?!"

S'mban më ujë pilafi,sfidën e pranoj
Më hipi inati("sherrin" e pagoi)
3 qershor 2002
8.Pse?
Pse i perëndon sytë,sikur të vjenë gjumi?
Se ta dish,moj shpirt,vajta i paudhi!
Vajta i paudhi,megjithëse jam plak
Për ty,o moj dritë,ca vjete i flak.

Ndoshta jam 60-të,s'e luan rrumbullak
Ca vjete i flak dhe bëhem çunak.
Nga gjumi të zgjoj,ashtu tak-fap!
Zjarri t'na përvëlojë,të dy pak nga pak...
16 qershor 2002
9.Kur
Kur jam "valencë e lirë",e shpie mendjen në zullume
Zë më kap një dëshirë,që të shkoj me firaune?!
Domethënë më vijnë çastet,që i pata djalërisë
Dhe i flak tutje vitet:pika,pika pleqërisë!

Se më teket për një buzë,për një buzë aq të njomë
Zë më ha imja buzë,se me ty do t'i takojmë.
Më pastaj,unë shkoj më tutje,se më teket për një gji
Dhe tani unë paskam huqe,se dua gjirin që ta pi.

Thonë njeriu nuk u ngopka,nuk u ngopka pasuri
Sa më shumë në jetë e shtoka,do ta shtojë dhe si ai
Por s'u ngopka dashuri,dhe këtë nuk e them unë
Dashuron një pleqëri,hajde ndreqe këtë punë!...
13 qershor 2002
10.Gruaja dhe lulja
Dhe ngjan një grua me lulen
Sa ç'ngjan një pikë me pikën?!
A s'fishken e thahen të dyja,
Po s'u vaditën?!...
12 qershor 2002
11.Pleqërisë aspak s'i bindem
Më zu nepsi,më zu "fruthi?!"
Shih bandilli,vajzën puthi!
Kthen bandillja,puth bandillin
Tash,gati,më krryen syrin!

Se dikur dhe vetë qeshë djalë
Ndonjë zogë putha me mall!
Tash,kuptohet,shkoi fuqia
Por makut më bën zilia.

Ziliqar,po kam dhe neps
Ku s'më qasin,dua "pjesë"
Dua pjesë dhe zë e grindem
Pleqërisë aspak s'i bindem.
14 mars 2001
12.Të puth pak?
Unë të thashë:-Të puth pak?
Ti ma ktheve:-Dashke shumë?
Dhe u bëra zemërak
Pa marr leje,putha unë!

Ti u bëre paparunë
(Unë u tremba,vërtet pak!)
Por ç'dëgjoj,ç'dëgjoj unë:
-Puthëm prapë!Puthëm prapë!

Kjo më bëri si dragua
Ndaj të hodha unë në krahë
Vetëm puthjen,-thashëunë,-dua
Ti më fale një dynja...
13 mars 2001
Përparim Hysi
Dërguar për"peshkupauje" më 19 tetor 2007

Unknown said...

Pashe filmin. Ishte shume i bukur, ashtu sikurse dhe libri.