8/31/07

Fakt i ditës

Ne Shqiperi

Albtelekom, ka :
353,600 klientë (2005)

AMC dhe Vodafon:

1.259,000 klientë (2004)

Sa me shume linja telefonike fikse aq me pak do zhvateshin shqiptaret nga karteli i celulareve. Pyetja eshte, ky kartel mos perfshin dhe Albtelekomin, apo kedo qe pengon Albtelekomin ne shtimin e telefonise fikse? Zvarritja e privatizimit i jep dore korrupsionit. Jemi nder te fundit ne Europe per telefona fiks, vetem 7 linja per 100 vete. Nuk ka nje arsye te mire per kete statistike, apo me mire, cila eshte arsyeja e vertete?

8/30/07

Flight of the Conchords

"Flight of the Conchords" jane nje grup komedie muzikore nga Zelanda e Re. Jane dy çuna, Bret dhe Jermaine që pas suksesit të një shfaqeje "One night only" ne HBO arriten te lidhin nje kontrate per nje program te vetin. HBO sapo perfundoi transmetimin e sezonit te pare. Në show Bret dhe Germaine kane ardhur ne New York per te kerkuar suksesin. Krijohen situata te ndryshme, dhe here pas here ata "shperthejne ne kenge". E bukura eshte se Flight of the Conchords jane fare te panjohur ne atdheun e tyre Zelanda e Re.

What is wrong with the world today? dhe "If you're into it" - jane dy prej kengeve te tyre. :D :D :D



8/26/07

Nje moment per Kadarene

Njëri nga debatet që mes shqiptarësh hapet vazhdimisht është ai mbi figurën e shkrimtarit më të madh që kemi patur ndonjëhere. Edhe pse nuk jam admiruesi numër një i Ismailit, jam lexues dhe në këtë kontekst arrij të shoh rëndësinë e Kadaresë si artist.
Debati mbi të, mbi jetën e njeriut Kadare, më duket pa sens, ndaj nuk po flas por po dëgjoj. Ky citat është i paradyvjetësh, diçka që e ktheva në një grafikë modeste, që sot e gjeta duke rrëmuar nëpër sirtarë të vjetër të kompjuterit dhe mendova ta ndaj me ju.

8/16/07

PODCAST: "Çfare ka ne iPod-in tim"

Ne kete podcast 60 minutesh, do degjoni:

- Muzike te re nga Amy Winehouse, James Bunt, Kthjellu, Breaking Benjamin, Fall Out Boy, Ngroba, Nelly Furtado, T-Pain, Kastro Ziso, Kaiser Chiefs etj...

- A ka vjedhur "Elita 5" nga "Alice Cooper"? - Provat Audio.

- "Difuzion" - Letersi nga Emigranti ne dimensionin audio. (Penar Musaraj/Blendi Salaj)

- Çmimi "Kenga me mediokre e Top Fest 4"

- Cfare do te jete Podcasti i Peshkut pa uje?

Degjim te kendshem.

Get this widget | Share | Track details


SHKARKO KETU -(DUHET TE JESH I REGJISTRUAR NE ESNIPS.COM

8/9/07

Berti, Roza, Yllka

Dedikuar emigrantit qe u kenaq vetem pse e permenda Malvolion....dhe as kisha thene asgje per "corapet e lidhura kryq...".