4/18/08

HBO: DEATH IN GAZA

Regjizori britanik James Miller u vra me 2 maj 2003 gjate filmimit te "Death in Gaza" i cili ka per qellim te dokumentoje dramen e femijeve palestineze dhe izraelite. Miller dhe gazetarja Saira Shah ne "Death in Gaza" na tregojne jeten e mjerueshme dhe deshperimin e femijeve palestineze dhe arsyet qe i bejne ata t'i kthehen militantizmit, dhunes dhe veteflijimit. Ne film ndjekim historine e dy vogeluesheve...Gjate filmimeve James Miller u qellua nga nje tank i ushtrise izrealeite dhe ai aksidentalisht por kobshem ka filmuar vrasjen e tij. James Miller vdiq ne Gaza pa arritur te dokumentoje jeten e femijeve hebrenj. Saira Shah e perfundoi dokumentarin. Kjo eshte puna e fundit e James Miller. Ky film i kushtohet atij.

Ketu mund ta ndiqni te plote:

4/1/08

"Former Ottoman Province of Greece"

This is how an article in "The Guardian" relates to how Macedonians feel about the FYROM. moniker:
Ish Provinca Osmane e Greqisë - Nje artikull nga "The Guardian" me titullin "Cila Maqedoni?"

“Nuk e shesim emrin”

nuk-e-shesim-emrin-macedonia-name-dispute.jpgShkup - 31 Mars 2008. Ky i ri maqedonas merr pjesë në protestën para Parlamentit për të kundërshtuar ndërrimin e emrit të Republikës së Maqedonisë për të përmbushur kërkesën greke. Dje Parlamenti Maqedonas e pezulloi seancën duke deklaruar se nuk ka garanci që ndërrimi i emrit do kënaqë Greqinë. “Nuk e shesim emrin”, ishte njëri nga slloganet e mijra protestuesve.

Në foton e dytë: protestues grekë - disa prej tyre të veshur me pazmore dhe shpata si ushtarë të Aleksandrit të madh (e pailustruar këtu) - në Selanik protestojnë “rrezikun maqedon për Greqinë”.

greek-protest-macedonia.jpg

“Kujdes nga pushtuesit e mundshëm, nga uzurpuesit e emrit dhe simboleve historike të Maqedonisë,” i thotë turmës Peshkopi i Selanikut Anthimos. “Emrin historik, madhështor dhe të lavdishëm te Maqedonise nuk ia japim, askujt!”

Konflikti per emrin e Maqedonise ka nisur qe 15 vjet me pare dhe rezikon seriozisht te pengoje hyrjen e vendit Ballkanik ne NATO. Vetoja e Greqise ndaj Maqedonise do te rezikonte planet e zgjerimit te Aleances se Atlantikut verior me motive historinë e lashtesise.

Per te justifikuar qendrimin kontrapedal grek Ministrja e jashtme Bakojanis shkruan sot nje opinion ne Wall Street Journal, ku ajo akuzon se Shkupi ka pretendime teritoriale ndaj Greqise dhe permend “Maqedonine e madhe”. Por Republika e Maqedonise i quan keto akuza te stisuara dhe nenvizon se qe ne vitin 1996 e Maqedonia ka Ligj ne Kushtetuten e saj qe nuk ka dhe as do te ketë ndonjeherë pretendime teritoriale ndaj Greqisë.

FAKT: Greqia e ri-emëroi krahinën e saj veriore “Maqedonia” më 1988, më parë kjo krahinë quhej “Greqia e veriut”. “Republika e Maqedonise” ka egzistuar me këtë emër brenda ish-Jugosllavisë që pas Luftes se Dytë Botërore. Për të zbutur pretendimet greke Maqedonia e nderroi flamurin qe mbajti midis viteve 1992 - 1995.

poster-greek-flag-swastika.jpgDisa nga emrat e sugjeruar per te zgjidhur ceshtjen ishin “Maqedonia e epërme” ose “Republika e Re e Maqedonisë” te cilat jane pritur me pakenaqesi dhe kundershtim ne Shkup. 89% e maqedonasve jane shprehur pro hyrjes në NATO, por njekohesisht ata ndjejne se Greqia po tregohet e padrejte ne pengimin e integrimit te shtetit maqedon ne Aleance. Maqedonasit - perfshi ketu edhe shqiptaret e Maqedonise - i shohin kercenimet greke per veto si ushtrim presioni nga nje shtet i fuqishem karshi nje shteti te vogel. Posteri që paraqiste flamurin grek me kryqin Nazist ishte shprehje e kesaj pakënaqsie dhe shënoi nje incident diplomatik më tepër mes fqinjëve qe përplasen për emrin me të kaluar të lavdishme dhe të tashme grindavece.

Blendi Salaj
peshkupauje.com

Ma nigjo llafin...

3/25/08

Me Pushime...







E pash Paqesorin...i hapa lufte. Kam ca dite qe jam nis per kendej e nuk di me ca behet nga Shqiperia. Thash se do kisha pas icik kohe me mbajt blogun te pakten, por s'qenka e thene. Shkeputje totale nga lajmet, mediat, pervec ketij relapsit dy minutesh.


San Francisco, CA
Sacramento, CA
Portland , OR
Seattle, WA
Vancouver, BC (Canada)

3/17/08

BERISHA, IK!

berishaik.png



Berishaik.com eshte nje faqe-peticion me nje kerkese te thjeshte, nga qytetare te thjeshte shqiptare. Kryeministri Berisha duhet te pranoje pergjegjesine qe i takon per tragjedine e Gërdecit dhe te jape doreheqjen. Shteti shqiptar deshtoi, dhe deshtoi jashtezakonisht keq. Shko dhe firmos tek berishaik.com.

3/5/08

Nga ABSUURDI KOORDINATIV i Mimoza Ahmetit

Idete e cmendura jane krijesat normale te nje trikoje qe ia vlen te diskutohet

Te diskutosh dike apo dicka, per mua do te thote te privilegjosh. Une privilegjoj pak njerez, ndersa sende, me shume.
S'ka disa ore qe bleva nje unaze. Nuk kam asnje sensasion rreth kuptimit qe manifeston ky send, ndersa forma, argjendi dhe guret e imet me te cilet eshte plumbuar, me shkaktojne nje kenaqesi te vecante gjate percepsionit.
Nuk eshte puna se kjo kenaqesi eshte e madhe, kenaqesia e ketij tipi nuk ka as pasion dhe as emocion nga ai qe te dritheron. Eshte nje kenaqesi e vaket, e embel, por e cuditshme: nje kenaqesi qe vetem te kenaq. Nuk te provokon as te nxit, sic mund te te provokoje apo te nxite fakti qe nje djalosh te hedh nje shikim kuptimplote ndersa ecen perkrahu me te fejuaren ne bulevard.
Keshtu, pra, mos kujtoni se une po cmendem nga gezimi qe bleva unazen. Asfare. Madje kam ne duar edhe dy unaza te tjera argjendi te blera qe me pare, por nuk me shkaktojne gezim provokues.
Njehere kam pasur nje triko. Ajo ishte e bute dhe ngjyre gruri. Te berrylat kishte copa meshine. Kjo rrobe i perputhej trupit tim per mrekulli, dhe ka qene e rende per mua, kur nga perdorimi i tepert, u detyrova nje dite te ndahem prej saj.
Jam ndare nga shume njerez me lehtesine me menefregiste qe mund te mendohet, pse jo, nga disa, edhe me ndjenje te hidhur. Po sa do te doja te ndahem nga nje njeri ashtu sic jam ndare me ate triko te dashur.
Nuk eshte puna te nostalgjia. Ketu ajo nuk hyn fare. Puna eshte tek ajo shije e embel qe te krijon kujtimi i kujtimit, tek ajo shije qe te shijon edhe sot. E pra, nuk e mbaj mend mire ngjyren: ndoshta thashe ngjyre gruri sepse i grunjte eshte perfytyrimi qe me krijohet, i vendosa meshinat, jo sepse ato me kujtohen saktesisht, por sepse ato ashtu u vendosen.... eshte embelsia e kujtimit, kuptoni?
Babai im thosh se njeriu jeton per pak njerezi. megjithate une e gjej ate te nje triko. Ndoshta vete njeriu e ka shume te veshtire te jete i njerezishem, megjithese kuptimi i njerezise buron prej tij.
Duket sikur po le mendjen pas asaj trikoje qe as me kujtohet fare. Kujtese e cuditshme kjo e imja. Kujton gjera qe as me kujtohen, marrezira problemesh qe mund te quhen po aq te marrezishme.
Per dike mund te shfaqem pa vlere, qenie qe merret me cikerrime.
E drejte. Nuk di si perfundova keshtu. Me vjen per te qare. Syte e mi jane te mbushur me lote, ndersa truri me shijen e embel te asaj trikoje qe nuk e mbaj mend fare.
Te gjeja nje dashuri te tille! Fshihem.
U be e treta here qe fshihem gjate kesaj kohe dhe ju nuk e kuptuat. Heren e pare dhe te dyte s'e di as vete kur u fsheha, por i numerova. Heren e trete ua tregova. Dhe meqe ndihem inferiore (ngaqe merrem me gjera te parendesishme) tani do t'jua tregoj nga se u fsheha.
M'u shfaq kujtimi i nje njeriu te cilin (vetem kujtimit tim i kujtohet, jo mua), te cilin e kam dashur. E theksoj kllapen e mesiperme (kujtimi i kujtimit). Une jo.
Kam tmerr nga kjo qe po them. Madje cfare nuk do te jepja per te nderprere rrefimin tim ne keto caste, sikur ju te mos me quanit te pafytyre per kuriozitetin e qe ju ngrita.
E gjeta!Kurioziteti juaj me tmerroi. Me nderpreu, me kalli friken. Ju beheni kurioze vetem per njerezit. Ju pelqejne thashethemet per ta ne menyre te hatashme. Ju mbushin, ju ngopin, ju zbrazin. Dhe ju, me sy te skuqur nga zvordhaj betoheni se kurre s'do te merreni me to. Por ja, nderkaq, me trikon time vetem sa u zbavitet, ndersa kur nisa intrigen, desha te them kur nisa te kujtoj kujtimin e kujtimi, syte tuaj u hapen, shqisat u ngriten.
Tani ju pritet me se fundi te hyni ne pjesen ordinere te shpirtit. Kujtuat se trikoja eshte preteksi.
Jo miqte e mi, jo shpirterat e mi te dashur.... (Cudi si me njomen syte sa here lumturohem hidhur. C'shije!
Nuk ben t'ju fus ne hoje ordinere. Te gjithe shkrimtaret e bejne kete gje, prandaj raca e tyre eshte e perbuzur. Dhe ju vete papushim germoni, raportoni, riprodhoni dhe vleresoni ordinerine e jetes.
Do te ndalem dhe konsistoj perseri.
Do te thoni, e gjora, qenka psikopate, i eshte bere fiksim.
Aq me ben!
Ajo ishte nje triko ngjyre gruri, me dy mengeza meshine. I pershtatej trupit tim dhe trupi im gjithashtu. Jetuan bashke pa u kundershtuar. Kur u ndame. . . Sa do doja te ndahesha nga nje njeri ne ate menyre. Lotet jane mjalte per ate triko qe nuk me kujtohet.