9/22/07

Nostalgjike: Lui e peggio di me

1984 - Renato Pozzetto, Adriano Celentano. Per mua eshte nje nga komedite e preferuara italiane, "Lui e peggio di me" eshte i mbushur me dialog teper argetues...s'me besohet se kam qene vetem 5 vjec kur ka dale ky film. Duket se koha e ka trajtuar mire pasi ende me ben te qesh me ze.

9/18/07

Trouble I

Bera t'i them se shoqeria jone e teperuar do tu jepte material gojeve te liga por fjalet me avulluan ne buze. Nuk munda te bezaj. I lash' syte te rreshqasin ngadale atyre faqeve te lemuara e mandej te rrokullisen gushes së porcelantë. Të tille hir qe geishat do ta kishin zili, dhe nje sekret bukurie, rinine. Ndjeva nje deshire te forte per te nuhatur aromen e lekures se saj, ta shtrengoja pas trupit tim, t'ia pushtoja gojen me timen.

Ndjenja e befte e fajit me permendi si nje goditje me brryl ne ijet, "ajo nuk te perket ty". Perpjekja ime per te arsyetuar eshte e pasinqerte si mjegulla hijerende mbi liqen, nje mengjesi shtatori, qe do te tretet shpejt pasi te dale dielli. Eshte vetem ceshtje kohe, kurse telashet jane ceshje preferencash, prandaj une e di se ne te vertete nuk kam asje shanc per te rezistuar...Edhe ajo e di dhe qesh sikur per te konfirmuar kotesine e perpelitjeve te mia. Nese do te permendja pikerisht tani thashethemnajen qe nderkohe po formohet ashtu sic rritet nje pirg plehrash me siguri do ta largoja, si trap i lindur, si gomari i bezdisur qe largon me bisht fluturen me te bukur. Fundja gojet e liga nuk ishte e thene te hapeshin, thashethemet ketu perhapen me shpejt me email dhe mesazhet e çastit.


"Ty te ka zene qymyri me mua", thote dhe shkrihet se qeshuri. Mua me shkrihet zemra ne gjoks e me bie ne fund te stomakut si trahana.
Me behet sikur mbi salle, si nje eklips ne mesdite bie njeheresh qetesia, nuk degjoj me mollezat qe godasin tastet. Te gjitha bisedat nderpriten, veshet qe ushqehen me skandale ngrihen, syte picerrohen dhe kokat kthehen pergjysme nga ne. "E degjove cfare i tha?". Profesori krruan fytin. Diku nje stilolaps rrezohet ne dysheme, nje dore zgjatet dhe e kap. Per kushedi c'arsye leshimi i stilolapsit nga tavolina mu duk si vetevrasje e mbetur ne tentative.

"Te eshte rritur mendja, une nuk bie ne dashuri me vajza qe kane te dashura" - e kundershtoj, me teper per te thyer konfidencen e saj sesa per te fshehur diellin me shoshe. "Pastaj, kam pare fotot e Lizës, nuk kam ndermend te hyj ne telashe me te. Harroje vogelushe." i peshperis me nje kinsebuzeqeshje qe e ndjej te stisur ne buzet e mia. Lutem qe ajo te mos e dalloje dot kete. Ne te vertete, nuk kam frike nga e dashura e saj, biles ne nje nivel egoist me vjen mire qe kam rizgjuar interesin e saj ne meshkujt. Per hir te se vertetes e dashura ne fotot duket tip i rrezikshem. "Pse duam gjithmone ate qe nuk mund te kemi?" me pyet beftas. Une nuk di ta interpretoj aty per aty ate qe po mundohet te me thote, e shoh ne syte prej kafeje te thelle duke u munduar te penetroj mendimet pas tyre. E nga gjahtar e gjej veten gjah kur me ato sy ajo me leshon nje magji nga "Qyteti i ndaluar".


Zbres shkallet dy nga dy nen nje qiell blu pa sekrete. Studentet e piktures jane shperndare neper parkun para godines me tabaket e medhenj te vizatimit qe nen diell shkelqejne si pasqyra vezulluese. Dikur edhe une kam bere te njejten gje. E degjoj te me therrase. Kthehem vertik. Pendohem qe kthehem aq vertik. "Prit, dua te pi nje cigare me ty para se te ikesh". "A kam faj?"mendoj ne nje perpjekje shterpe per te mjekuar ndergjegjen.
"E dashura jote ngjan me nje ish te dashuren time" i them duke kundruar menyren sesi mban cigaren mes gishtave, si nje femije qe mundohet te imitoje nje te rritur, e ajo femije nuk eshte. Me majen e kepuces ngacmon nje tulipan te verdhe, syte i mban ulur sikur e ka kupuar qe une fajin ia kam veshur asaj. Pastaj permendet
"Hahaha, ndoshta duhet te dalim ne "double date". Ndoshta te dashurat tona pelqehen." Me shkel syrin. "Ish", i kujtoj, "thash nje ish e dashura ime, po aq psikopate sa tendja". Ajo me afrohet dhe une ndjej fushen e saj magnetike. Me le nje te puthur ne faqe, pastaj ma ngul nje dore ne shpatull. "Ik tani, shihemi neser. Zhoi Gin". "Zhoi Gin" perseris une dhe marr me mend se domethene "Mirupafshim". Qe aty drejtohem nga parkingu me diellin mbi koke si nje projektor hetuesie. Me behet sikur floket e saj me kane rene ne balle e me zene syte, me behet sikur eshte me mua, padyshim eshte ne koken time. Ndjeva fluturat ne bark dhe si nje deja-vu, pata ndjesine e forte se isha serish gjimnazist, ende i pamesuar me punet e dashurise. Dhe per nje çast te vetem, nuk qesh' i sigurt ku ndodhesha.

9/14/07

Pamja nga njizetshja...


Vjen Xhejmi, si gjithmone duke gerthitur me ze komik, ky eshte hiperaktiv dhe natyre gazmore. Ka qene ushtar ne Desert Storm ne irak me 1991.
-Blendi, mbreme s'me zinte gjumi!!
-E c'me duhet mua?
-Aha! Pash ritransmetimin e Shqiperi-Hollande ne ora 12:30 nisi...
-Oh, edhe e ritransmetuan? Une e pash live..., - i them, mua me eshte varur hunda qe kur me permendi ndeshjen.
-Luante mire goxha Shqiperia, s'i kisha pare ndonjehere. Hollanda eshte ekip i madh...
-Eh, arbitri. - i them une.
-Gol ishte, s'e mora vesh, - Jamie ngre vetullat, dhe mjekren, sikur do te me tregoje se ma qan hallin. Ai e ka shquar inatin tim.
-Nje gje nuk mora vesh, ku luanin? Mu duk sikur po luanin ne nje fushe gjimnazi...komentatoret ishin amerikane ama
"Se ata jane ne nje studio ne NY" - mendoj une, por nuk flas.
Me perzihet. Se mbledh dot konfidencen t'i them se u luajt ne Stadjumin Kombetar "Qemal Stafa", stadjumin me te mire ne Shqiperi. Por ne fakt stadjumi qe Xhamie ka pare ne TV do te ishte dukur po njesoj edhe sikur viti te ishte 1969 kur eshte shkrepur ajo foto ne vitet e lavdishme te 17 Nentorit (Duhej ta fusja per tifozeri :)). Kujtoj proverben e 100 vjeteve mbrapa...dhe 50 vjeteve anash.

Stop! Duhet te sqaroj dicka, Xhejmi nuk po me perqesh. Ai eshte sinqerisht i paqarte per "arenen" ku u zhvillua ndeshja. Eshte e vertete se ne nje reze prej 30 miljesh prej ku jetoj mund te kete 15 stadiume me te mire se Qemal Stafa. Ndoshta kendi i ngushte i kamerave e ben te duket dhe me te vogel. I perket nje kohe tjeter e me gjithe regullimet "Qemal Stafa" mbetet nje stadjum i vjeter, qe i ka ngrene vitet e veta. Ka ndonja 30 vjet qe sporti shqiptar eshte bere i njerkes per shtetin shqiptar.

Makuteria e ketyre politikohajduteve nuk le asnje therime te bjere per ndonje investim ne sport, qe eshte pjese e natyres se njeriut. Femija nepermjet lojes dhe sportit meson dhe kalitet. Femijet shqiptare jane femije pluhuri dhe betoni. Ndonjehere vras mendjen, cfare te rriturish do bejne keta femije qe nuk kane luajtur ndonjehere sic luajne femijet? Mohimi i sportit, nepermjet neglizhences eshte haraç qe e paguajne te gjithe, femijet me shume.

Me mblidhet nje si tip kotke. Nuk dua t'i them Xhejmit qe ne ate stadjum kemi dhe nje tjeter ne Shkoder, te tjeret s'jane as "fusha gjimnazi". Dhe pastaj e ndjej kumtin e habise se Xhejmit. Kuptoj se kur te huajt shohin Shiperine nepermjet ketij stadjumi te vjeter Socialist, imazhi i Shqiperise merr nje grusht ne ije, po jo per faj te teleshikuesve te huaj, por tonit.

9/13/07

Pa frymë...

Kete fotografi une kam deshire vetem ta verej, duke imagjinuar se jam atje. Dhe per nje çast ndihem pa frymë.

9/11/07

R E M E M B R A N C E



"Remember, Remember the Eleventh of September." All my Love and Thoughts Today go to the Brave and Mighty People of New York City, undoubtedly the Greatest City on Earth.

9/8/07

Khaled Hosseini - The Kite Runner


Pardje nisa te lexoj "Ndjekësin e balonave" nga Khaled Hosseini. Eshte e tille histori frymezuese qe te ben te deshirosh ta perkthesh per ta ndare me te tjeret. E bleva rastesisht. Jam shume impulsiv me librat qe blej, e i blej gjithmone kur kam dale per te bere tjeter pazar. Dicka me terheq, dhe davaja e rezistences ne shumicen e hereve eshte e humbur qe pa filluar. Sepse nuk i qendroj dot deshires se madhe per te mesuar historine qe fshihet mes faqeve. Kesaj rradhe gjeta nje perle.

Ky eshte libri i pare i Hosseinit, i cili me profesion eshte mjek ne ShBA. Ka emigruar nga Afganistani ne moshe te vogel, por me "Ndjekesin e balonave" ai kthehet ne femijrine e tij, ne Afganistanin e fillimviteve '70. Historia pra eshte deri diku autobiografike, dhe tregon se si e kaluara gjen nje menyre per te na arritur sado larg te shkojme. Hosseini shkruan anglisht, me nje stil natyral, asnjehere i merzitshem, gjithmone i thelle ne transmetime nuk ka asgje prej fillestari ne kete liber. Dhe pas suksesit te "The kite runner", Hosseini nxori ne maj te ketij viti romanin e dyte, "A thousand splendid suns". Do kisha vertete deshire ta perktheja, po te kete ndonje lexues qe di si funksionojne keto ne lidhje me shtepite botuese shqiptare, le te me lere nje mesazh.

9/7/07

Politikanët janë si pelenat...

...duhen ndërruar shpesh, se ndryshe qelben erë.