1/15/08

Friendly Fire

I guess this guys were pretending they were on a movie set, on that scene where shit goes really wrong...No, this is not "Reno 911" it's "Policia e shtetit".

1/11/08

Çfare do bënte Xheku?

nicholson.jpgJa ku eshte Orakulli Rebel, ridrejtuesi legjentar i mundesive te pafundme mashkullore, qe gjithmone ka bere ate qe i ka dashur qejfi, ka bere ato gjera qe meshkujt e tjere urojne te mund t'i bejne ne ëndrra. Ai ka pare me shume nga ç'ti do shohesh ndonjehere, permes xhamave te erret, bujshem, sigurisht. Ai e ruan misterin e vet, personalitetin e tij rreshqites, te cilin gjithmone e ka fshehur me kujdes, ne sy te te gjitheve. "Mos me kupto kaq shpejt," i pelqen te thote, paçka se ai do fort qe ta kuptojne. Ti nuk e njeh - po sigurisht qe e njeh! - eshte John Joseph Nicholson, qe egziston prej 70 vjetesh (pa moshe, i perjetshem sidoqofte), ylli me i shkelqyer i kinemase se brezit te tij e pertej, simbol mes gjithe joshësve te ashper qe ende jetojne moskokeçarjen.

1/8/08

Oh Billy-Boy!

FOX News drama yo! :D

Morali i fabulës

Nje zog pule shkonte rruges
Lopa me bajge mbuloi
Zogu u merzit e qau,
lopen shau
"Me dhjeve, me bere pis - ku ti kesh ata te shpis!"

Atypar dhelpra kaloi
nga bajga zocken e peshkoi
e levdoi, e pastroi
Zocka e falenderoi.

Dhelpra njishtaz e kaptoi
e thithi, nuk e kafshoi.
Ne bark zogu perfundoi.

Morali i fabules:
Jo gjithmone ta kane per keq
ata qe te gjuajne me bajga.
Ki kujdes nga krefja e bishtit
dhe ata qe vijne me lajka.

1/1/08

Diasporë tavolinash: Vit i ri, me nga një nuse


Viti i ri ka të ngjarë të më ketë gjetur në një ashensor, shpresoj të mos jetë shenjë e keqe, së paku ashesori po ngjitej. La e më la!! Në fakt 2008-ta duket bujare me ato dy rrumbullaket e bollshme, që qëllimisht po lë jashtë se janë dy zero, andaj shpresoj të jetë e shpenguar dhe me mua. Sido që zotime për vitin e ri nuk bëra as edhe një, këtë vit zbatova këshillën e përvitshme të njërës në punë që nuk di pse më kujton Nënë Pandën e Tao Taos (të jetë pesha vallë, apo natyra mëmësore?) eh!, këshilla është që natën e Vitit të ri, për mbarësi duhet të veshësh mbathje të kuqe, ose me të kuqe, që nuk kisha, por kishte në GAP, imagjino çfarë përkushtimi nga ana ime t'i blej mbathjet kasten.

U kisha dhënë fjalën grupit të miqve të mi (të huaj) se do festoja me ta natën e ndërrimit të viteve, por më kishin ftuar edhe dy shokë të mitë shqiptarë që po mbidheshin me familjet për të festuar në mënyrën tradicionale tonën, me përshesh e me gjel deti - dhe me shumë, tepër verë të kuqe. Ama Vinnzie kishte një party të hatashme në shtëpinë e tij, ndaj isha atje andej nga ora 8, e unë kisha qëllim të largohesha në kohe që të arrija ndërrimin e viteve gjetkë, në tavolinat shqiptare. Dhe ashtu bëra. Në 11 e 40 u nisa, por siç ju thashë, mbërrita një vit më vonë, 30 sekoda brenda 2008.

Tavolina ama ishte shtruar paq, e muzika popullore mbushte dhomën. Plot tre breza, shqiptarësht të lindur këtej e andej Atlantikut, duke dëfryer. "2008 i paskësh patur rrumbullaket plot", mendova. Pastaj gjeta vendin tim në tavolinë, midis gjelit dhe sallatës ruse, përballë qofteve. Qelqet me verë u trokitën fort nën ato urimet për një vit të mbarë.
"Qofshi të gëzuar dhe me nga një nuse çunat!!!"
"Gëzuar, gëzuar dhe për shumë vjetë dhe të na trashëgohen djemtë"
"Hajde gëzuar, qoftë një vit i mbarë në familjet tuaja, lumturi, shëndet dhe këta çunat t'i lënë horrllëqet, dhe 2008 me nga një nuse ishalla!!!"

Kjo e fundit mbeti nderë mbi dhomë. I argëtuar, unë po dëgjoja por bëja sikur nuk merrja vesh, sytë të fiksuar te etiketa mbi shishen e verës. Dy shokët, bashkë me mua tre jemi midis 28 dhe 30 vjeçëve, të tre beqarë. E duket sikur kur ke në tavolinë dy palë prindër me evlatët për të martuar kjo çështja e nuseve do ngrihet, sespe në dolli lejohen të thuhen ato që ata ndoshta kanë patur vështirë tua thonë më drejtpërdrejt.
Babai vazhdoi me gotën që e ngriti si për të kërkuar vëmendje kësaj here, "Unë thom t'i lënë aventurat me këto të huajat. Se e dini? Këto janë zuska! Të gjejnë nga një çupë shqiptare, ashtu po".
"T'i kemi në tavolinë mot të trija, që ju bëftë mamaja".
"Shqiptare, e huaj s'ka rëndësi ajo ti tani," kthehet një nënë, "rëndësi ka të mos jetë zezaçkë apo nga këto spanjollet, pa e huaj le të jetë".
"Mos!!" ia bëra unë me vete, "ikën gjithë të mirat, vetëm white girls dashkan". Sigurisht nuk fola.
"Unë e dua shqiptare po rri ti tani! Nga fshati tënë." ia bën prap dollibashi duke injoruar se jeton në Shtetet e Bashkuara. "Nuku ka lezet me këto rracat allasoj jo, se ne nuk i duam nipër e mbesa laramanë." Këtu fjala hapet shpejt dhe ata mi dinë të miat, andaj ca thumba ranë dhe mbi mua. Por për ne që jemi rritur këtej kjo këmbëngulja për të gjetur shqiptare na duket disi e sforcuar dhe aspak e natyrshme, sido që për ta [prindërit] duket se është e vetmja zgjedhje llogjike. Mua më mungojnë prindrit shumë, por kur vjen puna te keto çështje jam i kënaqur që jetojnë në Tiranë, e nuk më është dashur të kushtëzoj zgjedhjet e mia me profile raciale. Ajo që këta prindër kuptojnë por injorojnë është fakti se të qënit diasporë ta ngushton tmerrsisht pellgun e kandidateve patriote, e gjithaq, që ne nuk jemi qenie të izoluara në flluska imagjinare dhe ndërveprimet me femrat që na rrethojnë janë të pashmangshme, ndërsa injorimi bukurosheve jo shqiptarka jashtë mendjes.

"Hajt, hajt se do martohemi xhaxha, fjalë burrash. Gëzuar tani, ta pimë dhe këtë gotë", ndërhyn shoku im, ai më i madhi ndër ne të tre, ai që duhet martuar i pari.
"Po kush u martua e nuk u gëzua! Po me nga një shqiptare ama hëëë!?"
"Patjetër!"

Një orë më vonë u nisëm për të shkuar prap tek Vinnzie. Shtëpia është e madhe, por njerëz ka aq shumë sa derdhen në oborr, brenda turma e të rinjve kërcen tjetër ritëm nën një re të dendur hashashi.
"Çfarë zotimi ke marrë për vitin e ri?" ma bën shoku kur po hynim.
"Asnjë, fare." i them, zbardh dhëmbët dhe ngrej dy gishtat lart, "Party Hard in 2008. Ej, shif sa goca ka këtu, and ain't one of 'em Albanian".
:)